
Ashtu si stërkalat e detit aq të pandjeshme
ka momente të pandashme në jetë.
Disa njerëz i njoh mjaft vonë, disa njerëz njihen shpejt.
Janë disa momente,
ndjehem rebel, i hutuar në ajër.
Ndonjëherë me pak frikë, iki me ngut,
duke u shfaqur me një mimikë të varfër,
duke u ndjerë i pasigurt.
Duke dëgjuar biseda të ëmbla të qiejve
me oshëtima, me britma, me të shtëna.
Kur nxjerr vetveten për shëtitje,
dëgjoj bisedat e ëmbla të momenteve të pathëna.
Rënia, pengimi dhe ngritja është e vështirë,
por morali nuk bie, mbetet i ngrirë.
Ndjej dehje të rastit me ilaçin e maturisë
ndërsa ndjek ëndrrat rrugës ka patrullë kujtimesh
duke djegur momentet e vrara prej mërzisë,
zgjoj mëngjese të ndritshëm mendimesh.