top of page

Mistikë



Astrit Lulushi


Çdo gjë lind nga një e panjohur. Por është e panjohura diçka e panjohur?Mistikë quhet kur gjithça nga e kaluara ka humbur. Veçanërisht medituesit përpiqen për një ure midis zbulimeve moderne të shkencës dhe njohurive të lashta mistike dhe kuptimin neuroshkencor të ndikimit të trurit në mendimet dhe sjelljen tonë ; se si neuroplasticiteti ofron aftësinë e lindur për të rilidhur trurin fizik me atë mistik. Nga teoria kozmologjike, ne marrim idenë se universi mund të jetë një projeksion holografik, dhe kjo përputhet me mësimet shpirtërore rreth sferave astrale dhe ndriçuese që krijuan Tokën. Kjo teori thotë se ne jemi gjithashtu projeksione holografike dhe se mençuria mistike ekziston jashtë trurit fizik.

Të gjithë kemi potencialin të jemi të vetëdijshëm përtej kufijve të trupit dhe trurit dhe trashëgimtarë të një "superndërgjegjeje". Mendimi i thellë është çelësi. Gurut e famshëm e shpjegojnë këtë. Konkretisht, rekomandohet praktika e meditimit të njohur si teknika Hong-Sau. Ne mund të krijojmë qarqe të reja nervore në tru dhe duke qetësuar mendjen. Një neuron i vetëm mund të rritet deri në 10,000 dendrite.

Autori David Brody filloi të kërkonte prova për të konfirmuar legjendat e Atlantidës. Ai studio të dhënat e lashta historike për eksplorimin parakolumbian të Amerikës së Veriut dhe simbolikën e adhurimit të gjarprit në botën e lashtë. Disa besojnë se ADN-ja e gjarprit kalon nëpër venat e të gjithë njerëzve, për shkak të vizitës së alienëve të lashtë të ngjashëm me gjarpërin. Sumerët përshkruan vizitat nga Anunnaki, dhe në Bibël, pasardhësit e njerëzve dhe engjëjve/alienëve quheshin Nefilimë. Një statujë e vitit 450 para Krishtit në Mesopotami përshkruante një nga perënditë me trup njeriu dhe kokën e një gjarpri.

Ekziston një tendencë e kulturave për të imituar perënditë e tyre, dhe kjo është ndoshta arsyeja pse disa grupe të lashta deformonin kafkat e fëmijëve për t'i zgjatur dhe për t'i bërë ata të duken më gjarpërorë. Shoqata Amerikane e Mjekësisë paraqet gjarpërin në logon e saj si një simbol të mençurisë, por disa e shohin gjarpërin si një simbol të lidhur me historinë e Adamit dhe Evës. Gjatë Mesjetës, Templarët shkuan në Lindjen e Mesme dhe u kthyen me njohuri të lidhjes midis njerëzimit dhe një race të lashtë zvarranike. Ata kishin një vulë sekrete të quajtur Abraxas që përfaqësonte bashkimin e njeriut dhe zvarranikëve. Gjithashtu legjenda e Lilith-it, që është gruaja e parë e Adamit, thuhet se është e lidhur me dijen e gjarpërinjve.

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page