Mnéra....grimcue!.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 19, 2021
- 1 min read

Mnéra....grimcue!.
N'nji n'labirint, shkambijsh, thellue, turren, grumbuj, lakuriq'sh nate... dyndë, ajrit, n'fluturim, harbue, vrundull, e zgaqshëm!
T'pamujtun, me ecë, lerg turmave, t'tyne, që me frigë, shpirtin, e kalbin, tek dynden...!
Me shpresë, t'nji hapi, pak, ma andej... n'nji vend, shekullojmë, aspak, ma përtej! Tuj pritë, me ikë vetë, e tyn'ja piskamë, por...mâ zí, randojnë, n'klithma, e n'natë...!
Tulatë, e frigue, n'nji cak, mbledhë të tanë, ndërsa... nëpër ajr, zhurmojnë, krahët membranë...!
N'labirint mbetë, t'pamujtun, tuj kênë, kthesat, pa dijtë, t'gjendun, vetëm, mbrendë... Mbërthye, e njeshë, shkambijsh, pa dritë, tuj andrrue, me i ikë, nji verbnie, t'flligshtë, lerg... sysh tyne, me natën, t'ndërkryeme...!
Nj'aty, tuj u sjellë, si n't'vetën, hapsinë, ku turra - turra, pa prâ, shkojnë e vijnë... Pa reshtë, aspak, as t'vetin, zâ të grithtë...! Tuj fluturue, kryq e tërthuer, me frigë, tuj mbshtjellë, brîjë, e krahnuer..!
Poooor.. orësh, sprovue, zemra, forcue, e n'qeshje, plot jetë, zâni, ushtue, n'frekuenca, që trandin, t'ligshtën ndjesi, labirintit, shungullue, përplasë, lakuriqsh, që n'flutrim, e me zâ, t'vajtúe, ngulmojnë, me rrënqethë, ecjen, me rrxue...!
Prej qeshjesh, sfidu'se, e zemrës unjí... ato, t'zezat vorbulla, me krahë të zi, trullosë, e hutue... n'nji qerthull, pshtjellue, shkambijsh, shkapetë, n'për terrin, e vet, e n'tokë, plandue, .... Mnéra... grimcue!
Comments