MJESHTËR I KUJTIMEVE DHE I HOLLËSIVE ARTISTIKE


Prof dr Thanas L. Gjika


(Ese kushtuar shkrimtarit Ylli Demneri)

Ylli Demneri tërhoqi vëmendjen e drejtuesve dhe krijuesve të Kinostudios me dokumentarin “Kur flasim për poezi“ (1984) me të cilin mbrojti dipllomën. Ky krijues ka një jetë dhe një krijimtari të ndryshme nga kineastët dhe shkrimtarët shqiptarë.

Ai u lind nga bashkimi i një nëne të bukur skraparlie me një baba të urtë tiranas në një ditë të bukur fundshkurti 1961 kur kishin çelur mimozat. “Bukuria më ka ndjekur gjithnjë”, do të shprehet ai. Në maternitet e priti mamia e bukur Lili Toptani (sipas rrëfimeve të nënës së tij); në klasën e parë ia mësoi alfabetin mësuesja më e bukur e shkollës; në gjimnaz puthi së pari shoqen më të bukur të klasës. Gjatë viteve studentore në Institutin e lartë të arteve do të marrë pjesë si aktor në filmin “Në çdo stinë”, ku subjektin e mban pezull bukuroshja armeno-shqiptare Anisa Markarian. Shkoi për studime pasuniversitare në kryeqytetin më të bukur të E