top of page

„Mor, mendoni pak për vete ...“

  • May 31, 2023
  • 1 min read

„Mor, mendoni pak për vete ...“


Hallet tona ju drobitën,

Ecni dhe flisni me vete.

Portofolin ua shkopsitën,

Jetoni me çerek diete.


Gjumin e bëni me ëndrra,

Humorin e keni fshirë.

Lulet u duken si shpendra,

Në vend t‘ujit pini hirrë.


Ja, për ne ia bëtë forra,

Pagat na i dyfishuat,

Taksat i mblodhët sa dora,

Dhe pensionet na i shtuat.


Mor aman mos u tretni,

Edhe në fundjavë punoni.

Pa prona, hollë nga buxheti,

Për pushime në verë s’shkoni.


„Pasha“, popullin keni bërë,

Nuk gjen një problem për be.

Hollë i qepni me gjilpërë

Dhe i groposni në dhe.


Por, mendoni pak për vete...

Rroftë për ju dora, kartoni !

Nene, ligje, „thumba blete“

Si dhe kur doni votoni !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page