top of page

NË BELVEDERE


NË KUJTIM TË 17 KALLNORIT TË ZI, PËRJETËSIMIT TË HEROIT TONË KOMBËTAR

Dy poezi të poetit, Kasam SHAQIRVELA, për GJERGJ KASTRIOTIN-SKËNDERBEUN

***

NË BELVEDERE

Atje n'Belvedere, Në të bukurin Muze! Qëndron e nuk flet Shpata e Gjergj Kastriotit Dhe Përkrenarja e trimit Skënderbe Që mbanjë famën edhe lavdinë Për Shqiptarinë… Janë jeta dhe historia E t'madhit Skënderbe T'kësaj figure legjendare! T'kësaj embleme shqiptare Si në Belvedere Dhe n'shum' qendra bote Shdriti ky yll epoke.

Ky hero kombëtar, po ky i joni bir Me shpirt e gjak Arbri Lindur nga Arbëria Ky stërnip me yll Ilir! Që e njohu për të bëmat Madje vetë Perandoria Për luftërat dhe trimëritë Kur i frenoi hordhitë, I asgjësoi t’pushtuesve ushtritë Ai bëri madje shumë, Duke e derdhur gjakun lumë Bilee jo vetëm për ne..! Por edhe pët të tjerët Duke u bërë mal i pakapërcyeshëm Për ushtritë nga Azia, I lidhur fort, i nyjshëm U bë tmer e lemeri Si në ëndërr si në zhgjëndërr Për çdo okupator, satrap zaptues Që Evropës ia kishte mësy Nën zgjedhën e vet skllavëruese Nën kthetra përgjakshëm ta shtij’..!

***

PËRGjIGJE ATYRE QË MUNDOHEN T’I ThAJNË RrËNjËT E TRUNGUT TË VET PËR TUA LULËZUAR DEGËT E TRUNGUT TË TJERËVE

E TËRA NjË HISTORI (Gjergj Kastriotit-Skënderbeut)

Kjo figurë më se Legjendare Është e tëra një histori S'ka të fikur zjarri i zemrës Për Votrën tonë, sa herë t’përbuzur Për Atdheun tonë, ShQIPTARI..!

Emër ky që kurrë nuk vdes As nga t’huajt e as nga tonët Por përcillet nga brezi n’brez Bëma e tij, bëmë njerëzore Fat e nder pët Tokën Arbërore

Ky Hero, ky shpirt vigani Ushqen shpirtin e çdo shqiptari Qëkur i vu fre një Uragani Çerekshekulli e hiq më pakë Shumë borxh i ka Evropa Plakë

Bota e civilizuar e demokratike Që s’ka sherr e nuk të hi në hise Anembanë Globit ton’ Këtij fakti s’ka sesi t’i ike Prandaj dhe n’qindra libra e kujton

Imazhin e këtij Heroi, këtij Legjendari Nuk e zbehin aspak lehjet paranoike As shantazhet dhe falsifikimet finoke Nga biçim injonjoranti a tregtari Të kulturës dhe historisë pellazgjike

Sepse, ajo, rrënjët i ka thellë në parahistori! As larot e zi që shiten për lekë n’pazar?! As trularët kolltukxhi, që sillen si nuset n’dremi?! Nuk ia ndërrojnë dot rrugëtimin kombit Shqiptar! Që kur mori të mbarrën e Diellit kah Perëndimi.

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page