Në kushtet aktuale studjuesëve që mbështesin lashtësinë e gjuhës shqipe, u kanë mbetur në dispozicion vetëm rrjetet sociale sidomos fb. Vëmë re se për ditë e më shumë po shtohet numri i atyre personave, shumica e të cilëve janë t amatorë, pa përgatitje profesionale, që kanë zgjedhur ta japin ndihmesën e tyre në fushën e etimologjisë.
. Por kjo ndihmë e tyre ka dhënë një efekt të kundërt. Analizat etimologjike të tyre,janë të gabuara. Ata nuk arrijnë t’i argumentojnë ato me argumente shkencore, por përpiqen t ‘ i mbështesin me arsyetime të ndryshme, me hamendësime dhe me manovrime mekanike gjuhësore. Kjo masë e madhe postimesh të tilla ka krijuar një tymnajë e cila po errëson edhe atë punë serioze dhe me shumë vlera që është bërë dhe po bëhet për të vërtetuar lashtësinë e gjuhës sonë. Këto “ analiza etimologjike” u kanë shërbyer si material atyre që nuk e pranojnë këtë lashtësi të shqipes për të tallur, stigmatizuar, kritikuar deri dhe me peticione, këto përpjekjedhe arritje për zbardhjen e së vërtetës për lashtësinë e shqipes..
Pa patur kurrsesi mendimin për të cënuar përpjekjet e tyre, por përkundrati për t ‘ i ndihmuar me aq sa mundemi, po sjellim shkurt disa njohuri për analizat etimologjike.
Në radhë të parë duhen njohur mirë metodat e http://xn--etimologjis-9bb.si/ dhe kërkesat e rrepta shkencore që duhen zbatuar për analiza të tilla.
Objekti kryesor i etimologjisë është zbulimi i trajtës zanafillëse të fjalës. Kjo arrihet duke përdorur metodën e krahasimit historik në dy mënyra: krahasimin ndërgjuhësor dhe atë brendagjuhësor.:
Krahasimi ndërgjuhësor.
Për të arritur tek trajta zanafillëse e një fjale duhet të bësh krahasimin e trajtave më të herëshme të kësaj fjale tek të gjitha gjuhët, sidomos ato të lashta. Ky krahasim bazohet vetëm tek trajtat e dokumentuara me shkrim. Duke qenë se gjuha shqipe nuk ka patur dokumenta të shkruar përpara shek.XVI, shumë fjalë të saj gabimisht janë konsideruar si të huazuara nga gjuhë të lashta si greqishtja e vjetër, latinishtja etj.
Tani, kur ne kemi arritur të zbulojmë për gjuhën tonë materiale të shkruara në lashtësi, jemi në gjendje t’i krahasojmë këto trajta të gjuhës sonë me ato të gjuhëve të tjera.të lashta.
Le ta konkretizojmë duke bërë etimologjine e nje fjale të shqipes, fjalës at, baba., fjalë kjo që hyn në grupin e fjalëve më të herëshme që ka përdorur njerëzimi. Nga këto dy trajta, trajta at është më e hershme.
Le te përpiqemi tani të krahasojmë këtë fjalë të shqipes, trajtën at, me korresponduëeset e saj në gjuhët më të lashta... Në gjuhën hitite fjala at ka patur trajtën ata. Vëmë re se ajo përkon me trajtën e shqipes, vetëm se ka zanoren /a/ të pasvendosur, prapashtesë. Pas saj të vërejmë trajtën e sanskrishtes. Në sanskrisht fjala at ka patur trajtën tata, e cila dallon nga trajta e shqipes pasi ka të paravendosur, parashtesë, bashktingëlloren /t/ dhe të pasvendosur, prapashtesë, zanoren /a./. Në greqishten e lashtë trajta e fjalës at ka qenë pater. Edhe këtu shohim se diferenca me trajtën at të shqipes është bashktingëllorja /p/ e paravendosur, prapashtesë dhe grupi dy shkonjor /et/ i prapavendosur, prapashtesa. Në latinisht fjala at ka patur trajtën padre. Këtu diferenca është më e madhe. Trajta at e shqipes del /ad/ si dhe ka marrë parashtesën /p/ dhe prapashtesën /re/. Kjo diferencë e trajës ./ad/ tek latinishtja me at tek shqipja, shpjegohet me faktin se në çiftin e bashktingëlloreve /t,d/, d – ja, si basktingëllore e zëshme, është më e vonshme se t -ja
Duke i krahasuar të gjitha trajtat e kësaj fjale tek këto gjuhë të lashta, dalim në përfundimin se të gjitha ato kanë një burim të përbashkët, si gjuhë të familjes indoevropiane. Ky burim i përbashkët për ne është pellazgjishtja, si gjuha e popullit më të lashtë që njeh historia.
Tani na duhet të përcaktojmë se cila nga këto trajta është më e herëshme.
Kriteri bazë këtu është të dallojmë se tek cila gjuhë kjo trajtë dokumentohet më herët
Dihet se këto gjuhë: hitishtja, sanskrishtja, greqishtja e vjetër, latinishtja janë të dokumentuara në periudha disa shekuj p.e.s.
Por sot edhe ne kemi gjetur dokumenta të shkruara disa shekuj p.e.s. të cilat deshifrohen me gjuhën shqipe. Gati tek të gjitha këto mbishkrime të lashta, që shkojnë disa shekuj p.e.s, del trajta /at/ e gjuhës shqipe.Shih “ Fjalori Krahasues Pellazgjisht – Shqip ”fq.14
Alfabeti me të cilin janë bërë këto mbishkrime nuk është i asnjërës nga këto gjuhë, prandaj e kemi quajtur alfabeti i pellazgjishtes.
Vërejmë se të gjitha këto gjuhë që e kanë formuar këtë fjalë mbi bazën e trajtës pellazge /at/. Duke veçuar shqipen, të gjitha këto gjuhë kanë ruajtur vetëm rrenjën e fjalës pellazge, duke e vënë atë në bashkëveprim me mjete gjuhësore si parashtesa, prapashtesa etj.Në gjuhën shqipe kjo trajtë vazhdon të ruhet e tillë edhe sot
Duke qënë se vetëm gjuha shqipe e ka trajtën e kësaj fjale identike me atë pellazge, ne shqiptarëve na del r drejta të shprehemi se gjuha jonë është më e vjetër se të gjitha këto gjuhë. Mirpo studjuesit bartës të këtyre gjuhëve nuk do ta pranonin këtë gjë dhe do të na parashtronin një argument të pakundërshtueshëm: “ Gjuha shqipe, ashtu si dhe gjuhët e tyre, kanë një start nisjeje: mëmën pellazgjishte., prandaj janë njësoj të lashta.”
Por pse atëhere vetëm shqipja e ka të pa ndryshuar trajtën zanafillëse? Gjuhëte lashta që përmëndëm, në rrugën e tyre të zhvillit kanë bërë ndërhyrje artificiale duke i bashkangjitur rrënjës pellazge elemente gjuhësore si parashtesa, prapashtesa, etj. Kurse gjuha shqipe vazhdoi edhe shumë shekuj më vonë se ato, të ruaj një zhvillim të natyrshëm, pa asnjë ndërhyrje artificiale. Edhe gjuha shqipe ka rrugën e zhvillimit të saj. Deri sa u bë gjuhë flektibe, por zhvillimi i saj ka patur mjë rruhë zhvllimi të natyrshëm, pa ndërhyrje. Tek ajo elementet gjuhësore ndihmës gjuhësore lindën vetvetiu, në mënyre të natyrshme nga vet brumi i saj, pa asnjë ndërhyrje artificiale Kemi kështu një vazhdimësi gjuhësore të natyrshme me pellazgjishten. Ky është edhe shkaku që ato gjuhë nuk patën jetëgjatësi, kurse shqipja ka mbetur gjuhë e pavdekëshme.
Kjo jetëgjatësi, si dhe shëmbëllimi unikal i saj me gjuhën mëmë,pellazgjishten, përbën vlerën e rrallë të saj, një vlerë që i shërben linguistikës botërore për të njohur burimin e gjuhëve të tyre.
Mga çka parashtruam duhet të tëheqim vëmëndjen se baza që analizar etimologjike të kenë karakter shkencor ëshë që krahasimi i fjalëve të shipes me gjuhët e tjera duhet të bëhet vetëm me trajtat e tyre të lashta të cilat përgjithësisht, i disponojmë.
Për mënyrën e analizave brendagjuhësore do të sjellim një postim pak ditë më pas.
Comentarios