top of page

NË 40 VJETORIN E ZHDUKJES


Nga Fritz RADOVANI:


I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT

KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.

ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946. TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS

NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBASI ARRESTOHET ME „REVOLUCIONIN KULTURAL 1967“, E MBYSIN ME 11 IX 1981, NË KAMPIN E SHFAROSJES BALLSH.


NË 40 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.


(GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI FRITZ RADOVANI, 2011,

SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT 1961)


MELBOURNE 2021



Biografi e shkurtë e Don Mark HASIT


Don Mark Hasi asht le në Malin Kolaj pranë Shkodres në vitin 1920. Kur ishte 7 vjeç mbeti jetim pa Nanen, dhe më që i ati ishte i rij dhe do të martohej, e mori nenkujdes Famullitari Don Kolec Prennushi, i cili e pat vendosë në dhomë me nanen e vet Ninen, dhe flente e çohej me ate. Mbas një viti shkoi me vazhdue shkollen në Velipojë, tek Don Alfons Tracki.

Vazhdoi studimet në Kolegjin Saverian të Shkodres, ku nën kujdesin e Fratel Salës, ishte nder aktorët e dalluem të Teatrit të Jezuitve. Kujtohej per rolin e Tij tek “Juda Makabe”, ku zani i Tij nuk u harrue ma.Vazhdoi studimet e nalta në Padova, po per arsye lufte i perfundoi në Shkoder.

Dashunia per rrethin e Don Kolecit tek Don Marku kje e perjetshme... Dhe, Meshen e Parë e tha me 24 Shkurt 1945, me Don Kolec Prennushin. Asht emnue menjëherë zv.Famullitar i Shkodres e ma vonë Sekretar i Kishës Kathedrale të Shkodres, ku ka vazhdue deri në kohen kur asht arrestue. U arrestue në vitin 1947, dhe asht dënue 7 vjet burg, që i ka krye në kampe pune. Asht lirue në vitin 1953, kohë në të cilen ka ardhë e ka banue në një dhomë me ne tre vllaznit... Deri mbas dy vjetësh që shkoi në Argjipeshkvi sekretar i Ipeshkvit Imzot Ernesto Çoba, deri në vitin 1967, që u arrestue edhe njëherë me rastin e “Revolucionit Ideologjik”. Me 7 Prill u arrestue dhe u dënue mbas një viti tortura barbare në hetuesi, ndonse nuk pranoi asgja u dënue me vdekje, denim që Ju kthye në 25 vjet burg, që do ti kalonte në kampe shfarosje... Dënim që i kushtoi me jetën.

Në kampin e Ballshit Don Marku u keqsue me shndet dhe, mbas plot 14 vjetësh e disa muej, në 11 Shtator 1981, thirri urgjent Don Mikel Koliqin e mbasi i la një porosi per mue, mbylli sytë dhe shkoi në Jeten e Pasosun...

Asht vorrosë në Ballsh dhe me 22 Janar 1992, u rivorros me nderime në Vorret e Rrëmajit në Shkoder, i percjellun nga populli i Shkodres.

Don Mark Hasi ishte nder Klerikët e nderuem jo vetem per qendrimin e Tij në hetuesitë terroriste komuniste, po edhe per respektin që gëzonte si predikatar i shkelqyeshem dhe kangtar i paharrueshem...

Don Mark Hasi do të kujtohet nga Populli Shqiptar jo vetem, per thiken që hetuesi kriminel Nesti Kopali i nguli në gjuhë, dhe ka vazhdue jeten si Burrat, po në vitin 1967 pak kush asht torturue një vit në hetuesi, tue u masakrue nga terroristët katila Elham Xhika dhe Dhimiter Shkodrani...

Vdekja në Ballsh asht kenë pasojë e torturave barbare e shnjerzore...

Po, Don Mark Hasi ishte dhe mbetet nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik Shqiptar dhe, per ata që e njoftën... Per vetë karakterin e Tij.

Ai asht Martir i Kishës Katolike i Perjetshem dhe, i Nderuem n’ Shekuj!

Melbourne, 10 Shtator 2021.



11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page