top of page

Motive poetike me “zëra të kaltër”


Nga vjeshta e një “qyteti prej betoni”, tek stinët e shpirtit me dritëhije dhe mallëngjim të kaltër !....

- Motive poetike me “zëra të kaltër”, që lahen burimeve të ëndrrës nga Dashamir Malo.

………………………..

SPASSE THANASI

Midis vetmisë dhe heshtjes, me një “valle të cmendur” Merylin Monre tek brigjet e detit,drithma e poetit Dashamir Malo thyen udhëkryqet me “motive të rrahur” dhe nëpër mallëngjimin e kaltër buzë limanit të shpresës me blunë e kthjellët, rrezëllin me stinët e shpresës…

Top of For

Bottom of FormLibri poetik “Vagëllimthi”(2014) risolli kujtimet e vjetra me “gjurmë jete” dhe ripërtërin tavernën e peshkatarit sarandjot nën diellin e jugut. Me “Dritëhije” (2019) fari i mallit rigëtin detit të trazuar në “muzgje dashurie” :

- Prej dritares së kujtesës

Zgjat kokën miturake

Fëmijëria ime….

Dhe hyn në barin e kafesë të së djelës në Sarandë, ku dëgjohet tingulli i murrmë i kambanës së Kishës. Vazhdon të përshëndes tej dritares, hënën që lahet në det,si një vetull e ngrënë në një mbrëmje Janari… Ulet në këndin e preferuar si përherë, aty ngjizet edhe vargu i poetit e mbetet kujtimi i ditës !...

Mbi supe ka një vorbull të tërë ndjenjash, që dridhen edhe në ditë me diell. Dritëhijet e tij rrinë pezull në vijën e horizontit ku bashkohet deti me qiellin. Si poet nga majë malesh krenare e baltë ilirike, ai vjen me “lisin pellazgjik” të vendlindjes, me “fisin dodoniak” nga viset stërgjyshore, me “ndjenjë faji” që prishi folenë thneglave kur ishte ende fëmijë, me “anemone bukurie” që rigëtijnë detit të trazuar, me “dritare të kujtesës” që i japin frymë e dashuri, me “shtegëitmet e kaltra” e lule ëndrre…Flet vetëm gri, si një “re mallëngjyese”dhe si një hënë lahet në det mbrëmjeve të vonuara me anije ëndrrash. Në tavernën “Poseidon”, duke pirë një gotë verë, poeti Dashamir Malo harlis me vargje naimiane :

- Kupën e së sotmes, e kthej me fund

Te ky liman ku ish Naimi doganier

Këtu ku i dha udhë vjershërimit shqip

Dhe si qiriri mandej, për mëmëdhe u tret !...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page