Kam filluar shpesh e më shpesh,
Të shkel trotuarët e mbrëmjeve të tua;
Gjurmët e lodhura mbuluar me vjeshtë,
Vetëm neonët, si përherë, rrinë zgjuar.
Kam filluar të gërmoj thellë në kujtime,
Aromën e tyre e ndjej mbi qerpikë;
Ndodh që përhumbem edhe në vegime,
Por shpirt përherë lundron në dritë.
Kam filluar të ngrihem edhe më herët,
Dua t'i shohë gjurmët mbuluar me vesë;
Rrëshirën, kur zbret nga trungu i pemës
Dhe këngën e zogjve në çdo mëngjes.
Kam filluar të numëroj gjysmat e hënës,
Dhe ata yje që digjen në univers;
Kujtimet më ndezin një zjarr në zemër,
Lavdi Zotit!-brohoras çdo mëngjes.
Kam filluar të ndjej një trok të afërt,
Dhe s'di pse më hanë këmbët për udhë;
Në detin e shpirtit gjëmojnë dallgët
Nomad ëndrrash, i tillë mbeta unë.
Kommentare