top of page

MUA MOS MË QANI…


TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA

KUR DITA VDIQ…

Kur dita vdiq,

Nata e ngushëlloi

Me miliarda qirinjë yjesh…

Të dashuruarit u marramendën, u puthën…

Të nesërmen,

Lindën skllevër të rinj,

Por më të bukur…

Dhjetor 2021, Athinë.

MUA MOS MË QANI…

Mua,

Mos më qani kur të vdes,

Do më qajnë milingonat,

Lulet, zogjtë që i desha shumë…

NËNA do ngrihet nga varri

Dhe do më puthi në ballë

Siç e putha unë…

28 – dhjetor – 2021. Athinë.

U DESHËM…

U deshëm aq shumë

Saqë,

Të dy vdiqëm

Në një ditë,

Thonë se varri u bë dritë…

Dhjetor, 2022.

2 Comments


mich.maska
Dec 06, 2022

Faleminderit i nderuar Poet, per postulatin mencuror. suksese. Me shume respekt Myslim Maska.

Like

abilekajn
Dec 06, 2022

I dashuruari me jetën, deri në frymën e fundit të poetit, bashkëjeton me pasjetën, me me përjetësinë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page