
Nê parcelēn ku kultivuam veten dhe të tjerēt.. Duke marrë shkas nga një poezi e veçantë e Luan Xhulit..
U përkushtuan poetët mbas qiellit, luleve, yjeve, diellit, erës… dhe nuk mbeti asgjë t'i vishja vargut tim… Gjeta shoqëri tek gjembat, duke kërkuar misionin e tyre mbrojtës. Shokë të ngushtë u bëmë dhe më dhuruan pa asnjë shkëmbim, pashaportën e fisit të tyre. Më bëhen mburojë ndaj lëvdatave, çmimeve të rreme, vlerave pa vlerë, dipllomave fallco, podiumeve të kalbur, ndriçimit pa dritë dhe nga dashuritë parfumuar me jargë përqafimesh… Le të jem gjemb, thashë: Jetës do ti vesh vetëm blerim: gjethe jeshil, ngjyra, frymë, sythe… Bukuria, ferrat ka ushtarë të parë… Edhe mua, gjembaçin!
تعليقات