top of page

NË ATHINË

Updated: Mar 20, 2023




Sa herë ndodhem në kryeqytetin helen kaloj në një dimension tjetër. Si çdo fenomen, ai ngacmim më është krijuar në momente më mbreslënëse nga bota e mrekullueshme e antikitetit e deri tek zhvillimi i pafund i këtij vendbanimi. Shpesh në atë trajektoren e lëvizjes time duke ecur me këmbë për të shkuar tek motra e madhe, do të ndeshesha me shumë elemetë natyror e njerëzor ku gjithçka i është përshtatur në formën më interesante atij relievi pothuajse malor. Diku pranë shtëpisë së saj pa shkuar aty, rreth 20 m më poshtë ku kryet edhe kryqëzimi i parë i asaj rruge, në krahun e majtë të lëvizjes time, në katin përdhe të asaj godine banimi tre katëshe, pjesa më e madhe e gjatësisë të saj ndodhet poshtë nivelit të shtresës asfaltobeton të rrugës. Mbasditeve sa herë ndodhesha përballë portës së vetme në dru, të dyja dritareve me kanatet e tyre në përmasa më të vogla se dritaret e dy kateve më sipër të cilat janë të qarkuara nga fletët e shumta të hardhisë së rrushit e disa pemëve frutorë ato do të ndodheshin të hapura.

Në brendësi të asaj porte të lyer në ngjyrë jeshile me pak okër dhe të zezë, ashtu si edhe dritaret do të shfaqej e njëjta ekzistencë. Ajo ndërtesë e cila ndoshta është ndërtuar rreth viteve70 të shekullit të kaluar si shumë të tilla në Athinë që i përkasin kohëve të ndryshme kur janë ngritur, nuk duan të lëvizin prej andej. Pikërisht edhe fytyrat e të dy atyre meshkujve duke i rënë atyre veglave muzikorë tradicional, të shoqëruar me ato zërat në të çjerrë por tepër interesant, të çonin edhe pa dëshirën tënde ta pranoje atë lloj egzistence. Nga këta faktor ndodhi ai fenomen, pra, kohëzgjatja e ndalimit tim kur kaloja andej ku jo vetëm të vëzhgoja portretet e tyre por edhe interprentimin e bukur të këngëve popullore të gjitonëve tanë jugor. Ai më i gjati pa e ndërprerë ritmin e të kënduarit dhe të instrumentit i cili emërtohet prej tyre buzuk, duke shtyrë një stol të rrumbullakët më dha të kuptoj të hyja brenda. Nuk hezitova, në çast e ndjeva veten të ulur. Të dy, pa e ndërprerë atë çka po këndonin nuk po e hiqnin shikimin prej meje. Përsëri ai më i gjati i cili sigurish ishte më i madh se tjetri, diku pas tij me një gjysëm rrotullim mori prej andej një gotë qelqi duke e vendosu mbi tavolinë përballë tij. Nganjë një shishe të ndodhur po aty hodhi nga ajo pije që po konsumonin e cila nga aroma shfaqte ekzistencën e saj, si në çdo tavolinë tjetër të atij populli mesdhetar. Aty ndodhi ajo çukitja karakteristike e gotave duke bërë urimin për shëndetin e përbashkët. Ishin të toneve të ulëta që të dy. Me gjithëse u ndjehej në fytyrë për t’u prezantuar, nuk e shfaqën atë. Ndërsa unë pa e kërkuar prej tyre gati kisha filluar flisja për qytetin ku kisha lindur dhe po jetoja, si nga vëndbanimet më të pakta të ndodhura pranë vijës ujore të detit i cili ishte pjesa më e bukur e jetës tonë. Në të vërtetë ata nuk më ndërprenë as edhe njëherë por veçse dëgjonin ku herë pas here rimbushnin gotat me atë lëng.

Ishin tipa interesant, më tepër dëgjonin se sa flisnin. Zëri i tyre ndjehej veçse kur fillonin e këndonin. Në heshtje, në të njëjtën kohë tek po shijoja me kënaqësinë më të madhe ato momente po hidhja shikimin tim mbi gjithçka për rreth. Pra kuptova atë që nuk kisha pasur rastin ta vërtetoja. Ata të dy, atë hapësirë banimi e kishin përshtatur si ambient për mësimin e atyre veglave muzikorë ku më të shumtët ishin bashkëmoshatarë me ta. Ktheva shikimn prej tyre. Buzëqesha, buzëqesha pasi u emocionova jashtë mase. Në ato fotgrafitë e shumtatë ndodhura gati përrreth mureve ndjeva një kënaqësi të veçantë tek përballesha me tiparet interesante të atyre tipave. E ktheva shikimin prej tyre. Me ato fytyrat elegante e cila u krijohej ndoshta edhe nga mbajta e flokëve të gjatë ata m’u dukën edhe më të këndshëm, më njerëzorë. Buzëqesha dhe pa e kuptuar se çfarë po më ndodhte, gati poshtë syve të mi fshiva disa pika loti të cilët ndoshta në formë imagjinare më ishin shfaqur aty. Ëmbëlsia në shikimit tim po shfaqej hapur. Kërkova ta ri mbushte gotën time. Në atë çast heshtje të mendimit ndjenjë të përbashkët, ku të dyja duart e imja dhe e atij që kishte detyrën për rimbushjen e tyre po qëndronin gati pezull. Aty, ku në kushte të veçanta krijohet ai efekti i quajtur alkimi, përveç zërit muzikor, ndjeva atë ëmbëlsinë e atyre njerëzve ku me pak gjëra e jetonin tepër këndshëm jetën e tyre. Mes asaj përpjekjes time të vazhdueshme për përvetësimin e asaj gjuhe interesante, shfaqa kënaqësinë e veçantë për ta përsëritur atë moment. Me gjithëse ende vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim që kur përplasëm shikimet e para, një dritë e bukur po fillonte të rezantonte në fytyrat e tyre.


Athinë, dhjetor 22

122 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page