top of page

Mos ec zbathur kurrë


Fatmire Duraku


Mos ec zbathur kurrë


Bija ime, mos ec kurrë zbathur

Mund të lëndohesh në ndonjë gjemb

Ajo të shkakton dhembje.


Mos shkel ku më parë është ndezur zjarri

gacat do të ketë mbuluar hiri,

Digjesh.


Në ujit të fryrë

mos noto asnjëherë

Mund të humbësh ekuilibrin

E të mos dalësh kurrë më në breg


Detyrat bëj vet

Mund ndokush të të shpjegoj gabim

Studio, zgjidhjen gjeje vet,


vetëm për t`i marrë erë

mos e këput kurrë lulen nga kopshti


lexo çdo libër që të bie në dorë

libri ka ngjarje, ka rrugë, ka përvojë

nuk ka libër të keq!

lexo sa herë të ulësh të pish kafen e mëngjesit

këtë e bëjë dhe unë


lexo, lexo, lexo...

aty do të gjesh çelësin e çdo derë të mbyllur

të mençurit shkruajnë e nuk mbajnë mend


bija ime

mos ec zbathur kurrë


Tiranë 4 tetor 2020

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page