top of page

Mund të humbësh rrugën në një metropol


Mund të humbësh rrugën në një metropol

pasi ke humbur metronë,

Humb kohën duke pritur në metro

në autobusin e Kasharit mund të humbësh kuletën.

Humb njeriu të dashurën për hiçgjë

po gjen një grua tjetër nga një shok.

Humb kujtesën kur vjen një moshë

por gjen ngushëllim tek një nip apo mbesë.

Humb punën kur ka inflacion

por gjen në korridorin e spitalit një krevat bosh .

Humb pikëpamjet e tua në politikë

por gjen mbështetje nga partia në opozitë .

Humb gjumin kur hyni në një trekëndësh erotik

por gjen hapur vonë në mbrëmje një farmaci .

Humb të drejtën e kujdestarisë në gjyq

por fiton bastin se kush fitoi kampionatin.

Mund të humbësh gjithçka një natë dimri

edhe trupin jashtë mund ta harrosh

POR kujdes veten mbani fort

mos e lëshoni në vetmi, mos e humbni.

Është e trishtë kur shikon femrën të humbë fillin

nga lëkura e saj që sprodhon më fije mëndafshi.

Burri i saj e ka humbur durimin

kur trupi i saj nuk e ngroh më shtratin.

Humb njeriu çdo minutë diçka nga vetja

kush dritën e syrit ,

dikush prostatin heq

një shoqja ime la çantën në market.

por të nesërmen gjeti një shok për jetë.

Një fëmijë sirian humbi shtëpinë nën zjarre

por tjetri u bashkua me familjen e vet.

Humbni, Humbni pa turp

edhe humbja është një përpjekje jete.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page