
„Mitra e zjarrit“ një vëllim poetik në lartësi të mëdha poetike
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Rrënjët e këtij shkrimi janë rritur gjatë një bisede të mirëfilltë rreth letërsisë dhe krijimtarisë së sotme në kryeqytetin e Shqipërisë, në prani të shkrimtarit Pëllumb Kulla, poetes Iliriana Sulkuqi dhe poetes Fatmie Kulli, që në fakt ishin një shtysë për të lexuar e rilexuar vëllimin poetik „Mitra e zjarrit“ (Kulli, F. Tiranë: Gjergj Fishta; 2005). Aty ndjeva dhe mora shtysë për atë që gjithmonë kam pasur një interes të veçantë për poetet që janë të natyrshme, të lira në mendim, për poetet që jo thjesht janë femra dhe ë nuk duan ta dinë se si 'pengesat', apo 'perceptimet' ndaj krijimtarisë së tyre kanë ndikuar në punën e prodhuar artistikisht e estetikisht. Dhe rendja rënjore e shkrimit rend natyrshëm nga poetet që ishin dhe janë në gjendje t'i kapërcenin këto sfida. Në këtë bisedë të lirë, të pastër e pa paragjykime, krahas të tjerave, mësova më shumë për poeten Fatime Kulli, për poeten që shkruan ndërsa ka mijëra halle të tjera 'familjare', pra për një nënë, për një bashkëshorte, një grua që shkruante në shekullin ku jetojmë dhe shkulte mite dhe paragjykime me talentin e saj.
Poetja, u vlerësua dhe u ngrit lart në piedestalin e saj meritor, kohë më parë nga dy emra të mëdhenj të poezisë shqiptare, duke anashkaluar atë që quhej dikur shpesh për 'shthurje poetike, vargore', një kritikë që e kuptoja plotësisht anakronike në atë kohë, dhe një vlerësim ndryshe, kaq poetencial në këtë kohë, sepse ajo u soll tek ne lexuesit e saj, nga jo-bashkëkohësit e saj meshkuj, por të sinqertë mes kohërave të krijimtarisë, Dritëro Agolli dhe Frederik Rreshpja. Kohë më pas, mësova për këtë poete nga leximi i kritikës së dy emrave të lartcituar, Agolli dhe Rreshpja, se i pari e quante poezinë e saj „është si fytyra e njeriut që nuk fsheh asgjë“ dhe i dyti e thoshte hapur se „jam njohur tepër vonë me Safon e lirikës shqiptare, zonjën e nderuar Fatime Kulli“.
Tashmë me këto thënie dhe me bisedën në rrnjët e shkrimit mbetej një dualitet, një Fatime Kulli poete, dhe një tjetër e mbetur në mendjen time, pra një poete puritane nga Shqipëria e kohëve moderne që jeton e përjeton sot. Isha veçanërisht i dedikur për çdo kritikë që mund të ishte përballur, sepse Fatime Kulli ishte e dashur dhe shkruante për lirinë e femrës, jo thjesht për lirinë e saj, tema që unë i konsideroja mjaft të duhura në krijimtari, poezi e në vargut që mendoja se do të krijonte risinë e re. Pas këtyre dy eksperiencave vendosa të mësoja më shumë për këtë poete.
Pyetjet e mia çuan në këtë projekt dallimi, ku unë do të eksploroj poeten që përdori poezinë e saj për të shkruar jo thjesht për përvojat personale, por për një angazhim total femëror. Unë kështu po mendoja të shqyrtoj perspektivat e ndryshme të femrave që ajo ofronte në poezinë. esaj, barrierat me të cilat u përball dhe mënyrën se si shoqëria reagonte ndaj krijimtarisë së saj. Në këtë projekt zgjodha të fokusohem ekskluzivisht tek ajo që lexohet nga „Mitra e zjarrit“ dhe pikërisht aty ku theksi është femra. Duke ditur se poetet femra përballen me një sërë pengesash të dallueshme për të shkruar, të cilave nuk u nënshtrohen homologët e tyre meshkuj, natyrshëm kërshëria dhe realiteti shkojnë përtej asaj që dihet dhe mbeten në atë që kërkon të mësohet nga bagraundi i së padukshmes, i së panjohurës. Ka qenë një temë e qëndrueshme gjatë historisë së krijimtarisë letrare shqiptare, që gratë janë dekurajuar nga ndjekjet intelektuale (të dukshme e të padukshme) si pasojë e kësaj lirie tek shkrimi.
Mjaft studiues e shpjegojnë këtë si një luftë që shkon e rreket deri tek krijimi i ndërgjegjes feministe në një shoqëri tranzicionale si e jona. Ndërsa dikur gratë ishin të kufizuara në shtëpi, ku energjia e tyre zbriste për të mbështetur dhe krijuar vetëm qetësi për jetën e burrave, duke i liruar burrat të angazhoheshin në ndjekje intelektuale, ndërsa gratë nuk kishin një luks të tillë, leximi dhe tematika e „Mitra e zjarrit“ natyrshëm më shpinte që nga leximi i parë „O mëkati im“ në një thirrje të ndjeshme që natyrshëm piëktakonte atë që rrënjët e këtij shkrimi e kërkonin thellë në tabanin krijues për të ndërtuar filizat e një fare të re të lirë me pëshpërimë të sinqertë: „Oh, mëkati im/vidhju një natë/shënjtërisë së mallkuar,/eja shprishu/nën rimën e hirit/të valëve piskamë“ (Faqja 7).

Gjetja e një ekuilibri midis ndjesisë së brendshme dhe ndjesisë intelektuale është diçka që Kulli do ta luftonte gjatë gjithë krijimtarisë së saj, duke kërkuar kështu tek „Armik“ i Poezisë“ (faqja 9) një arsye më shumë diskursive për të vërtetuar lirinë e mendimit të saj, që buron nga talenti dhe jo nga risia 'shturrëse' feministe, duke u shprehur kuptimplote: „nëpër mure/të nevojtoreve publike/do ta zhgarravis emerin tënd./Nëpër rrjeshta të poezive/do të të pështyj/nëpër filtrin e cigares do të të shtrydh!/Do të të flak/si leckë e vjetër/nga fletët e kalendarit/o shpirti im/“armik“ i poezisë!“ Vetëm nga kjo mund të kuptohet dhe të theksohet qartë se poetja ka një mendim të qartë, ka një pëlqim të veçantë për poezinë. Kjo poezi që dikur do të ishte ekspozuar vetëm prej poetëve meshkuj tashmë ka një emër të qartë poetik, një emër të mirrëfiltë, sepse vetvetiu ajo tashmë beson në aftësinë intelektuale për të krijuar vargje jo thjesht për vargje, por për konukurim. Letrësia shqiptare në këtë kohë të tillë, ku vargjet e Kullit vijnë me tjetër natyrë, është shumë me fat që ka talentin letrar që vjen nga pena e Fatime Kullit, dhe që shoqet e saj tashmë kanë fatin të mos ndjehen si dikur kur u përjashtuan plotësisht nga një këndvështrim i tillë i lirë poetik, artistik dhe i dedikuar tek fjala e bukur dhe filozofia e saj.
Duke shkuar më tej me rrënjët e këtij shkrimi, tek „Buzë burrit pa burrë“ (faqja 13) autorja e „Mitra e zjarrit“ e riformulon shkrimin e saj në një sipërmarrje të pranueshme për një grua. Në të, ajo u përgjigjet njerëzve që thonë se gratë duhet të kujdesen për fëmijët, jo të shkruajnë. Në këtë poezi, Kulli i referohet librit të saj si: "…ikën si fantazmë/“Kostumzi … hije gënjyer/shtërngatë n'idhnim" dhe "buzë burrit pa burrë/lampëlidhur/në këmbë të brengës“" (rreshtat 11- 88) („Mitra e zjarrit“). Kulli e ka transformuar me mjeshtëri marrëdhënien e saj me poezinë e saj në atë të marrëdhënies mes femrës dhe jetës. Siç u konstatua më herët, koha e heshtjes mizore, e izolimit, dhe pjesa tjetër etranzicionit, nuk e shikonte mirë një grua që shprehte idetë e saj përmes shkrimit. Megjithatë, roli i një gruaje si pjesë e realitetit jetik është tashmë ai me të cilin kultura e saj është dhe mbetet shumë e rehatshme. Kulli kështu e vendosipoezinë e saj në një kontekst të pranueshëm. Ajo nuk shkruan thjesht një libër; por ajo lind një vepër tjetër, të palexuar ndoshta vite e vite më parë me këtë qasje e me këtë natyrë të talentuar.
Fatime Kulli përdor gjithashtu poezinë e saj për të mbështetur idenë se gratë s'janë tashmë inferiore ndaj burrave. Kjo ide u përdor shpesh për të argumentuar se gratë nuk mund të shkruanin dikur, por Kulli përpiqet të demonstrojë në poezinë e saj se gratë mund të ishin inferiore, por ata shkruan dhe ende janë në gjendje konkurruse, që të shkruajnë. Në sensin e ngajshëm tek poezia „Tinguj virgjin“ (Faqja 51) ajo thotë: „Bythçe cigaresh dergjen/në'shkumë kujtimesh…/syri shpon llërëzhveshur/…derdhje tngujsh virgjin“. Për ta përforcuar këtë tek poezia „Seks+seks“ poetja shton „Lojë e paparashikuar/seks+seks/ku gjunjëzohet Burrëria“ (Faqja 65). „Në gjinj të muzgut“ (Faqja 45) ka elementë që kërkojnë më shumë se dëshira feministe, duke shkuar në një shtysë të padukshme që „tingujt e serenatave /t'i shtrydh“ dhe aty ku „dritaret lëngëzuara/të këndojnë/tinguj të rezikshëm/ninullave të natës“.
Kulli fokusohet në papërsosmëritë e fjalës estetike, dhe në thebin. Efigurave letrare për ti dhënë poezisë së saj, mushtin poetik nga vlera e parastiluar në mendje, atij mushti që shtrydhet nga talenti dhe modeli i veprës së saj. Ajo gjithashtu përdor poezinë e saj për t'iu përgjigjur maskarrallëqeve me të cilat shpesh përballet aktualiteti i një shoqërie të këputur nga mijëra probleme dhe keqkuptime. Kjo del tek poezia „Fajtor Biblik“ (faqja 50). aty „stani/i përgjumur/tërbim/i klithmës/së mjaltosur…/ndezje e përflakur/në murin e lagësht…/ku dehemi/si dy fajtorë biblik/që mëkatojnë/pafajsisht“, shkon tek rëndësia që ka kuptimi dhe mirëkuptimi për të qenit grua dhe nënë dhe të qenit një e devotshme, të cilat ishin të gjitha role shumë të inkurajuara në poezitë e saj.
Në thelb të poezive të saj „Vetja sulmon vetveten“; E piva kafenë“; „Dëgjoj zërin e etheve“; „Mbeta hijeve „Luleverdha“; „Përbuzje“; „Hirësi e paprekur“; „Flaka e shegës“; „Ik!Ik!“ e të tjera ajo shkruan dhe në heshtje bën ftesën e saj feministe për atë kategori tipologjike të karakterit që i devijohet jetës, që i struket së vërtetës, që meton tek ajo që ndodh dhe fiket, e pastaj bëhet një harresë e shkuar, e determinuar të dëmotojë dhe të qëmtojë dëmtimin si maskaradë. Aty ushqehet dhe „Lugatëzi“ (faqja 37) ku poetja „vebërisht qan plakjen mizore“, atë plakje „që diellin e rreh m shuplakë“ aty „ku gufon shije e mëbël/lule çel në tokën e vjetër“.
Në ditët moderne, Kulli ka një vend të çimentuar fort në kanunin krijues letrar, që i përket lirisë së fjalës, vargut estetik feminist, shprehisë poetike të mirëfilltë, talentit që buron nga talenti. Ajo me të drejtë me këtë vëllim poetik mbetet si një kontribuese e rëndësishme në letërsinë e sotme të krijuar nga poetet femra. Fatime Kulli ka shkruar dhe shkruan poezi mbresëlënëse, dhe gjithnjë është e mirëpritur me aftësinë e saj për të shkruar një poezi të tillë. Në poezinë e saj, Kulli me „Mitra e zjarrit“ gjeti një mënyrë për ta bërë zërin e saj të dëgjohej ashtu sikurse duhet tëdëgjohet poezia e tillë femërore. Ajo përcakton vargun e saj diskursiv përmes përvojave të saj jetësore si nënë, grua dhe e devotshme. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme në një shoqëri që zhvlerësoi kohërave zërin dhe përvojat e një gruaje.
Comments