Ah,kjo vjeshtë që po del!
(cikël me poezi )
Nga Përparim Hysi
1. E,ç'më duhet?!
As më duhet gjë prej gjëje
Asgjësend nuk ma mbush synë
Se me ty unë jam në mëndje
Se,pa ty,shkoj në vidhimë.
S'gjej rehat dhe zë rënkoj
Si diçka të më ket humbur
Vij vërdall dhe zë kërkoj
Po ku je,o syri i bukur?
Kjo është gjëja që më mbush
Edhe bëhem si i plotë
Syri yt mua më rrëmbush
Gjithçka tjetër duket kot...
2.Kur pashë buzën
Kur pashë buzën që më qeshte
Mua goja vesh më vesh
Sa s'më zunë "ethe vjeshte"
Se sinjalet i marrë vesh.
Zë i hedh në horoskop
Një nga një i deshifroj
Një sinjal diçka më thotë
Pak a shumë:të dashuroj.
THem kështu se është mëdyshje
Horoskopi "troç" më flet
E kështu pa si e qyshe
E puth buzën që më qesh.
3.Kur më fole ti
Kur më fole ti,i perëndove sytë
Turp kishe a si?Mbeta si i dytë
Të zura me duar që të"nxirja gjumin"
Por më ke përvëluar,mua,të paudhin.
Se më dogje zjarr(mënd u dogja fare)
Ç'pate ,syperënduar?Ç'pate,rrënjëdale?
Desha apo s'desha,i shkëmbyem"tepsitë"
Të harbon dhe vjeshta(ja tek janë"dëshmmitë?!"
4.Mos u ngopsh,o Përparim!
"...ti,vetullziu im,
Qasu,qasu ktu,pranë"
Popullore ukrainase.
Më tha mikja:- M'u qas pranë!
Ja,kështu,mua më urdhëroi
Mike,moj,që gjeçë belanë
Pse më bie në qafë,moj?!
Mikja-lule gjithë blerim
Unë po plak;pothuaj:ta shpallë!!!
Hidhe "vallen",Përparim!
Se na hiqesh si me "pallë?!"
Si me "pallë",ke dalë sheshit
Nami shkoi tek molla e kuqe
Tani hë,dilja "rrebeshit"
Se "rrebesh" është mikja me huqe.
E,që thoni,hyj në "valle"
"Do kërcej" me detyrim?!!!
Ah,ç'më bëre,moj rrënjdale
Mos u ngopsh,o Përparim!...
5.Ah,kjo vjeshtë që po del!
Ah,kjo vjeshtë që tash po del!
Seç më çon në mote shkuara
Ndër kujtime zhytur thellë
Zë harroj flokët e bardha.
Bëhem djalë e djalë vërtet
Si atë vjeshtë më të dalë
Kur qeshë me një syzezë
Sy të zesë,po qe pulëbardhë.
Si pulëbardhë,e larë në qumësht
Vetëtinte si dëborë
Djersët mua më shkonin çurg
Se më dogji si me horë.
Eh,seç vajti në atë vjeshtë
Atë vjeshtë në të dalë
Unë u dogja si me eshkë
Se pulëbardha më qe zjarr.
Tash,kur vjeshta,pothuaj ikën
Unë mbuluar me flokë të bardha
Vijnë kujtimet dhe më fshikën
Ta kem veç unë nga pulëbardha?!...
Tiranë,28 tetor 2021
Comments