MOS U NGUT ME KAPËRCIMIN E ETAPAVE!


Gjokë Dabaj


Askush me mend në kokë nuk mund të jetë kundër një Evrope të hapur, kundër një Bote të hapur e rrjedhimisht as kundër një Ballkani të hapur.

Madje, ku ta gjejë njerëzimi, që njerëzit të lëvizin lumturisht nëpër këtë botë kaq të bukur!?

Por ç’të bëjmë që, midis njerëzve ka edhe njerëz-kafshë, njerëz që kanë pamjen e njeriut, por që nuk janë njerëz?! Me këta ç’të bëjmë?! Me të këtilla qenie ç’të bëjmë?!

Unë nuk do të kisha asgjë kundër vizionit të Ed Ramës për një Ballkan të hapur, nëse ai do të kish gjetur në fjalimet e tij qoftë edhe një cep, ku të prononcohej ç’mendon ai lidhur me lëvizjen e lirë të kriminelëve sërbë. Kriminelët sërbë, siç dihet, jetojnë të lirë në Sërbi dhe jo vetëm në Sërbi. Ata kanë vrarë gra e fëmijë dhe burra të Bosnjës dhe nuk janë ndëshkuar, për veç ndonjë prijësi të tyre, sa për të thënë. Ata kanë vrarë gra, fëmijë e burra shqiptarë të Kosovës dhe nuk janë përgjigjur askund për ato vrasje. Ata kanë djegur me mijëra shtëpi të shqiptarëve nëpër Kosovë dhe në krahina të tjera shqiptare dhe nuk janë përgjigjur askund për të tilla zjarrvënie. Ata kanë rrëmbyer me qindra mijë bagëti nëpër Kosovë dhe, o i kanë t