Monografi e një hulumtimi shterues


Myrvete Dreshaj - Baliu


Si e tillë, monografia e Jup Kastratit për Konicën fillimisht mund të quhet një antologji, një histori, një përshkrim shterues i jetës dhe veprës së tij, një vepër moralizuese dhe vetëm në fund një sintezë mbi të cilën mund të shkruhet edhe një vepër tjetër e liruar krejtësisht prej të dhënave shteruese të bibliografisë së tij shumë të gjerë, citateve të gjera ku shpesh përfshihet artikulli i tërë, komentimet e gjera shpesh përshkruese të artikujve etj. Të gjitha këto e bëjnë këtë vepër një mal sintezash dhe një mundësi rifillimi nga e para.

Po të bënim një ndërtim të ri në vija të trasha, ose po të përshkruanim në mënyrë vizuele tërësinë e monografisë mbi Faik Konicën, atëherë ajo do të dukej kështu: Situata politike shoqërore dhe kulturore e kohës, rrethi ku jetonte Konica, aktiviteti i tij dhe pikëpamjet vetjake, të tjerët për Konicën, veprimtaria letrare dhe analiza e saj, sipas një shembulli mbase përgjithësues, si ky: “Në novelën Dr. Gjilpëra… kritikon, demaskon, satirizon dhe ironizon gjendjen e prapambetur sociale e shpirtërore të ambientit dhe të popullit shqiptar në vitet ’20. (378) … Në këtë novelë autori fshikulloi format anadollake të organizimit të jetës shoqërore e familjare në Shqipëri, demaskoi administratën shtetërore të kohës, me korrupsionin dhe ryshfetin, si tipare të saj thelbësore, vuri në shënjestër, me një sarkazëm dërmues e me imtësi hiperboliko - groteske, injorancën dhe brutalitetin e nëpunësve. Kritika e këtyre anëve të realitetit shqiptar të kohës ishte e drejtë.”(378) Vijn më tej