top of page

Myslim Maska më shumë se një dimension poetik


Myslim Maska

Shpesh kur lexojmë poezi, ne si studiues, por edhe si lexues më së shumti, na duket se kemi të bëjmë me ndjenjën e perceptuar për një komponent të poezisë, që menjëherë vjen në ndjesinë tonë të kuptohet si: hijeshia që parathotë poezia mes vargjeve, tingujt që ridimensionon mes muzikalitetit të saj, ose edhe për një ndjenjë të veçantë që vjen përpos idesë së autorit. Ne kështu kemi lexuar poezinë. Por, duke analizuar atë në një lloj mënyre kronologjike, si një varg poeme që lëviz poshtë nëpër faqe të librit, ne kemi ndjekur një rrugë të gabuar. Duke pasur parasysh se çdo mënyrë për të analizuar poezinë në mënyrë lieneare, dhe kjo ndodh vazhdimisht dhe logjikisht është një mënyrë "e vështirë". Kjo metodë është ndoshta më e lehtë. Mënyra "e vështirë" nuk ka shanse të mbetet për cilindo një hapësirë për të analizuar poezinë. Në këtë mënyrë lineare mund të ri-prodhohet nga më shumë se një person, një ndjesi ndryshe, që na lejon të krijojmë dhe perceptojmë (me dy mendje), duke vënë poezinë në govatë të njëjtë me strukturën filozofike të saj. Duke mos e konsideruar si shkencë do t'i jepte një hipotezë, eksperiment dhe do të mbetej pa përfundim. Por, gjithashtu në kufijtë e analizës adekuate, në atë që ndjehet prej poezisë, ajo që është thelbësore, në qoftë se një poet është duke bërë diçka që nuk mund të kapet nëpër vargje, kur poezia është lexuar në mënyrë lineare, lexuesi do të gabohet. Studiuesi vetëm ngatërrohet të harxhojë kohën e tij. Në poezinë e poetit Myslim Maska, nuk ka lexues linear që mund të mbërij në një analizë plotësisht të kënaqur, nëse ai nuk jepet deri në detajin më të veçantë, fill pas vargut të parë. Maska, si çdo poet, ka emocion të cilin ai përpiqet që ta paraqesë në poezinë e tij. Por fjalët e tij nuk jetojnë në hapësirën dy-dimensionale të faqes së librit ku shtrihet poezia, apo edhe në hapësirën dy-dimensionale të mendimit të tij të ndjeshëm, padyshim emocionet e tij paraqiten mes fjalëve që jetojnë në një hapësirë shumë-dimensionale të hapësirës që prodhohet nga derivati i mendjes së qetësuar e të ditur. Në poezinë e tij “Rrugë të mbarë...”, ai nuk shpreh anën ideore si një arsye të thjesht poetike, por ridimension mendimin e tij duke vendosur retorikën si një arsye logjike për të provuar emocionin mes fjalë tek lexuesi: “Ku po shkon kështu o i verbër,/di ku po shkel,/E di ç’le pas, di gjë ç’do të gjesh?”. Odhise Goro, në esenë e tij "Myslim Maska: Gjithmonë i shqetësuar për skalitjen e së bukurës," ka një zotërim të mirë në paprekjen e ndjeshmwrisw, por na sjell ndwrmend njw kwnd tw bukurisw mes shumwdimensionit poetik. Sipas Goros, " Poezitë e ndjera të Myslim Maskës, të pasura me figuracione artistike, janë në unitet me natyrën e poetit, me karakterin dhe shijet e tij ideo-estetike, të mbushura me mbresa e përshtypje të vjela nga e përditshmja. Prandaj vargjet, që ai thur, nuk mbartin ujë të turbullt, por mendime të pastra, tërë domethënie e nënkuptime tronditëse. Ai ulet e shkruan kur muza e rrëmben dhe e bën rob të nënshtruar të fjalës së zgjedhur poetike. Kjo fjalë e thjeshtë më kujton shprehjen kuptimplotë të poetit Edgar Allan Poe “Poezia është krijimtari ritmike e së bukurës, në fjalë”. Të bukurën në fjalë, Myslim Maska e kërkon si në tokë ashtu dhe në hapësirat qiellore, se qiellit ia njeh zogjtë fluturakë. Dritës ai i njeh rrezatimet, tek dielli, tek yjet e te hëna. Kundron vesën tek tretet nga dielli: “Prej bukurive,/ çdo ditë nga pakëz” tretet e tretet...” (Goro; 26 Mars 2010). Ndërsa për Petraq Koten “Realizmi është ai që e bënë poezinë e Maskës të pashme. Ai shkon e na çon deri në naivitet. Ndërsa kur është i bashkuar me simbolizmin si te poezia “Skulptura e gjallë “ dimensione të reja fiton uni Maska, një tjetër pozicion i synuar i poetit. Nga pikëpamja e ndërtimit strukturor poezia e Maskës shpërfill çdo rregull e teknikë, kjo ka bërë që prurja poetike si shprehje kyçe shpirtërore të ketë fituar një pavarësi e tipologji relevante dhe pse aty shpesh gjen përsiatje e fabula rrethane.” “Miq me Perëndinë” dhe “Ishte e bukur Isabela” më sollën leximin e gati njëqindë e pesëdhjetë poezive të poetit Myslim Maska. Të botuara në kufinj kohorë të rreth shtatë viteve nga njëri-tjetri, përkatësisht në vitin 2002 dhe 2009, të dy vëllimet janë arsyeja me të cilën fjala e artit poetik të prezanton krijimtarinë e tillë në thelb të poetit Maska. Fundja, Maska është poet.

6 Comments


mich.maska
Mar 21, 2022

Shume i nderuar dhe i respektuar, shkrimtar, poet, studiues Noke Abilekaj. Falenderimet

e mia te perzemerta per komentin teper dashamires, vleresues dhe analitik per studimin

e z. Terziu per dy librat e mi. Urime per krijimtarine tuaj dinjitoze.

Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.

Like

Noke Abilekaj
Noke Abilekaj
Mar 21, 2022

Përkushtimi i Prof. Fatmir Terziut për të ndriçuar krijimtarinë artistike, arritjet shkencore, zhvillimet sociale, kulturore të shqiptarit mbi rruzull meriton falenderim dhe falenderim. Në rastin qëndrimit rreth poezisë së Maskës, meriton më shumë se kaq.

Lexuesi ka nevojë të njohë poeinë e Maskës.

***

Kozma Gjergji: "Më përgjasohet me puset e ujit të pijshëm, që andej nga jam unë i kishin shenjtëruar për shkak të një fenomeni natyror: Sa më shumë kova uji jepnin, aq më tepër e shtonin atë".

Me siguri që Kozma Gjergji e di që ky fenomen është rrjedhojë e trysnisë atmosferike.

Poezia e Myslimit është rrjedhojë e trysnisë së brendshme shpirtërore e cila, sapo "derdh" poezinë, strofën, vargun apo fjalën e parë ekuilibron të brendshmen, "të…

Like

mich.maska
Mar 20, 2022

I nderuar shkrimtar, z.Athanasi ! Kudo ku je nuk i harron miqte. Kjo eshte bardhesia e shpirtit tend fisnik.

Faleminderit per komentin. Suksese ne krijimtarine tuaj emocionuese.

Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Mar 20, 2022

S.Athanasi:

Është fat i madh për cilindo krijues që vepra e tij të analizohet nga Prof.Dr.F.Terziu.

Myslymin e shohim për herë në faqet e portalit "Fjala e lirë.com", me cikle të hijshme poetike, ku veç së tjerash, shpesh mendimi filozofik shkon paralel me kënaqësinë e metaforeve poetike.

Të lexosh analizën e Prof. Terziut, përveç që është kënaqësi, por është edhe një referim për këndet e vështrimit nga një studjues, i vlefshëm për t'u mbështetur në 'to.

Edhe një herë kënaqësi për evidentimin e poezizë së mikut tonë poet Myslymit, nga studjuesi Prof.dr.F.Teziu./ S.Athanasi./Athinë.

Like

mich.maska
Mar 15, 2022

Mirenjohje te thelle Prof. dr. Fatmir terziut per angazhimin dhe analizen e mrekullueshme

per te dy librat e mi me poezi: " Miq me Perendine" (2002) dhe "Ishte e bukur Isabela" (2oo9)

publikuar nga "TOENA".

Eshte nder i madh per mua, qe nje euridit, nje personalitet i shquar i letrave shqipe bashkekohore si Prof. Terziu, me vlereson. Suksese te tjera ne punen tuaj fisnike.

Me shume respekt dhe konsiderate te larte, MYSLIM MASKA.

I nderuar z. GJERGJI Falnderimet e mia te perzemerta per vleresimin. Suksese dhe juve.

Faleminderit edhe nje here kolegve: z. ODISE GORO dhe z. PETRAQ KOTE.

Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page