Modeli i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham
Jo më kot krijimi i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham të degës së PD në Britani të Madhe, që drejtohet nga demokrati i përkushtuar dhe biznesmeni me emër në MB, Gazmend Cufaj është një solidim i krijuar në muajin e lindjes së Liderit historik të PD-së së Shqipërisë Prof Dr Sali Berisha. Më 29 tetor të këtij viti ky seksion feston 3 vitet e tij të angazhimit të përkushtuar e të moderuar poltik në zonën e Barking dhe Dagenham, ku është dhe një numër i madh i demokratëve shqiptarë.
Në një datë të tillë, tre vjet më parë u zgjodh unanimisht z Cufaj dhe që atëhere ka qenë një model i organizimeve të ndryshme dhe angazhimeve të thirruara nga kryetari i Degës së Pd- së BM, avokati i mirënjohur Naim Hasani. Si një politikan i ri dhe me vizion ai ka bërë një arganizim të përsosur dhe gjithnjë ka qenë në korrent të situatave aktuale. Ai ka ndërtuar një kryesi të mirëfilltë nga të gjithë anët gjeografike, profesionet dhe angazhimet e përkushtuara në vite me PD. Në mjaft raste ky Kontribut ka parë zgjerim dhe në komunitet pa dallim politik. Bashkëpunim me të gjithë Anëtarët e PD në këtë zonë për shqetësimin e situatës në Shqipëri dhe për të gjitha hallet dhe problemet e shqiptarëve në këtë zonë. Një bashkëpunim të volitshëm ka pasur me degën e PD në Durrës, dhe grupseksionin e drejtuar nga kryetari z. Sami Osmani. Ka pasur bashkëpunim me grupskesionin e PD-së nga fshati Rina z Shkëlqim Cufaj ..... I vetmi grupseksion në UK që shkruan për PD dhe publikon per çdo muaj në Revistën Shqiptare “Albanian Post” si një detyrim dhe obligim i ndjeshëm e i përkushtuar.
Ky grupseksion mbetet një model i angazhimit edhe në këtë situatë ku komunikimet Tims dhe Meet kanë qenë gjithnjë me anëtarësinë dhe më gjerë.
Comments