top of page

NË DITËN E BARDHË



Kujtimet si stuhitë i trokisnin në memoriet e saj përtej kënaqësisë momente të bukura me nënën time ndaj pas një bisede të gjatë, ajo më tha: "Moj bija ime dua të dish njē gjē, trupi im si gjethet e vjeshtës, por venitet do të vij dita

edhe shpirti si drita e qiriut do të fiket,

të lutem të mos bësh britma as vajtim të kesh mendjen dhe të më japësh një premtim,

kur në banesën e fundit kur të më çoni vetëm lamtumirën të më thoni për hoxhë e prift nuk po të bezdis dua të dëgjohën krisma pushke të UÇK- së..."

Po pse nënë e pyeta ngadalë? ushtarët vetëm për heronjtë shkrepin rafalë!


Ushtarët kur u shfaqen para syve të mi ndjeva se linda për së dyti, më dhanë forcën dhe guximin të shqyer dhe me trup të gërvishur dukeshin por si dragonjtë kishin vetëbesimin sublim në sytë plotë dritë, si vullkan iu shpërthente një qëllim ndjeja se hija e tyre na bënte roje zbritnin buzëmbrëmjeve të përflakta, a ka për të ngrënë edhe sonte moj Loke?

Ejani brenda bijtë e mi, sa të ka Lokja duar e sy deri në frymën e fundit do të gatuaj për JU

me copa buke e thërmia djathi me ditë të tëra shpirtin ua mbaja me batanije e me çfarë pata trupin e mërdhirë ua ngroha! çdo ditë merrnin lutjen dhe bekimin tim të iu ktheheshin nënave shëndoshë e mirë ata krahë shqiponjash më përqafonin të gjithë me radhë urojmë Loke të takohemi në Ditën e Bardhë!


Tani moj bijë nuk kërkoj ndonjë gjë të madhe! të paktën për vdekjen time ushtarët e mi të shkrepin zjarre!


Po. E shtrenjta ime rri pa merak kërkesa jote është me hak!


Valbona Ahmeti 07.10. 2023 Montreal





68 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page