top of page

MOZAIKËT E KUJTESËS…




Si asnjë universitet tjetër ne vend,Universiteti Bujqësor i Tiranës-Kamëz,me një jetë 70-vjeçare, e ka të shkruar “historinë e dijes” bujqësore dhe radhitet me dinjitet në krenarinë kombëtare të diturisë dhe shkencës.

Brenda 20-vjeçarit të fundit 2001-2021 u botuan tre libra të bukur universitar, ku spikat fuqishëm zëri rinor, atmosfera e dijes nëpër dejet kombëtare nga një armatë specialistësh të kualifikuar, ngjarje e histori të patreguara më parë. Duke qenë “monument kulturor” në Kodër-Kamëz, ai ka tërhequr vëmendjen e disa “penave letrare” dhe nxit përherë krijimtari të bukura…


Sfondi historik i Universitetit Bujqësor është identifikuar tërësisht me “gjurmë” e “shkronja të broxta” në një periudhë mbi gjysëm shekullore ku skema e shkëmbimeve emocionale që nga fillimet e para merr pjesën e xhevahirit dhe citohet dukshëm “e blerta”dhe “e klorofilta” si ndjenjë ndikuese në shpirtë.

Nuk është nevoja për përzgjedhje apo ringjallje të emocionit nostalgjik, por vetëm një rikthim esencial e dashuror në reputacionin tonë arsimor, intelektual, profesional e njerëzor për ta lartësuarMonumentin e Dijesnë piedestalin që i takon.Tradita e edukimit, e arsimimit dhe e shijeve krijuese me degëzimet e shumta profesionale në vite e dekada, e kanë të hapur “koridorin” në këto faqe legjitimiteti për jetën studentore në Kodër – Kamëz. “Etimologjia” jonë në fushën e dijes është modeli i fjalës së hapur e të lirë, që ka tingëllimin në cdo kohë me moshën më të freskët dhe sharmin ideal të bukurisë sfiduese për jetën.

Në trungun memorial të kohës në Universitet,pema e lulëzuar e jetës tregon gjithmonë buzëqeshjen rinore, erën e gëzimeve të hapura të moshës së artë dhe flladin e fushave, maleve, luginave, gjithë freskinë e natyrës !...

Qyteza e mijëra ëndrrave !...është përshkruar nga vetë studentët nëpër vite. Mes gjelbërimit të kodrinës, mes gjallërisë rinore në Universitet “pranvera dhe këngakanë qënë gjithmonë tinguj të vecantë dhe mrekulli e pandarë të mëngjezeve studentore. Reflekseve të kësaj ndjesie romantike dhe motiveve të përflakura me të gjitha ngjyrat i ndrin relievi i qendisur bukur me hijeshi e madhështi në të gjitha drejtimet. Fragmentet poetike “Buzëqeshja e Jetës”Xhevdet Shehut; prologu i ëndrrave “Peizazhe përherë rinore” nga Gëzim Llojdia; “Llambat e ndezura të provimeve” nga Pjetër Kola;“Mijëra dashuri në shpirtë që s’vijnë lehtënga Feti Zeneli; “Hapësirat ngjyrë dielli” nga Sinan Elmazi; “Vajza me emrin e stinës më të bukur” nga Alfred Gjata;Tingujt e Kitarës” nga Thoma Naqo; “Poema e Jetës” nga Viktor Plaku, “ Vij nga Jugu” nga Jani Jero, “ Retrospektivë në tre kohë” (ditar) nga Shefki Bara etj, etj, ishin motive që buronin nga kjo natyrë e artë dhe mjedisi i gjelbëruar plot hijeshi në Kodër – Kamëz.

Zëri i studentëve !...Universi i dijes, i shkencës, i dashurisë. Në UBT kanë qënë student edhe Aleksandër Lalo, kompozitori i dëgjuar i këngës, që studjoi për agronomi; Rexhep Uka, i specializuar për frutikulturë e më vonë si pedagog në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve. Ai ka krijuar Fermën e tij BIO “U K A” si një qytezë të gjelbëruar në periferi të Tiranës, në Laknas. Ajo ngjan si një “kabinetë natyror” ku mësojnë studentët e UBT-së; Agron Duka, që ndoqi rrugën e shkollimit të gjyshit të vetë duke marrë profesionin e agronomit; Luan Muhameti që u lind në Labëri, u rrit e u formua në Myzeqe. Kur ishte student në Agronomi ai u fut në grupin e estradës dhe këndonte këngën e Beniamino Xhilit “Zërat e Natës”, Ahmet Osja,që punoi mbi 50 vjet në profesion dhe arriti të vërtetojë tezën e mbijetesës si specialist edhe në kushtet e rrethanat jo të pëershtatshme e të padëshiruara në jetë.Arben Petto, që sot është lideri i biznesit të shërbimeve doganore në Shqipëri me Kompaninë e tij private : “Benimpex & CO”. Në 45 vjetorin e hapjes së Fakultetit të Shkencave Pyjore ai dhuroi “Lekteriumin Arben Petto”, që është një ndër mjediset universitare model në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Janë vite e dekada që kujtesa i mbledh në një “kurbë të tërë levizjeje” marramendëse nëse e imagjinon në një cast.Asnjë vlerë nuk krijohet në boshllëk. Duke ecur me guxim drejt të panjohurës,ne ndiejmë më fortë rrjedhën e jetës, sic e thotë bukur Shefqet Meko, “koha rrjedh si Buna në Shkodër !...”.Sa më shumë të largohen vitet aq më magjike bëhen kujtimet, ajo pasuri e cmuar brenda shpirtit. Në memorien tonë ruhet pavdekësia e shkollës !..

Pedagogët e thjeshtë dhe gjithmonë pranë studentëve si Llazar Treska që është simbol i armatës pedagogjike,Vasil Tagari me mencurinë, pjekurinë dhe qetësinë e tij vitale si të një profeti; Gaqo Tashko që nxiti angazhimin e pedagogëve në kërkimin shkencor në të gjitha fushat e prodhimit bujqësor; akademiku Mentor Përmeti, që erdhi si Rektor i Universitetit në vitin 1967; Masar Dervishi që kishte studjuar në Hungari; Stavri Gjollma që jepte Anatomine Patologjike, Zef Shala nga Shkodra , që është themeluesi i kirurgjisë veterinare shqiptare dhe profesor i leksioneve të bukura;Mersion Zeko nga Gjirokastra, që ndiqte praktikat mësimore të studentëve;Aleko Xoxa, njeri i dijes dhe shkencës, i fantazisë dhe realitetit, që u bë protagonist dhe simbol i themelimit dhe zhvillimit te veprimtarisë mësimore-shkencore në UBT; Mirdash Kalo, pedagogu i shquar për perkushtimin shembullor në punë dhe në jetë;Lufter Xhuveli, agronomi i mirëfilltë dhe biologu i shquar i bujqësisë shqiptare; Murat Manehasa pedagogu i Veterinarisë me një temperament të vecantë në “skutat” e shkencës aplikative; Haxhi Aliko, pedagogu fisnik që kishte shkrirë në një të vetme bukurinë shpirtërore, aftesitë profesionale dhe talentin pedagogjik në auditore;Kristaq Pata,profesori i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare; Rexhep Cuko, profesori i moduleve matematikore në fushën e bujqësisë, që fliste pak e mendonte shumë si një “Aristotel”; Përparim Laze, njeriu i vecantë i studimeve shkencore me një kurajo akademike të përsosur; Hulusi Hako pedagogu i Filozofisë, me 35 vjet jetë pedagogjike në Universitet etj, etj,janë emra që na lidhin me rrugën e artë që të con tek Instituti, apo Universiteti Bujqësor i Kamzës.Vlerësojmë dhe respektojmë punën e të gjithë pedagogëve që na mësuan, na lidhën me jetën dhe na dhanë kulturë e dije. Ata na dhanë plot sadisfaksion postulatin universal njerëzor : Puno të jetosh”.

47 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page