MIRËNJOHJA DHE NDERIMI NGA BASHKËKOHËSIT


Defrim Methasani promovon dokumentarin: “Ismail Shulku, simbol i ushtrisë dhe krenarisë”



MIRËNJOHJA DHE NDERIMI NGA BASHKËKOHËSIT



BAJRAM MANE: “Ismail Shulku qëndron në majën e piramidës së elitës ushtarake. Ai ishte një ushtarak i nivelit të lartë me dije të admirushme. Zotëronte njohuritë e teoriciëneve e strategëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të strategeve të kohës, si të Skënderbeut, Aleksandrit të Madh, Napolonit, Klauzevicit, Zhukovit dhe të strategut tonë M.Shehu. Unë kam kënaqësi që e kam pas shok të idealeve, të punës e të jetës dhe ndjehem krenar që kemi punuar sëbashku në Shtabin e Përgjithshem të Ushtrisë me Ismailin. Mua, shokut të fëminisë, Bajram Mana, më bëhet zemra mal për këtë vlerësim të jashtzakonshëm për vella Ismailin dhe i uroj jetë sa më të gjatë me qëllim që nga lartësitë e viteve 100 të shohë bukuritë e jetës e të gjakut të tij…”




Nga Halil RAMA

"Mjeshtër i Madh"


Mirënjohja, si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut gjen mishërim, sidomos në rastet ku iu adresohet personaliteteve që zënë vend nderi në analet e historisë sonë kombëtare. Për ta shkruhen monografi e në mjaftë raste realizohen edhe dokumentarë televiziv. Një të tillë ka realizuar edhe kolegu ynë Defrim Methasani, me titullin sinjifikativ “Ismail Shulku - Simboli i ushtrisë dhe krenarisë”, dokumentar ky që u promovua në një nga sallat më luksoze të FSHF në Stadiumin "Air Albania" Tirana. Dhjetra ushtarakë të niveleve të larta të kohës kur kolonel Shulku shërbeu si komandant i njësive kryesore ushtarake, mes të cilëve ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Bajram Mane, gjeneralët Perlat Sula, Xhemal Gjunkshi e Piro Ahmetaj ndoqën me interes të veçantë dhe vlerësuan dokumentarin e përgatitur me profesionalizëm e nivel të lartë ideor dhe artistik, nga mjeshtri i gazetarisë sportive Defrim Methasani dhe operatori Agron Hoti.

Pikërisht në këtë sallë të FSHF, numri dy i së cilës është djali i komandantit, “Mjeshtri i Madh” Ilir Shulku, u ndje fuqishëm jehona e asaj ceremonie mbresëlënënëse që vetëm para pak ditësh u organizua në qytetin e Peshkopisë, ku Kolonel Ismail Shulku – ish-komandant i Frontin Veri-Lindor dhe zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, si dhe nënkryetari i OBVL-së Muharrem Gjoka, u vlerësuan për kontributin e tyre mbi 50 vjeçar, me titullin “Nderi i Qarkut Dibër”.

Sërish këtu në zemrën e metropolit shqiptar, për të nderuar komandantin kishin ardhur kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Valentina Haliti Doda, prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu si dhe disa personalitete tjera dibrane.

Gjithkush pushtohet nga emocione të forta, kur komandant Ismailit, i jepet dekorata “Nderi i Qarkut Dibër”, nga numri një i Këshillit të Qarkut dhe Prefekti i Dibrës, me motivacionin: “Për kontribute të shquara në reformimin dhe konsolidimin e strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe forcimin e aftësisë mbrojtëse të atdheut”.


SHULKU, NË MAJËN E PIRAMIDËS SË ELITËS USHTARAKE


Ismail Shulku drejtoi njësitë kryesore të ushtrisë për afro gjysmë shekulli, në kohën kur ish nomenklatura i pati hequr gradat në ushtri, por kjo nuk i pengon miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e shumtë nga Tirana, Gramshi, Dibra e Mati ta quajnë e thë rrasin “gjeneral” .

Kontributi i tij vlerësohet maksimalisht nga të intervistuarit në dokumentarin “Ismail Shulku - Simboli i ushtrisë dhe krenarisë”. Skenaristi dhe realizuesi i këtij dokumentari mjaftë kompetitiv nuk ka “përtuar” ta shoqërojë komandantin në qytetet e Gramshit e Burrrelit ku ndjen nostalgji dhe njëherësh krenari për kohën kur shërbeu para pesë dekadash. Pikërisht nga këtu, ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv, Methasani ka ditur të marrë dhe përcjellë për publikun mesazhet frymëzuese të bashkëkohësve të tij.

Në Gramsh ku ka qenë komandant brigade, në vitin 1974, pasi kishte kryer shkëlqyer studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, e cila përgatiste shtatmadhorë dhe drejtues të lartë të ushtrisë, e mirëpresin nënprefektja Luljeta Dollani, si dhe bashkëkohësit Skender Lena e Enver Qose. Ndonëse kanë kaluar 47 vite nga koha kur ishin bashkë në këtë njësi të rëndësishme të ushtrisë shqiptare, ata shprehin mirënjohje, respekt e nderim të veçantë për Ismail Shulkun që sipas tyre ishte jo vetëm komandanti shembullor i brigadës së Gramshit, por dhe një mik i rrallë për gramshiotët….

Si i tillë kujtohet ai edhe në Burrel, nga kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani, k