top of page

NË DEKLARIMET E QËLLIMKEQTA


ENIGMAT GJENDEN EDHE NË DEKLARIMET E QËLLIMKEQTA

Sot, në një telefonatë me një mikun tim nga Elbasani ynë i dashu, na u kujtua një deklarim i bërë nga të ashtuquajtur të zgjedhur të një partie: "Çam lind, çam nuk bëhesh". Kjo frazë është e përdorshme për shumë raste edhe kohë më parë. Çdo fjalë e urtë, çdo frazë e mënçur, kanë efekt nëse përdoren atje ku duhet dhe kur duhet, ndryshe marrin kuptim të kundërt. Në rastin tonë, kjo thënie nuk është përdorur me qëllim të mirë. Çdo njeri ka një vendlindje, sipas rasteve, ndodh të ketë rezidenca të ndryshme.

Nëse lindja është në Çamëri e banon në Çamëri, kuptohet, do të thuhet: "Jam çam".

Nëse ke lindur në Çamëri por je rezident në një shtet tjetër thuhet: kam lindur në Çamëri, por banoj në Francë, Amerikë, Gjermani, Angli, etj.

Në rastin e komunitetit çam, të dëbuar nga vendlindja dhe banues në Shqipëri, do përdoret rasti: kam lindur në Çamëri dhe banoj në Shqipëri.

Ndalemi tek thënia: "Çam lind, çam nuk bëhesh".

Pasardhësit e çamëve, të dëbuar nga vendi i tyre autokton dhe vendlindje kanë Shqipërinë, ata do shprehen që janë shqiptarë, por me origjinë nga Çamëria, mbasi nuk kanë lindur në Çamëri. Si rrjedhojë, sipas deklarimit "Çam lind, çam nuk bëhesh", autori që e përmend shprehjen, hedh hije dyshimi për ndërprerjen e emërtimit çam nga pasardhësit e prindërve të lindur në Çamëri deri në Mars të vitit 1945. Ky deklarim është ndihmesë e madhe në favor të strategjisë së armiqëve që "urdhërojnë" mos përmendjen e Çamërisë dhe historinë e saj.

Ky deklarimi më sjell në kujtesë kamuflimin e palës greke të përdorur për interpretimin e të qënurit shqiptar të çamëve në vitet 1923-1926, kush do quhej shqiptar që të përjashtohej nga përfshirja në listat e largimit për në Turqi në vitet e andallaisë. Në atë kohë, pala greke u kërkonte shqiptarëve të Çamërisë, që të vërtetonin se kishin lindur në Shqipëri (Shqipërinë londineze), ose që ishin me prindër të lindur në Shqipëri, kur ishte e qartë se shteti Shqiptar para 1913 ishte territor i perandorisë Osmane. Po ashtu banorët çamë dihej që ishin autoktonë në trojet e tyre dhe të etnisë shqiptare. Pala greke gjithëherët krijon klauzola për të ndërlikuar problemet, në rastin tonë në marëdhëniet me shtetin shqiptar, me shqiptarët në tërësi (por tepër e theksuar me çamët). Sipas deklarimeve të disave prej politikanëve tentohet që pasardhësit e prindërve çamë të brezit të të masakruarve, por që nuk kanë lindur në Çamëri, nuk mund të quhen çamë, se "Çam lind, çam nuk mud të bëhesh". Ndaj:

"Të jemi vigjilentë në deklarimet me disa nënkuptime, të cilat krijojnë enigma duke ndërruar metamorfozë në kohë dhe brezni.

E ndjeva të arësyshme të sqaroj këtë metamorfozë, e cila krijon shtrat për për t'u pleqërur dëshira e madhe e fqinjëve tanë: "Harresa historike e emrit Çamëri dhe banorëve të saj, brez pas brezi, thesprotë/çamë".

13 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page