top of page

Monopatet e vështira


Nga Fatmir Minguli

Monopatet e vështira në udhën e një shoqate

( Një vështrim analitik mbi aktivitetet e një shoqate rinore)


Ishte data 6 qershor e këtij viti, që u bë shkak për këtë shkrim analitik. Pse kjo ditë? Po, ishte dita kur në një nga sallat e shkollës së muzikës ”Jan Kukuzeli” të Durrësit, u organizua dorëzimi i titujve “Ambasador i paqes” shumë intelektualëve durrsakë. Mes këtyre ishin dhe një grup tashmë i njohur të rinjsh që nga viti në vit po trondisin skenat kulturale dhe shoqërore që organizohen në Durrës.

Ky grupim me disa të rinj, me emrat Pano Ceka, Pol Milo, Jani Koçillari, Griseld Hoxha, Klaudio Hyseni etj , janë të pranishëm për pjesmarrje në shumë aktivitete të ndryshme dhe ku secili prej tyre ka personalitetin e tij. Pol Milo, shkrimtar dhe studjues, Pano Ceka kryetar i shoqatës rinore “Youth in progress” me qendër në Durrës, Griseld Hoxha gazetar mediatik dhe fotograf, Jani Koçillari, arkeolog dhe historian, Klaudio Hyseni kryetar i shoqatës “Durrës aktiv” janë tashmë krejt të njohur në veprimatritë e panumurta të këtyre të rinjve, grupimi i të cilëve sa vjen e shtohet.

Por le të ndalojmë në ambasadorin më të ri të këtij grupimi, z.Pano Ceka, i cili është drejtuesi i një shoqate me të rinj durrsakë e më gjerë që janë të moshës 18 deri në 35 vjeç. Shoqata që ai drejton me emrin sinjifikativ “Youth in progress” ka mbushur katër vjet nga krijimi i saj që daton në 18 shtator 2019 me qendër në Durrës.

Kjo shoqatë e cila është disi ndryshe nga dhjetra apo qindra shoqata të tjera shqiptare, është e aftë që të organizojë takime me tema progresiste, tema që kanë lënë gjurmë në jetën e shkurtër të saj. Nën drejtimin e z.Pano Ceka i është bërë propagandë e thelluar afrimit të rinisë me librin, frekuentimit të librarive dhe promovimeve të librave të rinj të shkruara nga të rinjtë apo dhe autorë të tjerë durrsakë, etj, njohjen me eksperiencat pozitiviste të intelektualve shqiptarë dhe të huaj.

Dhe ja vlen të përmendet këtu se vetë kryetari i kësaj shoqate ka botuar librin e tij të parë poetik “ Të rastësishme” ku poezia dhe socialja janë në kalërim të përbashkët në galopin e jetës së përditshme. Ja si shprehet ky kryetar shoqate me rastin e marrjes së titullit “Ambasador i paqes”:

“Ditën e martë, më 6 Qershor 2023 mora pjesë në ceremoninë festive ku m’u akordua titulli “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes me motivacionin ku njeh si Ambasadorë për Paqen ata individë, jetët e të cilëve ilustrojnë idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlerat morale universale, jetën e fortë familjare, bashkëpunimin ndërfetar, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e bashkimit. Kombet, për një media publike të përgjegjshme kërkojnë krijimin e një kulture paqeje. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqe kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha epokave, një botë të unifikuar paqeje në të cilën dimensionet shpirtërore dhe materiale të jetës janë të harmonizuara.”

Ky deklarim i Z. Pano Ceka është me vlera universale sepse në esencën e këtyre fjalëve qëndron dhe thelbi i shoqatës “ Youth in progress” ku ai drejton jo pa vështirësi. Prandaj do të ishte pikërisht ky titull i cili si të thuash bëri njëlloj përmbledhjeje të punës katër vjeçare të shoqatës rinore “Youth in progress”.

Z. Pano Ceka së bashku me mikun e tij fotografin Griseld Hoxha para disa javësh zhvilluam një takim me kryetaren e Bashkisë Durrës Znj. 𝗘𝗺𝗶𝗿𝗶𝗮𝗻𝗮 𝗦𝗮𝗸𝗼 ku folën për të zhvilluar projekte dhe aktivitete rinore dhe njëkohsisht i dhuruan dhe veprat e tyre, ku z. Ceka i dhuroi botimin e tij të ri, librin me poezi "Te rastësishsme" dhe Griseld një foto artistike të Durrësit në kohë karantine që ishte dhe pjesë e ekspozites fotografike "Urban Life in Durres". Gjatë udhëtimit kohor Z. Pano Ceka nëpër monopate ka marrë pjesë së bashku me një grup të këngëtarëve durrsakë në nismën e mrekullueshme "Koncert në Karantinë" në eventin tek harku i kalasë Durrës. Ndërkohë ky kryetar kalon monopatet e vështira dhe takohet me personalitete nga më të ndryshmet, si me Elvi Margaritin, minister e kultures, me ish presidentin e republicës Bamir Topi, me amabsadoren amerikane Jury Kim, me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, me mr. Ari Falma, personalitet e me të tjerë. Kudo në këto takime ai ka mundur të hapë horizontet e monopatet ku po kalon shoqata e tij të zgjerohen. Në Retrospektivë do të dëshiroja të sillja një ngjarje te vitit 1900 kur në Zvicër u themelua shoqata e parë natyraliste, e pikërsisht në kantonin Ticino ku u hodhën bazat e një shoqërie pa interes bazuar në sfondin natyror. Edhe shoqata “Youth in progress” është natyrore sepse është nën pushtetin e resurseve të Durrësit, aty ku gjiu i detit të Durrësit fokuson dhuntitë e natyrës së detit, kodrës, periferisë, fushave e arkeologjisë së dorës së parë, kulturës origjinale dursake me teatrin dhe aktorët e shquar të estardës… Z. Pano Ceka është bërthama e veprimtarive të shoqatës “Youth ni progress” duke hapur shtigje të reja të cilat bashkojnë mrekullitë e natyrës durrsake me shpirtrat e dëlirë të rinisë së këtij qyteti. Gjithkush uron që kjo shoqatë të vazhdojë dhe kryetari i saj aktual të jetë vazhdues i kryesisë me qëllim që e gjithë eksperienca e fituar sado e brishtë që është jo për faj të antarëve por të kushteve natyrore. Ja si thonë vetë anatrët e kësaj shoqate: “Ne jemi të rinjtë e shoqatës “Youth in progress” në qytetin e Durrësit. Së bashku me profesionistët dhe familjen, ne promovojmë zhvillim pozitiv të të rinjve dhe partneritete mbështetëse midis adoleshentëve, të rinjve dhe të rriturve. Ne jemi të bindur për vështirësitë e kojëve të sotme por nuk dorëzohemi. Duke qenë në Durrës e kemi më të dallueshme pamjen e ikjeve nga trageti, autobuzët te stacioni i trenit, nga taksitë dhe furgonat që shkojnë drejt Rinasit me qëllimin e vetëm emigrimin e përhershëm. Do të ishte e çuditshme nëse do ishte ndryshe jeta në këtë shoqatë kaq delikate, kaq të brishtë por kaq bindëse në veprimtaritë e saj. “

Kur flet me z. Pano Ceka për vështirësitë e kaluara gjatë këtyre katër vjetëve do mësosh se çfarë u përjetua në kohën e tërmetit në Durrës, se çfarë ndodhi në komunikimet gjatë periudhave të vështira të Covid- 19 e çfarë ndodhi edhe vite më pas. Të mendosh se jeta e kësaj shoqata ka filluar në fund të vitit 2019! Aty ku e rastësishmja nuk ishte më e tillë, aty ku puna e një djaloshi tashmë i emëruar kryetar, do të përballonte sa e sa komunikime me antarët e shoqatës së tij duke i angazhuar “Online” shumë veprimtari të tyre.

Rruga e hapur herë mbyllej nga këto ngjarje të rënda e herë ngushtohej duke u kthyer në monopate që dredhëronin nëpër vështirësitë e ambientit shoqëror e sidomos nëpër vështirëstë psiko shoqërore të këtyr viteve. Vetëm mbas “mbylljes” së Covodit kjo shoqatë doli nga “Online” dhe shijoi detin dhe diellin, gjelbërimin dhe bukurinë e vajzave dhe djemve të shoqatës simpatike “Youth in progress”.

Logoja jonë thotë z.Pano Ceka është:

“ Ku ndodhesh? A je në dispozicion për të biseduar? A mund të mësoj më shumë për historinë tënde? A mund të më tregosh më shumë rreth teje?...

E kështu më tej, jeta vertëton poziztivet dhe negativet!

Qershor 2023

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page