top of page

MOS I HIDHNI LEGJENDAT KUR TË TJERËT I KRIJOJNË NGA HIÇI













“MOS I HIDHNI LEGJENDAT KUR TË TJERËT I KRIJOJNË NGA HIÇI”

Një qershori është ditëlindja e Bekim Fehmiut.


Në 85 vjetorin e lindjes së kolosit, postoj …poezinë “NJË RRUGË” kushtuar artistit shqiptar. Në fotografi Bekim Fehmiu dhe Irini Leleku, në “ODISEA”. Aktorët që përjetësuan të vërtetën historike të identitetit tonë.



NJË RRUGË

variant

Kalëroje fronin me këmbë odiseje

e të rëndoi një pellg deti

një tokë lume

mbi sytë bojë plumbi.


I uritur

për një copë bukë ndorme

nga një dorë miell hambari

nga duar nëne,

i etur

për stërkala qumështi

nga një dele rrunëzake

sa për ta lënë veten brenda ndijimesh shijore

shpirt varur në ajërin tënd.


( I miri i zanave)

Trupi yt i bukur

i zënë rob në lëmën e dërrasave të Talias

ku derdhe mushtin

ku ishe profet

pa një kokërr fjale të nënokes.


( Larg teatrit)

Kur natën hovte smira

e praptoheshin dërrasat

ku të kërcëllinin dhëmbë e kocka

ku ecje si lypës e si mbret

pa këmbë shqiptari,

ku zjarri e akulli

s’pjellnin pranverë

ku dashnia për lojën hyjnore

të rropi një copë lëkurë,

një copë mushkëri

dhe ike me këmbë druri

e muza t’i pinte lotët me kupë.


( Larg teatrit)

Mijëra copa ndjenjash,

kokrra lotësh

si kokrra breshëri

binin tej për tej,

përplaseshin rrugëve të botës

pa ajër Prishtine

pa ajër Prishtine.


( Vaj populli )

I vdekuri ynë u bë hi

u fut në urnë

e doli përsëri.

Ikni korba mos e ngani,

sytë e zi mos ia hani

se ka mbetur një mall vashe

dhe nënokja pa e parë.

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page