Mos më pyetni sa vjeç jam e ku kam lindur
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 24, 2020
- 1 min read

N’JU RAFTË RRUGA NGA FSHATI
Mos më pyetni sa vjeç jam e ku kam lindur,
mos thoni i vogël që thur ëndra foshnjore,
n’ju humbtë rruga shihni sytë e mi t’ndritur
N’ju mungofshin fjalët shihni tokat pjellore!
N’ju raftë rruga nga fshati zotërinj qyteti,
mos ecni majë gishtash t’shmangeni baltës
e di vini rrallë vetëm për karrike deputeti
me fytyrat pispillosur me kostum e kollare!
Dëgjoni fjalën time nëse ju bie rruga këndej
unë jam në moshën engjëllore si uji kristal,
fik televizorin kur flisni ju në parlament,
m’tremb fjala juaj më shumë se ujku n’mal.

Comentários