MUAJI DHJETOR 2 0 1 9: K u j t o j m ë ...


Fritz Radovani

Nga Fritz RADOVANI:



CAFO BEG ULQINI

(1893 – 1977)

“TOKAT E MIJA JANË TOKA SHQIPTARE”



M U E J DHJETOR 2 0 1 9: K u j t o j m ë ...

●ATDHETARI CAFO BEG ULQINI (Mustafa Osman Alibegu) U le në Ulqin në 1893 – Ka vdekë i Nderuem nga Populli i Shkodres, larg Familjes, me 25 Dhjetor 1977.

1940Në krye të ma shumë se 5000 malsorëve të krahinave t’Ulqinit, Cafo Begu bashkë me Imzot Nikoll TUSHEN dhe Popin Ortodoks, shpallin autonominë e Ulqinit dhe të Tivarit, tue ngritë Flamurin e Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Ulqinit. Per këte veper Atdhetare, Imz. Nikoll TUSHEN komunistët shqiptarë ua dorzojnë serbëve dhe ata e pushkatojnë me 4 Nandor 1946, bashkë me Popin Vaso FILIPI, Ali BEQIRIN dhe Lek MACIN. Cafo BEGU mbas 1944 ishte i mshefun tek Miku i vet Noc ZEFI.

NANDOR 1944 Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”

●Më thonte i Nderuemi Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974, tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa falsifikime dhe shtrembnime, madje, as edhe vetë aktin e Pavarësisë së Shqipnisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta..!”

25 Dhjetor 1919Kongresi i Durrësit vendosi formimin e Qeverisë së Perkohshme me kryetar Turhan Pasha. Delegacioni i kryesuem prej tij per në Konferencen e Paqës, kishte edhe Imzot Luigj Bumçin dhe At Gjergj Fishten, dhe të dy Klerikët patne kenë kundershtue nga qeveria italiane, per pikpamjet e Tyne Atdhetare.

24 Dhjetor 1898U le Don Shtjefen KURTI, Arrestohet në 1946, bani 15 vjet burg dhe, u arrestue se kishte “Pagzue një fëmij...” Per këte u pushkatue në 1971...

27 Dhjetor 1899U le Lasgush PORADECI, Shkrimtar Atdhetar.

2 Dhjetor 1906u le At Daniel DAJANI S.J. dhe u pushkatue me grupin e Parë antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder, me 4 mars 1946...

Dhjetor 1906U le Don Lec SAHATCIJA (1906 – 1986) Vdiq në burgun e Tiranës në vitin 1986. “Nuk pranoi me akuzue Imz. Frano GJININ.”

5 Dhjetor 1931U le Nikolin MUZHANI, aktivist i së Djathtes së Bashkueme në Shkoder me Mentor QUKUN, Nikolin DESTANISHTEN, etj..,në fitoren e 1996.

14 Dhjetor 1933U le në Shkoder muzikanti Mark KAFTALLI.

1 Dhjetor 1935Shuguroet Meshtar Papa Josif MIHAJLI (1912 - 26 Tetor 1948).

1 Dhjetor 1928U le Imz. Zef SIMONI (1928 – 2009) Ndihmes Ip. në Shkoder.

30 Dhjetor 1940Vdiq Poeti Kombtar Shqiptar At Gjergj FISHTA O.F.M.

2 DHJETOR 1944 U le Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova (Vdiq 21 Janar 2006) Kujtimi i Tij do të jetë frymëzues përgjatë gjithë shekujve per Popullin Shqiptar!

2 Dhjetor 1945Zgjedhjet e para të Frontit Demokratik pa asnjë grup ose parti kundershtare. Ky ishte hapi i parë i vendosjes Diktaturës sllavokomuniste në Shqipni.

31 Dhjetor 1945Arrestohet At Daniel DaJANI dhe At Gjovani FAUSTI.

2 Dhjetor 1946At Bernardin PALAJ mbytet në tortura me korrent elektrik...

4 Dhjetor 1946arrestohet At Leon KABASHI dënohet dy herë, 12 vjet burg.

4 Dhjetor 1946Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të vume nga sigurimi..

6 Dhjetor 1946Arrestohet Imz Jul BONATI (1874 – 1951), mbasi kthehet nga anglezët prej Italije, dhe dënohet me 5 vjet burg. Mbytet në çmendi.., në 1951.

10 Dhjetor 1946Arrestohet At Sebastjan DEDA ( 1916 – 1984) Denohet 5 vjet.

11 Dhjetor 1946Arrestohet At Aleks BAQLI ( 1916 – 1993) per armët në Kishë.

11Dhjetor1946Arrestohen At Pal DODAJ, Don Tom LACA, Don Nikoll SHELQETI, At Gjon KARMA, At Mëhill MIRAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA dhe Fra Zef PLLUMI. Akuzohen per futjen e armëve në Kishen e Fretenve nga vetë sigurimi.

20 Dhjetor 1946Nxirren nga Kuvendi i tyne 60 Motrat Stigmatine të Shkodres.

19 Dhjetor 1947 Arrestohet At Anton LULI (1910 – 1998) Një klerik i njohun per qendrimin e Tij burrnor në hetuesi dhe nder kampet e shfarosjes komuniste.

28 Dhjetor 1947At Çiprian NIKA dënohet me vdekje... Pushkatohet 1948.

28 Dhjetor 1947At Pal DODAJ dënohet me vdekje, i kthehet dënim i perjetshem dhe ka vdekë me 5 Shtator 1951.., në spitalin e burgut të Shkodres.

5 Dhjetor 1948Arrestohet Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950) Lirohet mbas 11 muejsh në Nandorin 1949 “I pafajshem”, dhe vdes nga torturat me 2 Korrik 1950.

20 Dhjetor 1948Arratiset At Daniel GJEÇAJ...Drejtues i Radio “Vatikanit”.

28 Dhjetor 1948Arratiset Don Prek NDREVASHAJ.

29 Dhjetor 1948Arratiset At Bernard SERREQI (1907 – 1977).

5 Dhjetor 1956vdes At Nikoll DAJÇI (1875 – 1956) nga Dajçi i B.Bunës...

Dhjetor 1956Vdes në Burgun Burrel Don Rrok FRISKU (1892 – 1956)...

24 Dhjetor 1963Arrestohet Don Errnest TROSHANI (1928) Shugurohet Meshtar nga Imz. Errnesto ÇOBA. Arrestohet në Dhjetor 1963 Lirohet 1981.

Papa Françesku e Emnon Kardinal me 12 Nandor 2016, në Vatikan, Romë.

21 Dhjetor 1964Vdes At Justin RROTA ( 1889 – 1964)Historian dhe letrar...

25 Dhjetor 1972 Papa PALI VI njofton në mbledhjen e Kardinalave, perpjekjet pa rezultat per Lirinë e Fesë në Shqipni...Kujtohet per Festimin e 500 vjetorit të Gjergj KASTRIOTIT – Skenderbeut, në Vatikan me Shqiptarët jashta Atdheut...

10 – 12 DHJETOR 1990 Nga frika e formimit të Partisë Demokristjane në 13 Nandor 1990 në Shkoder, diktatori hipokrit Ramiz Alia, formon Partinë Demokratike simbas porosisë së Katovicës, tue percaktue: “Pushteti politik do të jetë perjetsisht yni...”

Pergjegjen e meritueme Ramiz Alia e mori nga Rinia Shkodrane të nesermen...

13 Dhjetor 1990... Rrëxohet në Shkoder busti i diktatorit tiran E. Hoxha...

Arrestohen mjaft të rinjë dhe torturohen barbarisht, me pasoja të randa per gjithë jeten.

25 Dhjetor 1990Kremtohet në mesnatë Mesha e Parë e Krishlindjes mbas 1967 në Rrmaji, nga Don Simon JUBANI... Marrin pjesë mbi 30.000 qytetarë Shkodranë...

●SHKODRA I KA PARAPRIJË TË GJITHA ZHVILLIMEVE DEMOKRATIKE !

Ju uroj me gjithë zemer Vitin e At Gjergj FISHTËS 2020! Autori.

Melbourne, 2 Dhjetor 2019.


#fritz #radovani

14 views

Shkrimet e fundit