MITOLOGJIA NJË TIPAR I KOZMOGONISË SIME POETIKE



Vangjush Ziko: Bisedë me poetin Niko Kacalidha.


-Ju kini filluar të shkruani kur në letërsinë tonë ligjin e bënte dogma e realizmit socialist me kufizimet e saj drastike. Mos ishte kjo një nga arësyet që iu drejtuat mitologjisë, e cila i fsheh konotacionet kuptimore duke i “natyralizuar”, pra, duke i “fshehur” ato spontanisht?

-Z. Vangjush, faleminderit shumë për këtë bisedë që zhvillojmë në distancë. Unë nga Athina e Greqisë dhe juve nga Mississauga e Kanadasë. Sa larg dhe sa afër jemi në këto kohra moderne që jetojmë dhe komunikojmë. Si puna e mitologjisë me bashkëkohësinë. Në fakt edhe në Shqipëri nuk njiheshim nga afër, por nëpërmjet poezisë dhe përkthimeve tuaja. E dija që kishit studjuar në Institutin Gorki dhe kjo më bënte t'ju lexoja me vëmëndje.

Fillimisht do të doja të përmblidhja me pak fjalë esencën e përgjigjeve të mia. Poezia ime nga spontaniteti burimor kaloi në një akt të ndërgjegjshëm. Ngjarjet universale në ciklet mitike simbolike mijravjecare, sidomos në ato greke me ndeshjet dhe grindjet qie