MOS MË URONI!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 21, 2023
- 1 min read

Në s'shkrova për djersën florilarë, mos më uroni! Në s'shkrova për gji-ëmblën duarartë, mos më uroni! Në s'shkrova për bujkun, që mbjell farë, mos më uroni! Në s'shkrova për gruan, i familjes trarë, mos më uroni! Në s'shkrova për Bijtë e Bija të vrarë, mos më uroni! Flamurit, ngjyrën ripëtrirë, jo lënë tharë, mos më uroni! Në s'i këndova trimërisë si "e marrë", mos më uroni! Në s'i këndova Paqes pëllumb-bardhë, mos më uroni!
Përmbledhja poetike "NJË NGA JU"
Comments