Rasti e solli që pas dhuratës së çmuar që më bëri miku im Viron Kona “Blerimi i një fushe me krijime të bukura”, të njihem me autorin dhe studjuesin Ibrahim Hadermataj. Nuk kaloi një javë dhe u njoha me miku tjetër nga Tropoja, Prof. Murat Gecaj, i cili me shumë dashamirësi më dhurojë veprën “Bedri Dedja, në kujtesën tonë”… me fjalët e zemrs: “Mikut e kolegut Bashkim Saliasi me urimet më të mira e me dashamirësi”.
Nga Murat Gecaj Tiranë, më 20 nëntor 2010. Po e vendos autografin në ditën e pronovimit të librit, shtoi Profesor Murati me atë të folurën e ëmbël, që mua më bëri për vete, që në momentin e parë të takimit tonë të pa harruar për mua në çdo hap që nis e shkruaj që nga ai moment.
Në mendjen time kanë mbetur biseda e këtyre dy miqëve, nga skaje të ndryshme, por që shprehnin të njëjtat ndjnja për shqipërinë dhe shqiptarët. I lexova të dy librat brenda javës dhe nuk i ndava nga dora deri sa mora dhe hodha refleksionet e mija për këta dy shkrimtar të letërsisë për fëmijë, ku rrugën e vëllimeve me romane, tregime, përralla etj për fëmijë të shkruara nga “Mjeshtri Madhë” Bedri Dedja, po e vazhdon me mjaftë dinjitet miku im Viron Kona.
E falenderoj nga thellësia e shpirtit Prof. Muratin për këtë vepër madhore që më dhurojë. Me anë të këtij botimi prof. Murati, i ka dhuruar popullit Shqiptar thesarin që shpalos rrugën e krijimtarisë së këtij “Mjeshtri të Madh” të nderuar e respektuar në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë botën.
Në librin “Bedri Dedja, në kujtesën tonë”, Prof. Murati sjell një informacion mjaftë të gjerë dhe të shumanshëm që na mundëson të njihemi me veprat e Prof. Bedri Dedjes. Është meritë e Prof. Murat Gecaj që me punën e tij ka mundur që të mbledh shkrimet e botuara dhe ato të pa botuara, që flasin për njohjet e Akademikut me shumë miq e shokë. Në të gjitha shkrimet del në pah vitaliteti i veprës së Prof. Bedri Dedjes, që i deshi aq shumë fëmijët, miqtë e shokët.
Prof. Bedri Dedja ishte një nga shkrimtarët shqiptar që ju përkushtua aq shumë letërsis për fëmijë dhe u la trashëgim brezave vepra me vlera kolosale.
Nga 52 recsesncat e shkruara nga autorët Murat Gecaj, Agim Deva, Aleko Likaj, Alfred Papuçiu, Alfred Uçi, Alma Mile, Astrit Bishqemi, Bardhyl Xhama, Elvira Dollomaja, Fatmir Terziu, Ferhat Cakaj, Hajrulla Koliqi, Halil Haxhosja, Hamit Beqja, Hamit Boriçi, Hektor Veshi, Hysen Sinani, Ibrahim Hadermataj, Iliden Spasse, Ilir Çumani, Isa Halilaj, Klara Kodra, Kolë Tahiri, Kopi Kyçyku, Kozeta Zyli, Marash Hajati, Mark Vuji, Muharrem Dardha, Mustafë Xhemajli, Nuri Abdiu, Pajazit Nushi, Pajtim Bejtja, Pandora Dedja, Qazim Kashari, Riza Shaqiri, Skënder Hasko, Skënder Zogaj, Shpresa Vreto, Xheladin Mjeku, Xhevat Beqaraj, Xhevat Syla, Viron Kona, llka Beçi, Altin Stafa, Katerina Xugara, Edlira Dedja, Bedri Dedja, (ditar i babës). Mesazhe nderimi dhe vlerësimi. Propozim për titullin “Qytetar nderi” i Durrësit dhe Viron Kona, spikat ndjenja e mirënjohjes dhe respektit për këtë “Mjeshtër të Madh” të thesareve shumë të çmuara në arkivin e popullit jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por dhe për mbarë botën.
Në të gjitha shkrimet e shkruara spikat ndjenja e njeriut human, ku gjithëkush me mënyrën e vetë sjell vlerat e këtij “Mjeshtri të Madh”, që për 50 vjet nuk rreshti së shkruari dhe dhënë mesazhe për paqen dhe vëllazërimin e popullit të vet.
Unë po hedh disa nga mendimet, që kanë lënë gjurmë në kujtesën time, ku ndërmjet tyre autorët shprehin fjalët e shpirtit, për “Mjeshtrin e Madh” të letërsis shqiptare të shekullit XX.
Agim Deva, shkrimtar –Prishtinë shkruan se: -Bedri Dedjen do ta nderojmë për kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha: është babai i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë.
Prej tij kemi mësuar se letërsia mund të shkruhet edhe ndryshe, se edhe ne të vegjëlit janë të detyruar të na kuptojnë edhe atëherë qartë e drejtë. Mesazhin që na jep Agimi, i cili njeh mirë krijimtarinë e “Mjeshtri të Madh”, Bedri Dedja na tregon se për asnjë moment nuk duhet t’i harrojmë fëmijët, por në çdo ndryshim që bëjmë duhet të mendojmë në radhë të parë për ta., ashtu sikur mendonte “Mjeshtri i Madh” Bedri Dedja.
Agim Faja me profesionin e piktorit i sjell lexuesit në kujtimet e tij , fjalët e zemrës, që ka patur fatin e madh të punojë dhe të ndjejë në çdo hap të jetës së tij bashkëpunimin me njerëz të tillë të mrekullueshëm, Profesor Dhimitër Shuteriqi, Abdurrahim Buza, Kristina Hoshi (Koljaka), Sadik Kacelli, Foto Stamo, Sterjo Spasse, Fatmir Gjata, Tuni Papuçiu, Vilson Kilica, Guri Madhi, Sabri Godo, Dritëo Agolli e Andon Kuliqi… E, midis tyre. Dallohet çifti i mrekullueshëm, Pandora dhe Bedri Dedja.
Aleko Likaj midis të tjerash shkruan: “I donte shumë fëmijët. Madje ata që i njihte me emra i përkdhelte vazhdimisht. Kishte shumë miq midis tyre e bisedonte i barabartë”.
Alekoja shkruan për taktin që përdorte Prof. Bedri Dedja, si një “Mjeshtër i Madh” i psikologjisë dhe pedagogjisë, ku skaliteshin karaktere dhe nxiteshin talentet.
-Jo, jo e mori fjalën Profesori.
-Mos u shpërndaj në ide të tjera. Vuri buzën në gaz dhe u mbshtet në kolltuk. Dukej i lumtur. Këtë e tregonin sytë, që në atë çast morën një shkëlqim vezullues. Këto dy javë në Lixhë merru vetëm me bariun, që u kacafut me ujkun dhe ka për të dal një novelë e bukur…
Dhe me të vërtetë, Astriti u kthye nga Lixha atë vit me dorëshkrimin e një novele të titulluar “Një verë plotë ngjarje”, që u botua dhe fitoi çmim në konkursin kombtar…
E njihte mirë botën e fshatit, sepse për disa vjet kishte qënë mësues andej. Me këta dy rreshta Alekua na tregon se “Mjeshtri Madh” Bedri Dedja, ishte një njohës shumë i mirë i kulturës së vendit të vet.
Por, Prof. Bedri Dedja, nuk ka frikë nga e keqja dhe si një njeri me zemër të madhe dhe humane e mbron atë dhe pse e dinte mirë se ç’mund ta gjente nga ndonjë “sy vigjilent” dhe e sinjalizon mikun e tij të bëj kujdes.
Aleko kujton:
-More Aleko, cili është mendimi juaj për heroin pozitiv në një vepër letrare më duket se e ke shprehur diku në një mbledhje…
-Po ç’ke thënë mo, në një diskutim krijuesish, këtu e tre vjet më parë, në Kombinat? I ke ngritur furtunë vetes. Je ndarë me të keqen për hiçgjë…
Ndoshta i fola dhe mu duk se u mbyll. U arnua. Duhet të jesh i kujdesshëm, tha bir, dhe më hodhi një vështrim gjithë dashuri, si një prind i vërtetë.
Autori nëpërmjet vlerësimit që i bënë figurës së “Mjeshtri të Madh”, të letërsisë, tregon se Bedri Dedja si një vëzhgues i hollë i realitetit, jo vetëm që skalit tipa personazhesh, por lexuesit i sjell mesazhe kuptimplote për paqe dhe mirëkuptim, larg mëllëfeve dhe intolerancës. Takti dhe mirëkuptimi që përdor Prof. Bedriu, në takimin me fëmijët në aktivitetin e organizuar në Shtëpinë e Pionierit në Cerrik, flet për një psikollog me përmasa botrore. Pastaj si pa e kuptuar, u kthye te shkaku i konfliktit.
U dha të dyve të drejtë…
Alfred Papuçiu midis të tjerash shkruan: -Të them të drejtën, mu bë zemra mal që figura të tilla, si ai, nderojnë Shqipërinë në botë…Fjalët e mira të miqve dhe dashamirësve e lumturonin dhe e mallgjenin shkrimtarin, duke e nxitur të jepte vlera të reja. Sa kuptimplote janë mesazhet që na jep Alfredi, ku midis të tjerash spikat të qenurit njeri human dhe me zemër të madhe, ashtu sikundër ishte ajo e Prof. Bedriut.
Alfred Uçi në konsideratat e larta për Prof. Bedriun nënvizon…
Dhe askush nuk mund të mohojë se Bedri Dedja, edhe në kushtet më të vështira të diktaturës, bëri një punë të shkëlqyer, të shumanshme për mbarvajtjen e këtij sistemi, për të shmangur veprimet iracionale të direktivave e urdhërave absurd të burokratizmit, për të zgjatur frymemarrjen demokratike të drejtimi të tij, nivelin shkencor e kulturor të tij…për të ngushtuar ndikimet negative duke shpëtuar disa vlera positive të arsimit, shkencës sonë kombtare. Ai ngulte këmbë se sistemi ynë arsimor kishte nevojë, duke qënë masiv, të ngrinte nivelin shkencor e kulturor, duhej t’i përshtatej nevojave të vendit…
Alma Mile midis të tjerash shkruan se Bedri Dedja njihet dhe si bashkëpunëtor pranë Universitetit të Kembrixhit, për hartimin e biografive të njerëzve të shquar.
Prof. Astrit Bishqemi, ndërmjet të tjerash nënvizon për“Mjeshtri të Madh”, Bedri Dedja. “Me aftësitë komunikuese që kishte, u njoh për së afrmi e u miqësua me shumë njerëz e familje elbasanse. Sa kuptimplotë është mesazhi i dhënë nga Prof. Bedri Dedja dhe Astriti na e sjell të freskët në mendjet tona fjalët e tij, ku shprehet: -Jemi mësusr ta shikojmë bardhë e zi jetën, Astrit. Madje, kështu po e shkruajmë edhe letërsinë tonë. Por, e vërteta, është ca ndryshe. A e di ti se Met Hasën, dëshmorin për të cilin kam shkruar unë, gjermanët e morën dhe e varrosën mbi shtrat topi e me fanarë, duke e kaluar përmes qytetit?...
Bdhyl Xhama, “Mësues i Merituar” midis të tjerash kujton: “Edhe sot e kësaj dite, e ruaj si një “dokument arkivor” atë letër të thjeshtë, të shkruar me laps dhe me shkrimin e tij karakteristik…Këto vrejtje duken të thjeshta, po ishin thelbësore dhe më ndihmuan ta përmirësoja librin dhe ai të miratohej për botim, gati pa redaktime nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Në suksesin e këtij libri të parë, të ribotuar disa herë edhe vitet e fundit, është dhe mendja dhe dora e mikut tim, Akademikut dhe Prof. të nderuar Bedri Dedja.
Elvira Dollomaja ndër të tjera shkruan: -Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmë qartë se autori i tij, Akademiku Bedri Dedja ishte një dashamirës i madh i shkencës, zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit.
Prof. Fatmir Terziu, publicist dhe studiues në Londër se, Dedja, shihet në përfundim si një objekt interesant studimi, ndonëse nga volume është i paktë, mbetet përherë e më shumë gërshetimi krijues i kohërave për tërë fushën krijuese për fëmijë, në të cilën, vet Prof. Bedri Dedja mbetet një përmendore letrare.
Ferhat Caka, kujton me dashamirësi përkujdesin e Prof. Bedri Dedjes.
Mbi kokat tona ishte një dorë vëllazërore, që kishte lëvizur “ingranazhet” e shtetit, ishte dora e “vëllait të madh”, mikut tonë, e Prof. Bedri Dedjes.
Gëzim Tusha, sociolog dhe publicist, nënvizon se, sa më shumë të largohemi në kohë prej tij, aq më afër do jemi me të, me veprat e tij të mrekullueshme. Unë jam i bindur se ky njeri, sa më shumë kohë do kalojë, aq më shumë do t’i vlerësohet vepra e tij.
Profesor Doktor Hajrullah Koliqi, studjues në Prishtinë sjell në vlerësimin e tij se Bedri Dedja është intelektual, dhe psikolog i shquar dhe i respektuar, në mbarë hapsirën shqiptare.
Halil Haxhosja, arsimtar e shkrimtar – Gjakovë e cilëson Bedri Dedjen, zë i artë i letërsisë për fëmijë.
Prof. Hamit Beqja – Akademik e portretizon Bedri Dedjen.
Simbjoza e talentit shkencor dhe atij letrar ka qënë shumë frytdhënëse për autorin. Këto dy motra binjake-psikologjia dhe letërsia për fënijë-kanë ngjizur tek ai racionaliteti me efiksionalitetin, qëndrimin shkencor me shpërthimin artistik, pasurinë e mendimit teorik, me inuitën e gjallë në kapjen e lëngut të jetës.
Prof. Hamit Boriçi e cilëson Akademikun Bedri Dedja, një nga dietarët shqiptarë shumë dimesionalë, i cili punoi me përkushtim në disa fusha: psikologji, pedagogji, sociologji dhe në letërsinë për fëmijë. Mësues i mësuesve shqiptarë…shkencëtarë i shquar, mjeshtër i letërsisë për fëmijë dhe publicist.
Prof. Dr. Hektor Veshi, shpreh konsideratat e tij për Akademikun Bedri Dedja.
Më i larti, më autoritar dhe gati i paarritshëm u shfaq në shtyp emir i Prof. Bedriut, ku nisi të shkruajë e botojë edhe letrësi, kryesisht për fëmijë, edhe kritikë letrare, gjithmonë me nivele të admirueshëm nga shkrimtarët e mësuesit e letërsisë.
Hysen Sinani e portretizon Akademikun Bedri Dedja, që në atë kohë, domethënë në vitet e ngurtësisë më të madhe të konformizmit të përgjithshëm komunist, mendonte se edukimi njerëzor i fëmijëve vinte shumë përpara edukimit ideologjik të tyre. Bënin sikur nuk e vinin re ose nuk dinin ta lexonin siç duhej, kjo është një çështje e personalitetit të tij, që, ndonëse Akademik, nuk u deformua nga asnjë sforcim prirjesh politike.
Ibrahim Hadërmataj, kujton Prof. Bedriun. Kështu, Prof. Bedriu ngeli përgjithënjë në mendjen e zemrës time dhe të sa e sa tropojanëve, mësues ose jo. Respektin për ta, ai e shpreh me këto fjalë: -“Ju, tropojanët, jeni njerëz natyralë, trima dhe bujarë dhe me plot mençuri.
Profesor Iliden Spasse për figurën e Bedri Dedes shprehet: -“Minierë, që mban emrin: Bedri Dedja”.
Ilir Çumani, kujton: Brenda atij zarfi, ishte buzqeshja-testamentare, që Prof. Bedri Dedja na la, jo vetëm për fëmijët jetimë, por për të gjithë fëmijët e Shqipërisë…
Isa Halilaj, “Mësuesi Merituar”, nënvizon se: Gjatë gjithë jetës së tij, Prof. Bedriu nuk u shkëput asnjëherë nga kontakti me krahinat e Shqipërisë, që nga Tropoja e gjerë në Sarandë.
Prof. Dr. Klara Kodra, në vlerësimin për figurën e akademikut Bedri Dedja shkruan: -Romanet më të realizuara të Bedri Dedjes, sipas mendimit tim, janë romani-përrallë “Një udhëtim i çuditshëm” dhe romani fantastiko-shkencor, i botuar pas vdekjes dhe që mund ta quash “testament shpirtëror” të shkrimtarit, “Presidenti planetit të kuq”.
Prof. Dr. Kol Tahiri ndër të tjera shkruan: Ky personalitet i arsimit shqiptar, mbi të gjitha, ka qenë njeri me integritet e personalitet të spikatur. Njeri me aftësi krijuse të ndryshme, i përkushtuar e me piksynime të qarta, këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të veta, i pa epur në punë e përpjekje. Ai rrezatonte mirësi, energji positive dhe optimizëm. Me shëmbullin e tij të mençur, u jepte drejtim punëve, ngjallte besim e shpresa te të tjerët dhe i mobilizonte në punë.
Prof. Kopi Kyçyku, e portretizon figurën e Prof. Bedri Dedja.
Ishte kënaqësi e vërtetë të dëgjoje çdo fjalë e çdo mendim të tij. i gufonte zemra, kur shihte dita-ditës radhët e krijuësve të rinj, sidomos në letërsinë për fëmijë.
Kozeta Zyli, publiciste dhe poete, shkruan: Ai ishte një prof. i kompletuar, studiues, shkrimtar dhe me fat, që në krah kishte një grua tepër të zgjuar dhe ta bukur, zonj. Pandora Dedja.
Marash Hajati, publicist e portretizon figurën e Prof. Bedri Dedja: Nuk do ishte i plotë ky portret, po mos përmendja dhe një interesim të vazhdueshëm, tipar shoqëror e njerëzor, kujdesin e tij për transmetimin në Radiotelevizion të emisioneve për fëmijë, për shkollën, për krijimtarinë letrare e artistike, kushtuar atyre.
Prof. As. Dr. Mark Vuji, figurën e Prof. Bedri Dedjes e portretizon:
Mendoj se profesoriati aktual, shëmbullin e Prof. Bedri Dedjes duhet ta kentë mirë parasysh në punën e përditshme, që bën për përgatitjen dhe aftësimin e forcave të reja shkencore, në profile të ndryshme.
Muharrem Dardha, publicist shkruan:
Ai mbetet i gjallë, aty mes fletëve të më se 60 librave të tij, si një krijues i papërtueshëm, sidomos për fëmijë, për të cilët la kaq shumë nga shpirti i vet fisnik...
Prof. As. Murat Gecaj. E vëlerësoj punën e madhe të prof. Murat Gecaj për nismën dhe finalizimin e kësaj vepre me shumë vlera, për “Mjeshtrin e Madh” të letërsis Bedri Dedjen. Libri më dha një kënaqësi shumë të madhe sepse nëpërmjet tij njoha jo vetëm figurën e Akademikut Bedri Dedja, por u njoha dhe me shumë krijues dhe emra njerzish të mëdhenj të letërsis Shqiptare. Prof. Murat Gecaj na ka dhënë një vepër, e cila është e nevojshme të njihet jo vetëm nga mësuesit e letërsisë në Shqipëri e Kosovë, por edhe nga krijuesit dhe talented e reja që lindin në bangat e shkollës. Prof. Murati tregon lidhjet e afrta që ka pasur me Akademikun Bedri Dedja dhe ai gjithëmonë e ka trajtuar si mikun e tij më të mirë. Mesazhi që jep për vlerësimin e figurës së Akademikut Bedri Dedja më duket shumë kuptimplot dhe mendojë se mendimi tij do merret në konsiderat nga autoritetet vendore në kohën e duhur.
Mustafë Xhemilja publicist dhe studjues -Kosovë shkruan: Bedri Dedja ka një veçori tjetër, që nuk e ka theksuar kush deri më sot. Ai është një poet i përrallës…
Prof. Nuri Abdiu e portretizon figurën e Prof. Bedri Dedjes: Mësues i mësuesve dhe profesor i profesorve, të fushës së tij.
Prof. Pajazit Nushi, Akademik, psikolog-Prishtinë, në kushtet, në rrethanat dhe në raportet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë së viteve të dhjetëvjeçarve të parë, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, diti të kapë dhe të zhvillojë atë, që është e përjetëshme për të mirën e Kombit shqiptarë, përgjithësishtë, sidomos të Shqipërisë, por dhe të gjithë njerëzimit.
Prof. Dr. Pajtim Bejtja, shkruan në kujtimet e tij: E quaj me fat, që kam njohur një personalitet të tillë të shquar si Bedri Dedja dhe, gjithashtu, ndihem i nderuar, që kam gëzuar miqësinë e tij.
Pandora Dedja, jeta ime me Bedriun. Jam e qetë shpirtërisht, që i qëndrova pranë gjithë jetën atij, duke u bërë mbështetje e madhe e punës së tij krijuese. Dhe ai shpesh më thoshte, madje edhe një natë përpara se të ndahej nga jeta: “Të sakrifikova gjithë jetën!” dhe unë i përgjigjesha: “Jo, përkundrazi, unë jam krenare që ti ke besim te dora ime”.
Prof. as. Dr. Qazim Kashari, studjues, e cilëson Prof. Bedri Dedjen: Studjues këmbëngulës, organizator dhe kërkues, ndaj vetes e bashkëpuntorëve.
Riza Shaqiri, botues-Suedi, shkruan: Shkrimtari i njohur shqiptar Bedri Dedja llogaritet ndër themeluesit e letërsis moderne shqipe për fëmijë e të rinj.
Skënder Hasko, publicist dhe shkimtar shkruan: në kujtesën time, Prof. Bedri Dedja ka mbetur siç ishte: i ditur, i përkushtuar, i respektueshëm, shkrimtar i talentuar dhe që ka lënë pas vepra me vlera të rralla.
Skënder Zogaj, publicist e shkrimtar-Prishtinë. Unë e them zëshëm: Mburrem me Prof. Bedri Dedjen.
Shpresa Vreto, publiciste dhe shkrimtare. Mik i dashur i të gjithë fëmijëve.
Xheladin Mjeku, publicist dhe studjues-Prishtinë,- Kosovë.
Krijuesit dhestudjuesit e fushës së letërsisë për fëmijë, si Bedri Dedja, janë ata që meritojnë të lexohen, të studjohen dhe të kujtohen gjatë. Ata mbesin një udhërrëfim i përhershëm në fushën krijuese dhe studjuse, për fëmijë dhe të rinjtë.
Xhevat Beqaraj, grimca kujtimesh, njeriu, pedagog dhe psikologu…
Xhevat Syla, shkrimtar-Prishtinë. Këtë bagazh në shpirtin e tij dhe këtë nevojë jetësore, me hidhësitë dhe ëmbëlsitë e saj, shkrimtari Bedri Dedja do të paraqesë në romanin “Qyteti me tre kështjella”, në të cilën mund të thuhet se i kthehet kohës në të cilën, në një mënyrë, edhe ai vet ishte edhe krijues i bukurisë së jetës dhe kënaqësive të saj…
Viron Kona shkrimtar e publicist e quan Pof. Bedri Dedjen:
Një margaritar i shkëlqyer, në gjerdanin e artë të letërsisë për fëmijë…
Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi dhe dashuri njerëzore, mesazhe paqe dhe humanizmi, veçanrisht te lexuesit e vegjël, të cilët i donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe energjiv krijuese.
Ylli Beci: Prof. Bedri Dedja na trajtonte si shok dhe shoqe dhe na merrte kurdoherë mendimin tonë të sinqertë.
Edlira Dedja shkruan: Është një emocion i madh për mua, përzier me mall, dashuri e dhimbje, admirim dhe respekt të ulem dhe të shkruaj këto radhë për Ty, ati im i shtrenjtë Bedri Dedja. Libri me kujtime për Prof. Bedriun mbyllet me recesionin e shkruar nga Viron Kona, i cili shkruan: Njëri nga mesazhet, që marrim nga ky botim i ri, i rrallë në llojin e vet, është se Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë njerëzit e mëdhenj, të penës dhe mendjes, personalitete që imponohen me fjalën e mençur dhe të ënbël dhe, sidomos, me veprën e tyre shumëplanshe. Prof. Bedriu mbetet një prej këtyre personaliteteve…
Prof. Murati iu përshëndes dhe ju uroj për botimin e librit kushtuar “Mjeshtrit të Madh” Bedri Dedja. Me shumë dashamirësi Bashkim Saliasi Tiranë
Urime Bashkim! Nje homazh i bukur si permendore per njeriun e ditur!