“Muza” e Rezistencës Antikomuniste


Nga Dorian Koçi

Figura e Musine Kokalarit pavarësisht ndryshimit të sistemeve politike nuk është trajtuar ende në dimensionin e saj të plotë intelektual. Përveçse një shkrimtare e talentuar dhe njeri i letrave ajo ka pasur dhe një angazhim të fuqishëm intelektual dhe politik në shoqërinë shqiptare të pas luftës. Ky angazhim politik i saj nuk do të mund të kuptohet nëse nuk analizojmë mendimin e saj politik të shprehur në programin e Partisë Social Demokrate të hartuar prej saj si dhe kontekstin historik të ballafaqimit të opozitës antikomuniste me komunistët shqiptarë që kishin ardhur në pushtet. Rezistenca e saj morale dhe intelektuale ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mendimin intelektual shqiptar.

Në historinë e rezistencës antikomuniste të Evropës Lindore , Shqipëria si vendi që hyri shumë shpejt se çdo vend tjetër i Evropës Lindore në procesin e sovjetizimit, nuk ka shumë histori politike për të rrëfyer pasi çdo mjet dhe akti i rezistencës u shtyp dhe u përndoq nga regjimi komunist. Udhëheqja e re komuniste që erdhi në pushtet pasi ndaloi kthimin e mbretit Zog në vend, shpalli se do të krijonte një tip demokracie popullore që do të reflektohej në kthimin e vendit në republikë dhe respektimin e disa të drejtave të njeriut. Deklarata e KANÇ-it në 24 tetor 1944 hapte shumë shpresa se pushteti i ri që po vinte në fuqi ndoshta do të mund të respektonte disa parime minimale të demokracive popullore. Sigurisht që këto shpresa përvijoheshin në njerëzit që nuk e njihnin natyrën e regjimeve komuniste dhe metodat e tyre për të dominuar në jetën politike të vendit, pasi për një pjesë të madhe të intiligjencës së kohës nuk kishte dyshim se komunistët ashtu si dhe gjatë luftës do të përpiqeshin që të mos ndanin pushtet me asnjë fraksion tjetër politik.Mes intelektualëve shqiptarë më kurajozë për të kundërshtuar instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri ishte shkrimtarja e re shqiptare, Musine Kokalari, një nga zërat më të veçantë në kulturën shqiptare. Gjatë viteve 30’ ajo kishte mbajtur pseudonimin letrar “Muza” për shkak të brishtësisë së prozës së saj që trajtonin tema të konservatorizmit në shoqëri, por në të njëjtën kohë janë momumente të vërteta leksikore të së folmes së Gjirokastrës dhe aeralit të gjuhës shqipe të Jugut të Shqipërisë. Kësaj radhe asaj i duhej të përballej me ashpërsinë dhe terrorin politik shumë herë më të vështirë se betejat me konservatorizmin në shkrimet e saj,

Periudha kur pushteti komunist në Shqipëri dha iluzionet që mund të pranonte edhe një pjesëmarrje të opozitës është shumë e shkurtër. Ajo zgjati nga dhjetori i vitit 1944 deri në dhjetor 1945 periudhë në të cilën ende nuk kishte mbaruar zyrtarisht Lufta e Dytë Botërore dhe ende nuk ishin ndarë zonat e influencës në Evropën Lindore. Gjatë kësaj kohe Shqipëria po sovjetizohej me hapa shumë të shpejtë nën asistencën jugosllave. Mirëpo pavarësisht hapave të shpejtë që po hidhnin në këtë drejtim, qeveria komuniste formalisht po ndiqte dhe hapat e legjitimitetit të pushtetit. Zgjedhjet e para për të formuar Asamblenë Kushtetuese që do të vendoste dhe formën e qeverisjes në Shqipëri, do të mbaheshin në datën 2 dhjetor 1945. Zhvillimi dhe mbarëvajtja e tyre ishte një kushtet që duhet të plotësonte qeveria shqiptare, në mënyrë që të fitonte njohjen e plotë dhe të pakushtëzuar. Masat e shpejta të komunistifikimit të shtetit dhe të qeverisjes, edhe pse P.K.SH vazhdonte të mos deklarohej hapur dhe të fshihej përmes FNÇ, kishin krijuar një klimë jo shumë të përshtatshme për gjallërimin dhe pjesëmarrjen politike të opozitës shqiptare në jetën publike e sociale të vendit. Në Shqipëri tashmë ishte vendosur një regjim komunist sipas modelit sovjetik, por në ndryshim nga “demokracitë e tjera popullore”, ky proces u zhvillua me asistencën dhe mbështetjen direkte të Jugosllavisë dhe Titos . Shumë shpejt, në vlagën e korrospondencave të Qeverisë së Përkohshme me qeveritë e Aleatëve për të siguruar njohjen, si dhe masave për komunistifikimin e Shqipërisë, edhe perëndimorët që operonin në Shqipëri nëpërmjet misioneve të veta ushtarake dhe civile e ndjenë të nevojshme të ndihmonin dhe përkrahnin opozitën e brishtë shqiptare. Për më tepër, brenda vetë FNÇ, kishte figura dhe personalitete që nuk binin dakord me format e organizimit të ri shtetëror, si gjykatat vendore, këshillat dhe komitetet egzekutive, forma të huazuara nga sistemi komunist sovjetik. Një pakënaqësi e madhe tjetër ishte dhe e elementëve të shpronësuar apo tregtarëve të mëdhenj, pasuria e të cilëve u ishin nënshtruar ligjit të Tatimit të Jashtëzakonshëm të Luftës.


Kontaktet e para të britanikëve me opozitën u vendosën në qershor të vitit 1945 , përmes njërëzve që punonin pranë Misionit Ushtarak Britanik, si Kiço Xhonga, Ing.Avdulla Muça, Shaban Balla, Niko Beço, Hivzi Golja, Llazi Posti etj. Intelektualët e mësimpërm, të afërt me Misionin Ushtarak Britanik, siguruan komunikimin midis këtij misioni me koordinatorin e grupit të rezistencës Sami Çeribashi, me elementë të përjashtuar nga Fronti si ish ministrin e arsimit Gjergj Kokoshi dhe grupin social-demokrat të përfaqësuar nga Musine Kokalari. Gjithashtu ata përfshinë në Komitetin inisiator të krijuar në pranverë 1945 edhe Qenan Dibrën eksponent i njohur i Partisë së Legalitetit . Grupimi Social-Demokrat kryesohej nga Musine Kokalari, intelektuale dhe shkrimtare e njohur për kohën . Ky grupim ishte krijuar që gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në të bënin pjesë figura të njohura të botës së pakët intelektuale shqiptare të kohës si Avokat Suad Asllani dhe Musa Disdari. Është interesant fakti se vazhdimisht opozita shqiptare e pas luftës është konsideruar en block si opozitë e mbështetur në ideologjinë e djathtë. Ky sugjerim dhe mendim duke analizuar grupimet e opozitës nuk i përgjigjet realitetit. Sipas një analize të programit të Partisë Social Demokrate, parti në të cilën Musine Kokalari ishte themeluese i përkiste skeptrit të majtë të partive politike.

Grupimi social-demokrat përfaqësonte një rrymë të moderuar të së majtës shqiptare, e cila ishte për një evolucion të shoqërisë shqiptare pa qenë e nevojshme të ndërmerreshin masa ekstreme të kopjuara nga sistemi komunist në Bashkimin Sovjetik. Në nenin dy të statusit të Partisë Socialdemokrate shkruhej se PSD është evoculioniste përsa i përket kolektivizmës ekonomike. Pra grupimi socialdemokrat kërkonte evolucion të marrëdhenieve ekonomike në Shqipëri dhe jo një kolektivizim të dhunshëm që u zbatua nga komunistët shqiptarë. Po kështu përsa i përket problemit agrar, një nga problemeve më të mëdha të shoqërisë shqiptare të asaj kohe PSD në statutin e vet, neni tre shënonte se ka për qëllim kryesor t’i sigurojë bujkut tokën e mjaftueshme për të punuar, të zhdukë shfrytëzimin,spekulimin dhe parazitizmin. Gjithashtu do t’i sigurojë proletariatit bukën, banimin dhe të gjitha ndihmat e tjera për t’ja bërë jetën e këndshme. Siç shikohet nga frazeologjia e përdorur PSD ishte shumë afër qëndrimeve të së majtës shqiptare që synonte një shndrrim social që t’i përgjigjej nevojave të kohës. Si qëllim të afërt dhe shpresëdhënës për të realizuar një balancë ekonomike në jetën e popullit shqiptar, PSD shikonte realizimin e një reforme agrare që do të ishte etapa e parë e ndarjes së tokës . Për më tepër në program synohej në realizimin e një sistemi sigurimi shoqëror për mbrojtjen e të gjitha klasave shoqërore . Musine Kokalari dhe socialdemokratët shqiptarë ishin të ndërgjegjshëm se në Shqipëri duhet të kishte një drejtësi shoqërore në mënyrë që të kishte më shumë liri politike. Edhe në aspektin e politikës së jashtme PSD ishte në mbështetje të të një ideje për realizmin sa më parë të një konfederate ballkanike, duke qenë një hap më parë se dhe vet komunistët shqiptarë që nuk guxonin ta shprehin hapur në asnjë program të tyre këtë qëllim. Mirëpo pavarësisht këtyre qendrimeve shumë të ngjashme me komunistët shqiptarë, sërish qendrimet e tyre u quajtën të rrezikshme për monopolin e pushtetit që dëshironin të arrinin komunistët sepse sociademokratët ishin për një jetë aktive parlamentare dhe egzistencën e opozitës në jetën politike të vendit. përfshinte të tre organizatat.

Gjithësesi edhe Misioni Ushtarak Britanik që ishte më aktivi në takimet dhe konsultimet me opozitën shqiptare nuk