MJAFT U TALLËT ME ATË POPULL!


MJAFT U TALLËT ME ATË POPULL!

“Diktatura më e rrezikshme, është ajo, që paraqitet me maskën e demokracisë!”

Nga Frank Shkreli

“Diktatura ma e rrezikshme, asht ajo, që paraqitet popullit me maskën e demokracisë!”, At Pjetër Meshkalla, Jezuit, martir i Kishës Katolike Shqiptare, gjigand i fesë dhe i kulturës shqiptare – në përvjetorin e arrestimit të tij më 29 prill të vitit 1967 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Vërtetë “Një pishtar i demokracisë” dhe simbol i inteligjencës së përsekutuar katolike shqiptare nga komunizmi emverist, At Meshkalla ishte dënuar dy herë me 25 vjetë burgim, gjithsejt – si kundërshtar i regjimit enverist -- për "agjitacion e propagandë", nga regjimi komunist i asaj kohe.


Duke lexuar disa shkrime për fatin e keq të tij nën komunizëm në këtë përvjetor (muajin që kaloi) të arrestimit të tij, përfshir kujtimin që I bëri Radio Vatikani shqip, më ra në sy citimi i mësipërm i At Pjetër Meshkallës, i quajtur ndryshe “Engjëlli i birucave”, për predikimet e tija në burgjet komuniste. Një thënje kjo që më tërhoqi vëmendjen, sidomos, duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri, por edhe të gjithë historinë e tra