Mirënjohja është pasuri shumë e çmuar shpirtërore
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 26, 2020
- 3 min read

Prof.dr. Eshref Ymeri
I dashur Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh,
E dashur “Fjala e Lirë”, tribunë e shkëlqyer e mendimit të lirë në Londër, në vatrën e dijes dhe të kulturës mbarëbotërore, të asaj Londre hijerëndë, e cila gjurmët e qytetërimit të vet i ka lënë përjetësisht, duke filluar nga Zelanda e Re deri në Amerikë dhe Kanada.
Jam shumë krenar që miku im i çmuar, Prof.dr. Fatmir Terziu, ka hapur këtë Portal kaq të dashur për lexuesit bashkëkombas të Atdheut Amë dhe të Diasporës, të cilët gjejnë aty dritaren nga hyn dielli i së vërtetës.
Si shqiptar, jam shumë krenar që Prof.dr. Fatmir Terziu, në Perëndimin evropian, përfaqëson modelin e intelektualit me dinjitet të lartë kombëtar, i cili, si shkencëtar, si shkrimtar mjaft i talentuar, si kritik i rrallë në letërsinë shqipe, si studiues dhe hulumtues me pasion të veçantë, si një ithtar i pasurimit të tradidës në lëmin e memorialistikës shqiptare dhe si mjeshtër në artin e dokumentimit kinematografik, i vlerësuar lart në Mbretërinë e Bashkuar, ka zënë një vend nderi në historinë e kulturës kombëtare.
Kam nderin që, nëpërmjet këtij Portali të respektuar, ta falënderoj nga zemra Profesor Fatmirin për urimin aq prekës që më dërgoi sot për ditëlindjen time, një urim që më emocionon tej mase dhe më mbush me frymëzim për ta dashur edhe më shumë Atdheun tonë të shtrenjtë dhe mbarë bashkëkombasit e mi me vetëdije të lartë kombëtare.
Nëpërmjet këij Portali i shpreh mirënjohjen time të thellë shkrimtares dhe publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe e Penës, Akademike, e vlerësuar me shumë Çmime brenda dhe jashtë vendit, e cila ka botuar aty jetëshkrimin tim, të përfshirë në librin e saj me titull “Elitat e mohuara… Pasuri Kombëtare”. I shpreh mirënjohjen time të thellë kësaj ikone të kulturës kombëtare dhe intelektualëve të nderuar në vijim:
Profesor Resmi Osmanit, shkencëtarit të njohur, shkrimtarit të talentuar dhe intelektualit të shquar nacionalist, birit të trojeve tona amtare, të Çamërisë sonë Hyjnore.
Shkrimtarit me penë të artë Kozma Gjergji, autorit të tregimeve mbresëlënëse që të tërheqin si me magji.
Shkrimtarit aq origjinal Sotir Athanasiou, autor romanesh dhe tregimesh fantastike me një pasuri të pamatë gjuhësore.
Shkrimtarit tërheqës Novruz Abilekaj, veprat artistike të të cilit bien në sy për pasurinë e jashtëzakonshme me shprehje frazeologjike nga gurra popullore.
Zotërisë së nderuar Faruk Taqe, i cili më ka prekur thellë me fjalët e tij me domethënie aq emocionuese.
Zotërisë së nderuar Adem Harxhi, mjek i shquar dhe akademik me autoritet shkencor mbresëlënës.
Zotërisë së nderuar Kadri Çopja për nderimin që më bën me fjalët e tij plot afsh miqësor.
Zotërisë së nderuar Aleko Likaj, mësues veteran, gazetar dhe shkrimtar i talentuar, autor i shumë veprave artistike.
Zotërisë së nderuar Baki Dervishi, inxhinier i talentuar, për fjalët e tij me nota shpirtngrohtësie.
Zotërisë së nderuar Eqerem Canaj, shkrimtar me emër në letërsinë shqipe, mjeshtër i krijimit të fjalëve të reja dhe i kompozitave gjuhësore me brumin e shqipes.
Zotërisë së nderuar Resmi Çorbaxhi, shkrimtar me nuhatje të hollë dhe me fjalë të kursyer me peshë.
Zotërisë së nderuar Albert Lulaj për fjalët e tij plot dashamirësi prej shqiptari me shpirtin behar, të dala nga zemra e një aktori.
Zotërisë së nderuar Flori Bruqi, prof.dr, akademik, shkrimtar, poet, kritik, studiues dhe hulumtues i njohur, gazetar dhe publicist me emër në kulturën shqiptare.
Zotërisë së nderuar Kadri Tarelli, shkrimtar dhe publicist me brumosje shembullore të formatit nacionalist.
Zotërisë së nderuar Kujtim Matelli, poetit me shpirt flakërimë, i cili, me poezinë gjëmimtare epiko-lirike, me titull “More Naim Shqipëria”, ta ndez zemrën zjarr.
Zotërisë së nderuar Dr. Jorgji Kote, dilplomat veteran, publicist dhe eseist i mrekullueshëm, i cili, gjatë karrierës diplomatike ka lënë gjurmë në historinë e diplomacisë shqiptare.
Zonjave të nderuara, ish-studenteve të mia të talentuara, Merita Pinos, dikur përkthyese e njohur në Agjencinë Telegrafike, zotëruese e 6 gjuhëve të huaja, tani qytetare amerikane, Xhemile Abdiut, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës, Kozeta Nushit, shkrimtare lirike, me banim familjarisht në Itali, disa prej krijimeve të saja artistike të përkthyera në italisht dhe të mirëpritura në njërin prej mjeteve të informimit pamor, Eli Trojës, ish-përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori” dhe bashkëshortit të saj, doktorit të njohur Petrika Troja, ish-pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, tani qytetarë amerikanë.
Zonjës Mira Meksi, përkthyese dhe shkrimtare e shquar, një ikonë e kulturës kombëtare, e vlerësuar me disa Çmime brenda dhe jashtë vendit, deri edhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.
Zonjës Elida dhe Zotërisë Skënder Buçpapaj, moderatorë të Portalit të nderuar “Voal”, poetë, gazetarë, publicistë, studiues dhe eseistë me mjaft autoritet në kulturën shqiptare, të cilët kontributin e tyre të shquar në këto fusha të dijes e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin në Zvicë me shumë dinjitet gjatë një çerek shekulli.
Santa Barbara, Kaliforni
25 dhjetor 2020
Pershendetje! Gjej rastin qe tu uroj perseri ne pervjetorin tuaj. Ky shkrim falenderimi si shprehje e mirenjohjes, eshte pasuri dhe porosi me vlera qytetarie dhe njerezie, njeherazi edhe shqiptarie. Duke pare te gjithe ata personalitete qe kane shkruar apo komentuar pervjetorin tuaj, me vjen mire shpirterisht, sepse ashtusi une, kane vleresaur njeriun, dijen dhe punen tuaj intelektuale e shkencore, per gjuhen shqipe, per historine tone te trazaur dhe politiken e ngateruar. Jete, shendet dhe krijimtari te bukur!