Molla e Evës dhe Adamit
Nga Fatmir Terziu
Më shumë se gjysma e saj tretet
tjetra metohet në e nën ca fara,
e ajo që më pas prej saj mbetet,
nuk është sidoqoftë si e para.
E kafshoj. E pastaj ajo më ysht,
më neps ta gëlltis që të gjithë,
por kam frikë se më ngec në fyt,
nuk jam përballur me një të tillë.
E ka trupin lëkurë të lëmuar,
e gjitha ngjan si një mrekulli,
kur e bën gati për ta kafshuar,
kujtohesh se nuk bën dashuri.
Cipalet e saj janë aq të hollë,
sa ngjan si një diçka e gjallë,
e ajo s'quhet thjesht një mollë,
nga koha me Evë dhe Adam.
Kohërat e shpjeguan në fakt,
si një lojë e projektuar mirë,
që të shpjegohej me të një mëkat,
që sot duket për ne paksa i fryrë.
Ai veprim u shfaq me shumë ngut,
vetë molla e ngjizi si një mëkat,
dhe mbeti peshqesh në atë udhë,
kur kafshohet nuk quhet më faj.
Më shumë se gjysma e saj tretet
tjetra metohet në e nën ca fara,
e ajo që më pas prej saj mbetet,
nuk është sidoqoftë si e para.
Ajo vetvetiu që i metohet fatit,
tregohet si mit dhe si një përrallë
është Molla e Evës dhe Adamit
për të s'thuhen sot shumë fjalë.
Hozzászólások