Modeli i pemës


Modeli i pemës

Astrit Lulushi


Në gjuhësinë historike, modeli i pemës është shprehje e evolucionit të gjuhëve, i ngjashëm me konceptin e pemës biologjike të specieve - secila gjuhë supozohet se ka evoluar nga një gjuhë amtare. Idea u popullarizuar nga gjuhëtari gjerman August Schleicher në 1853. Sidoqoftë, kjo mbeti kryesisht vetëm ide, dhe gjuhëtarët gjithmonë kanë theksuar rolin e madh që ka luajtur transmetimi horizontal në zhvillimi e gjuhës.

Shën Augustini (shek. V) supozoi që secili nga pasardhësit e Noes themeloi një komb dhe secilit komb i ishte dhënë një gjuhë - Agustini identifikoi 72 kombe, themelues fisnorë dhe gjuhë. Konfuzioni dhe shpërndarja ndodhën në kohën e Pelegut që ishte biri i Heberit, ky bir i Semit, dhe ky bir i Noes. Augustini pastaj paraqiti një hipotezë, jo ndryshe nga ato të gjuhëtarëve historikë të mëvonshëm, se familja e Heberit e ruajti atë gjuhë që besohej se ishte gjuha e përbashkët. Që nga ajo kohë gjuha mori emrin e Heberit ose Hebraisht. Shën Augustini e zgjidhi këtë problem duke supozuar se Heberi, i cili jetoi 430 vjet, ishte ende gjallë kur Zoti caktoi gjuhën e parajsës që flitej nga Adami dhe Eva në kopshtin e Edenit. Hipoteza e Shën Agustinit qëndroi për më shumë se një mijë vjet. Pastaj, në vitin 1684, duke shprehur skepticizëm në lidhje me besimet, veçanërisht Biblike, eruditi britanik Thomas Browne shkroi:

"Megjithëse toka ishte shumë e