top of page

VËRSNIKËT

Updated: Aug 1, 2023



Me gjithëse i ndodhur në distancë, në trotuarin matanë rrugës, ai i ndjeu në çast ato mbërthime shikimesh e duarsh të forta.

Zbritja nëpër shkallët e hekurta të cafe-barit e një djaloshi qe e beftë ashtu si edhe dora e tij e zgjatur për të rrëmbyer telefonin e lënë mbi parmakun e mermertë për të kapur sinjal. Në të njëjtën kohë, vërtiku i njërit prej kamarierëve tek i mbërtheu dorën ishte edhe më i shpejtë. Egërsia e atij përballimit të ndërsjelltë e detyruan atë, të zotin e lokalit, të ndërhynte me njëherë. Ishin të një moshe dhe kishin të njëjtin vrull e forcë, pavarësisht se ndodheshin në pozicione të ndryshme. Kamarieri duke qenë i sigurt në gjykimin e zotërisë së tij tek e pa të afrohej, ja lëshoi duart dhe krahun. Edhe ai djalosh i pa njohur si i pabarabartë kundrejt të dyve, uli duart përgjatë trupit duke pritur se çfarë do të ndodhte me të.

I zoti i lokalit tek përballoi shikimin me të, gati i lexoi të gjitha intonacionet që po kalonin në fytyrën e tij, ndërkohë u përpoq të artikulonte mendimin se si do të vepronte. Vallë për herë të parë do ta ketë i tha vetes. Por jo veproi shpejt. Tek e shtynte dhe po e qëllonte lehtë për supi e shoqëroi me një shprehje ku gati sa nuk e njohu zërin e tij, për t’u larguar prej andej sa më shpejt. Klienti i pa dëshiruar, duke u futur mes turrmës që kishte pushtuar trotuarin e ktheu disa herë kokën. E tronditi gjakftohtësia e tij, ndërkohë përbrenda vetes e ngacmonte akoma ideja për të artikuluar pyetjen pa përgjigje se, ndoshta diku tjetër do të tentojë të përsërisë aktin e përvetësimit të pronës së tjetrit.

I ndodhur në hyrje të lokalit i hodhi një shikim të shpejtë kamarierit. Nuk kuptoi se çfarë i shprehu me fytyrën, shikimin e tij e cila ende nuk ishte stabilizuar. U drejtua nga rruga duke ndjekur me sy turrmën e madhe të njerëzve që lëvizte gati pa kuptim.

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page