Shpesh na ndodh që të sjellim ndër mend të shkuarën, e cila lidhet me familjarët që ishin dhe nuk janë më, me miqtë dhe shokët që i kishim dhe nuk i kemi. Kur them që nuk i kemi, çdo njeri mendon se: ose janë larg dhe jetojnë në vende të ndryshme; ose nuk jetojnë më. Këtu bëhet fjalë për rastet e dyta.
E shkuara krahas jetës së përbashkët shoqërore, brenda saj ka ngjarje të shumta dhe të ndryshme, e veçanta që po ndalemi janë qendrimet ndaj zbulimit të ngjarjeve të rënda të ndodhura, por janë fshehur, shtrëmbëruar ose kamufluar.
Dihet prej të gjithëve se ndaj rasteve të tilla vërtetohen dy qendrime prej dy grupime njerëzish, konkretisht nga shumica e të mashtruarve dhe pakica mashtruese. Pakica mashtruese arrijnë me anë të shpifjeve, mashtrimeve, manipulimeve, fshehjeve, të tjetërsojnë shkaqet e vërteta të ngjarjeve si në përmbajtje dhe në dukje qëllimisht për të përdhosur të "padëshiruarit".
Të padëshiruarit, në kontekstin tonë, janë popujt e vegjël, pakicat etnike, fetare, ideologjike, që "të fortët" (mashtruesit) i kanë "përdhosur". Këto veprime dhe sjellje, janë mjete dhe metoda që u sigurojnë përfitime atyre që vlerësojnë dhe fabrikojnë historitë e intrigave, të cilët arrijnë t'i argumentojnë duke manipuluar faktet gjoja në mbrojtje të kulturave të hemisferës përkatëse.
Tek ne, shumica e njerëzve (të mashtruarit),
konstatohet një mangësi, që rezulton nga ndikimi i "të fortëve" (mashtruesave) ndaj nesh. Ata me "magji" na përpunojnë mendjen, nëpërmjet mjeteve të ndryshme, kryesisht me propagandë, me analistat që tjetërsojnë qëllimet e vërteta, me blerjen dhe përdorimin e rrjeteve sociale, pa anashkaluar sekserët që shfaqen në momentet e vendim marrjeve të rëndësishme (kryesisht gjatë fushatave zgjedhore etj).
Pakica mashtruese, duke shfrytëzuar statusin e fituar me anë të forcës, pasurisë, servilëve të joshur me "thërrime", na ç'përqëndrojnë nga problemi për vendosjen para përgjegjësive manipuluesit, shpifësit, në përqëndrimin e vlerësimeve të subjekteve që zbulojnë të vërtetat.
Kohërat, me faktet e ndodhura, tregojnë se sunduesit e dy hemisfereve (lindje-perëndim), gjoja në ruajtjen e kulturave përkatëse, historikisht kanë shkatërruar gjithçka nga mundi, përvojat dhe dijet njerëzore, në tentativë deri në fundin e botës (doomsday).
Të gjendur në këto labirinthe të jetës, arrin një kohë që shoqëria njerëzore nxjerr individë të veçantë, që me mundim, dijet dhe këmbëngulje arrijnë të zbulojnë akte ngjashmërie të cilat ndihmojnë për vërtetësi të ngjarjeve historike, duke i “shpëtuar” nga errësirat e krijuara prej mashtrimeve, shpifjeve, manipulimeve, atmosferave mbytëse, për shfarosjen e njerëzve të "padëshiruar".
Këta individë, të dalë nga shoqëria në tërësi, kur arrijnë të nxjerrin në dritë të vërtetat e tjetërsuara, të fshehura e të kamufluara, ndjejnë veç gëzimarritjeve edhe shpresën se gjetjet do çlirojnë nga "balta" e zezë, e pistë “të mashtruerit ”. Mbi këtë mendim fillojnë të veprojnë duke e hedhur në tregun mediatik "zbulimin" e të vërtetës.
Por e veçanta dhe e habitshmja për këto raste, qendron tek reagimet në rrethin e grupnjerëzve që, për dekada janë mashtruar apo dhe sulmuar me pa të drejtë, pikërisht nga efekti “fake news”.
Në reagimet e shumicës vrehet mos përqëndrimi tek vlerësimi për të goditur dhe çvlerësuar veprimet e gabuara të "liderëve"(pozitë apo opozitë), të cilat ishin manipuluar, por mjaftohen duke u përqendruar vetëm tek vlerësimet për autorët zbulues të së vërtetave, duke përdorur super relativa si: "Analiza është e plotë, e saktë, me fakte bindëse"; "Një shkrim i trajtuar me zemër, i qartë, bindës"; ose “Trajtesa është e një niveli të lartë historik”; etj. etj.
Po këto qendrime mbahen edhe për rastet kur në dekada të tëra kanë kaluar me përdhosje, baltosje, përbuzje, diferencime, apo kur janë kryer gjenocide ndaj popujve të vegjël ose komuniteteve etno-fetare. Të gjitha këto janë pasoja të tjetërsimeve me anën e kamuflimeve të bëra nga (liderë-mashtruesit), që përdorin mashtrimet, shpifjet dhe joshjet me lëmosha ordinere qofshin materiale apo statuse zyrtare. Gjithçka që ka ndodh dhe do të ndodhë, është pjesë e së tërës që përbën jetën tonë.
Edhe shtjellimi i këtij fenomeni, është konstatim i ndodhur brenda jetës tonë, sidomos gjatë periudhës së tranzicionit 30 vjeçar. Pa u hallakatur nëpër dekada, sjellim në kujtesë ngjarjet në këto katër vitet e fundit, ku forcat politike mprehën armët kundër njëra-tjetrës, por me pasoja direkte dhe tepër të rënda për të gjithë shoqërinë. Sot në fushatat zgjedhore, në tërësi politika flet si e papërgjegjshme për "bëmat", qendrimet jo demokratike djeshme. Anashkalohen "kacafytjet", akuzat ndaj njëra-tjetrës, edhe ato gjoja akuzat më të rëndat si "tradhëti" ndaj Atdheut, duke krijuar situatave tejet të vështira deri në praglufte civile etj.
Sigurisht janë të nevojshme, të pranueshme edhe këto qendrime, por koha ka sjellë para nesh, nevojën e krijimit të strukturave të veçanta shtetërore, të cilat të merren domosdoshmërisht me trajtimin e çështjeve kombëtare, me mbrojtjen e trashëgimisë tonë në të gjitha aspektet etj. Struktura këto për të treguar të vërtetat e kombit tonë që fatkeqësisht historia e shkruar nga të tjerët i ka shtrëmbëruar.
Të ndihmohen e të përkrahen nga shoqëria dhe shteti studjuesit; të financohen projektet kërkimore shkencore. Të ngrihet në nivelin e kohës arkeologjia e munguar, me veprim jo vetëm brenda 28 mijë/km², por në të gjitha trojet etnike, përfshirë edhe rajonin e “dridhëruar” të Thesproti/Çamërisë.
Sigurisht për kryerjen e këtyre veprimeve, nuk mjafton vetëm patriotizmi, apo nacionalizmi, por duhen mbështetur nga shoqëria dhe shteti me mjete financiare, materiale, me aktorë të kualifikuar, me dinjitet, të pavarur dhe autoritarë për fushat përkatëse. Të ecet në këto drejtime me moton që çdo hap i hedhur, të arsyetohet dhe të realizohet brenda kërkesave gjeopolitike dhe të jetë në reciprocitet, në rastin tonë edhe me fqinjët.
Kur cilësojmë termat patriotizëm, nacionalizëm etj. pavarësisht sulmeve agresive që na “vërviten” nga të gjitha krahët, duhet të jemi të bindur, të vendosur dhe të qartë në ndërgjegje se nuk kapërcejmë asnjë “gardh” të huaj, por veprojmë brenda të drejtave, gjykimeve dhe llogjikave tona. Ashtu sikundër kërkojnë dhe veprojnë ndaj nesh fqinjët shtetërore dhe shtetet e mëdhenj me të cilët kemi marrëdhënie të njëjta.
Gjithkush tashmë i ka të qarta qendrimet e sinqerta të shtetit Shqiptar në marrëdhënijet me shtetet e tjerë e me fqinjët, siç janë të qarta dhe qendrimet e fqinjëve ndaj nesh, që në vazhdimësi, me incidente të natyrave të ndryshme, kanë krijuar dhe krijojnë situata jo të favorshme për marrëdhënie të shëndosha. Veprimet e tyre ndaj nesh, janë në shërbim të ruajtjes me fanatizëm të mentaliteteve mesjetare. Në rast se atyre do t'ju preken sado pak qëllimet strategjike, në mbrojtje të nacionalizmave, çirren me të madhe dhe vrapojnë sa në Bruksel, Washington dhe në OKB.
Ky është shqetësim personal dhe mendova ta ndaj me dashamirësit e të vërtetave, duke gjykuar gjithashtu se do vlerësohet si trokitje në dyert e mëdha të institucioneve shtetërore dhe jo vetëm.
Urimet e mia të sinqerta dhe të përzemërta. Lusim që vota e çdo votuesi të mos tjetërsohet.
Fahri Dahri. Itali, më 14/04/2021
Kommentare