MOS MË QUAJ NJË


Pozaet Qose

MOS MË QUAJ NJË

-Në kujtim të viktimave të tërmetit -

Mos më quaj një ti, o trumardhur, Kur jap frymë, larg orës sime taksë, Se kam bij e bija shume të dashur, Që lëndohen çastit të acartë!

Mos më quaj një, o copëz shelgu, Kur më soset jeta pabesisht, Se kujtimet derdhen lumë te shtegu, Ku më preku yll i dashurisë.

Se lotojnë për mua qindra zemra, Që i pata jetës miq të mirë, Se për mua nipi edhe mbesa Sytë i bëjnë një elegji të ngrirë.

Nuk jam një, mos qofsh ku ndodhesh sot, Jam e gjithë një botë, që s’ka kufi! Nëse jeta ime bëhet lot, I gjithë njerëzimi është në zi.


#Pozaet #Qose

16 views

Shkrimet e fundit