top of page

MREKULLITЁ E PRESPЁS…



1. ISHULLI I MALIGRADIT…

Njё bukuri e rrallё natyrore.Njё pamje shkёmbore e bukur dhe e vecantё e liqenit. Si njё shkёmbё nё mes tё ujit, herё duket tutje diku, herё- herё fare afёr, atje ku ёshtё dhe kisha me kambanore dhe afreske tё vjetra prej mijёvjecarёsh. Sic shkruan pёr tё Roland Gjoza nё memorie, Maligradi ngjan si i dehur me verё ! ….Ketu edhe dielli bёhet tapё prej plloskёs sё verёs qё derdhet nё liqen. Kёtu koha s’fle, por ndillen shpirtrat…” . Mbi kambanoren e qiellit fluturojnё lejlekё me kёmbё tё gjatё e tё hollё,qё pezullojnё nё ajёr dhe pёrthyhen si prej penjёsh qё tёrhiqen…Panoramё me flatra shpendёsh qё dremisin mbi suvalёt e holla tё liqenit !.

Nё shkёmbinjtё e Ishullit ndodhet kisha “Shёn Pjetri”, njё monument kulture kombetare nga mё tё rrallёt nё Shqipёri, qё ruhet nga Akademia e Shkencave si njё vlerё e madhe artistike me ngjyra tё gjalla tё ikonave qё simbolizojnё shkollёn e pasur bizantine…Ёshtё e shekullit tё 16-te. Nё ketё ndёrtim pikturat “Kryqёzimi i Krishtit” me “Shёn Mёrinё”, njё shprehje tёrё dhimbje e Nёnёs, tё sjellin ndёrmend pikturёn “ Vajtimi i Krishtit” tё Nerezit. Pёr ketё flet edhe pёrshkrimi i gjetur tek njё historian i huaj, i cili vecon magjepsjen e artё shpirtёrore se : “Tё mundem qё ta shkёput nga natyra ketё bukuri dhe ta coj nё Rusi !”…


Kёtu nё Ishull ka gjurmё tё njё ndёrtese.Tё parёt thonё se kjo godinё ishte tre katёshe dhe nё tё vinte pёr pushime Mbreti i Maqedonisё, Samuill.Emri i ishullit tregon se mbi tё ka qёnё njё qytet i vogёl ku gjurmёt e tij diktohen nga mjetet metalike qё gjenden nё ketё masiv shkёmbor dhe me varret e shumta ku ndodhen kocka njerёzish tё pёrmasave mbi 2 m…

Kёtu nё Ishull hapin krahёt Pelikanёt e bardhё dhe hёrё-hёrё ngrihen duke shkundur ujёrat. Duke lёshuar njё vigmё tё vecantё, kopeja e pafund mbulon liqenin me manastiret e kuq tё Golemgradit tutje…Nёpёr ujёra buisin shpesh rosa, cafka, guza, lejlekё dhe pelikanё madhёshtor si tё poezive tё Lasgushit tё madh…

Maligradi quhet edhe “ishulli i gjarpёrinjve” dhe ka qёnё gjithmonё vend peligranazhi pёr artistёt dhe poetёt e vendit. Kёtu artisti ynё i madh Mirush Kabashi ka realizuar filmin “ Njё shoqeruesi im i dikurshёm”.Edhe kamera filmike e Kinostudios ka realizuar filma dhe personazhe tё shumtё historik nё kёtё ambjent kaq fantastik midis ujit dhe tokёs…

2- ISHULLI I GOLEMGRADIT…

Njё anije pёrrallore me thesare e cudi. Ndodhet nё mes tё liqenit pёrball Goricёs sё Vogёl dhe Gllombocit dhe duket sikur “pёrshёndet” cdo udhёtar qё prek me sy liqenin. Nuk ёshtё cudi tё meditosh pёr formёn e vecantё qё shfaq pamja e kёsaj ujёdhese natyrore me shkёlqimin e njё anije qё i afrohet bregut…aq tronditёse mbetet nё cast shfaqja e pamjes gjigande tё Golemgradit, qё fsheh gojёdhёna e pёrralla historike mijёvjecare…

Ёshtё ishulli magjik me 12 manastiret e kuqe e tё famshme, nё muret e tё cilave janё vizatuar me ngjyra tё ndezura shenjtorё dhe shtegёtarё tё Biblёs.Njё pjesё e kёtij ishulli i pёrket Maqedonisё pasi ndodhet nё vijёn kufitare tё Liqenit tё Prespёs qё ndan tre shtete…

3- GRYKA E ZAVERIT

Ujёvarё shkёmbore tё kёsaj gryke pёrcjellin ujёt e liqenit tё Prespёs nё burimet e Shёn Naumit tё liqenit tё Ohrit Pogradec, nёn Malin e Thatё…

Njё vend fantastik, qё krijon mistere natyre tё pashpjegueshme. Kёtu ujёrat janё si cupka qё bёjnё njё sy gjumё tё tronditur para takimit me hijen qё i pret nё muzg. Atje poshtё ujёrave pasqyrohet edhe ёndrra bojё trёndafili e manastireve qё bashkohen me mrenёn e argjendtё, njё peshkё i shenjtё nё liqenin e Prespёs…

Ai copë vend poshtë në greminë duket i heshtur, i errët, i përgjumur, sic duket Shën Petërburgu nën mjegullën e misterit. Me ketë shfaqe fantastike ky kanion gurësh e shkëmbinjsh “suprizon” me të dhënat astronomike të lëvizjes së ujrave poshtë malit…

4- KODRA E BELIT…

Njё masiv madhёshtor toke i future nё brendёsi tё liqenit dhe konkuron tё gjitha bukuritё e peizazhit…Kёtu ndodhen gjurmёt e njё ure tё shekullit tё 2-te p.e.n, qё lidh fshatin Goricё e Vogёl me kodrёn e Nabelit pёrmes liqenit…

Njё kodёr e bukur, e hijshme nё vargun e vendeve piktoreske buzё liqenit, me pamje tralisёse, sikur kundron qiellin me panoramёn blukaltёr tё liqenit, si njё sy magjepsёs afёr bregut ku shijon vёrtetё njё pёshtjellim hyjnor…

5- QAFA E BIGLLЁS…

Njё freski mali e mrekullueshme, njё grykё plot hapёsirё dhe lёndina tё Malit tё Thatё nё rrugёn autombilistike KORCE- GORICЁ- MANASTIR…

Kёtej ka kaluar edhe karvani i kurbetlinjve qё drejtoheshin nё kryqёzimet ballkanike dhe evropiane tё Selanikut dhe Stambollit, pёr nё anijet qё conin emigrantёt nё Amerikё e Australi. Nё muzeun “ELIS” tё Nju Jorkut tё SHBA gjenden dokumenta origjinale pёr kurbetlinjtё e e shekullit tё 2O-tё, nga tё cilёt qindra vetё ishin edhe banorё tё Prespёs dhe tё Korcёs. (Periudha e viteve 1903 – 1925 ). Autentik dhe domethёnёs ёshtё edhe tregimi “Rrёfimi i njё kurbetliu” i shkrimtarit Sterjo Spasse, qё jep detaje e ndjenja tё imta tё dhimbjes njerёzore nga drama e madhe e kurbetit ku edhe vёllai i tij STOJAN kaloi njё jetё tё tёrё nёpёr Amerikё larg familjes dhe vendlindjes.

6- SHKЁMBI I SHЁNUAR…

Njё masiv i gurtё buzё rrugёs pёr nё fshatin Zaroshkё, qё ka tiparet e njё gruaje me djepin e fёmijёs sё ngarkuar nё shpinё. Njё mozaik artistik tipik i kohёs mitologjike, me njё kompozim tё vecantё mistik e hyjnor pёr frymёn dhe ndjenjёn njerёzore :

Shkëmb i shenjtë i gojëdhënës së rrallë….

Sipas gojëdhënës ne fshatin Zaroshk

Masiv shkëmbi si sferë e hirtë

Buzë rrugës për në fshatin tim

Si zambakët e liqenit zbardh ëndrrat


Në sfond tiparet e një gruaje

Me djepin e fëmijës ngarkuar në shpinë

Shenjë hyjnore e ndjenjës së mundimshme

E dashurisë mëkuar në shpirtë të fëmijës…


Me kohën ka qendruar i brishtë

Rrëzë kodrës me dushqe që vështron liqenin

Nuk ka ndryshuar fytyrë, i lashtë shkëlqen

Një përshëndetje për çdo udhëtar…


7- GLLOMBOCI SI “ FOLE E MAGJISHME ”

Njё fshat liqenor mjaftё i veçantё, rrethuar me kodra e male dhe pёrpara tij, me pamje ballore, fytyra e liqenit kaq pranё….Ashtu si Nivica nё Greqi dhe Lubonja nё Maqedoni, GLLOMBOCI i Prespёs ёshtё njё vend liqenor shumё i bukur,rrethuar me kodra e male dhe ka pamjen e mahnitshme tё liqenit kaq pranё. Pёrmendet nё dokumentat historike qysh nga viti 1309, pra, 700 vjet pёrpara. Jo mё kot Sterjo Spasse thoshte me krenari pёr vendlindjen e tij se kjo ёshtё foleja ime e magjishme e jetёs”…Kaq i bukur dhe i lashtё ёshtё ky fshat, sa historia shekullore e mijёvjeçare e tij vjen pas asaj tё formimit tё liqenit tё Prespёs 3–4 milion vjet pёrpara…

8- ARKEOLOGJIA E LIQENIT…

Njё shfaqe befasuese nё kёrkimet arkeologjike ёshtё ndeshur edhe nё Prespё. Nё kishёn buzё liqenit tё fshatit Bezmishtё, janё gjetur materiale antike tё kohёs sё bizantit me epitafe dhe mbishkrime tё shekullit 10 – 14 –te, qё janё unikale pёr rajonin e Prespёs e tё Ohrit nё Ballkan.

Krijimtaria arkeologjike e zbuluar me tekste kёngёsh dhe mbishkrime nёpёr kapele “ Jo vetёm me fjalё, por edhe me zemёr lutjuni Zotit”, tregon se Prespa ruan prej kohёve tё largёta historike xhevahire afreskesh arkeologjike tё piktorёve dhe kёngetarёve tё famshёm si Zografёt e mёdhenj…

9- KURORA E MADHE E LIQENIT

Një kurorë liqenore me sfondin e maleve të larta !...Mbi gjithçka pllaja dhe vargmale malore plot shkëmbinj që bien thikë mbi liqen…

Buzë bregut me grishje të ëmbël dhe shtëpitë e bardha si shami përshëndetjeje, tre janë bukurië e shndritshme nën diell : gjelbërimi, uji i kristaltë dhe fytyra e bukur e natyrës me pamje magjepsëse…

Njё peizazh tё hapur natyror me pamje qetёsuese dhe magjepsёse formon harku qiell-blu i ujrave dhe i tokёs sё pupurtё : Kodra e Belit - Manastiri i Shёn Marenёs - Hunda e Bezmishtit - Malet e Babёs - Nivica - Shkёmbinjtё e Kosornikut dhe tё Osojёs deri nё fshatin ZaroshkёNjё kurorё natyrore ku udhёtohet me mendje e fantazi, njё magji e sipёrfaqes sё paqtё ku flet liqeni “me shpirtё”,ku frymёzon historia e lashtё me kishat rrezё brigjeve… Njё vezullim energjik i ndjenjёs qё nuk kufizon asnjёherё shikimin e syve dhe shprehjen e zemrёs…

Cfarё ёshtё mё e bukur nё Prespё !?...

Kaltёrsia e ujrave, brigjet e larmishme e me bukuri tё rrallё, bota e shpendёve tё ujit tё kёtij liqeni. Tё gjitha kёto veçori e kanё vendosur Prespёn nё njё regjim ekologjik tё plotё e tё pёrsosur natyror…

Zhvillimi i peshkimit, Kisha mesjetare e Shёn Mёrisё me plot afreske e mbi tё gjitha panorama e bukur poetike e liqenit me forma tё crregullta e plot gjire e kepa shkёmborё si edhe dy ishujt e vegjёl nё mes tё liqenit, e rradhisin Prespёn nё njё nga zonat mё tё cmuara tё tё gjithё Evropёs, me njё bukuri tё lakmueshme dhe befasuese pёr shumё historian, studjues, shkencёtarё, shkrimtarё, kёngetarё e poetё…

73 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page