Minush Hoxha: VËSHTRIM KOHËRASH TË Z. REBE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 17
- 6 min read

-fragment.
Në ndërkohë, duket nga njohtim i kamarierit, hyri nga dera përballë një person paksa në moshë dhe, sapo e pau z. Rebe, me një dukje kurreshtare të fytyres, morri drejtimin nga ai. Kur iu afrua fare, njëren dorë mbështeti në karrigen përballë tij dhe iu drejtua:
,,Z. Rebe, kam kënaqësinë që ju shoh. Me lejen Tuaj do ulesha këtu përballë jush...për ndonjë çast” ia tha lutshëm e me buzëqeshje i panjohuri.
Dhe z. Rebe, ndonëse tashmë kishte zënë fillin e vajtjes nga përgjigjet për ate që e mundonte, njëherë e shikoj pyetshëm e më habi drejtëpërdrejtshmërinë në të drejtuar, më pas, nga parimi i sjelljes së mirë e nga kureshtja, ia dha lejen t’i ulët përballë.
,,Po, po urdhëro! Një plus, begati më shumë!”
,,Z. Rebe, do i bie trup që t’i hikë monotonisë!” ndërhyri i posaardhuri. Dhe vazhdoj: ,, Nga të dëgjuarat e nga të lexuarat-se kisha në dorë dhe ndonjë dorëshkrim tuajin, ua kam dhënë një vend të veçantë në boten time. Ndaj, më vie me peshë edhe takimi me ju edhe fjala juaj” ia tha mysafiri menjëherë pasi u ul.
Z. Rebe me shikim pyetës ia kërkoj emërin dhe ai këte e perceptoj dhe në çast iu përgjigj:
,, Jam Skendo. Dhe sa për identifikim më të plotë, ua deklaroj se jam një studjues i historisë dhe një provator të bëhet historiograf”.
Z. Rebe me humor i shtoj:
,, Staf a kuadro-si thonim ne vdekatarët në një kohë, që do bëjë nam nga vetja tek karrikon të kaluarën. Nga ushtri gënjeshtarësh!”

,, Z.Rebe, i qëlluar ky mendim, por, unë, për aqë sa më zë mendja, orvatem t’i ikën kësaj!” ia këtheu mysafiri me sedër të prekur.
,,Z. Historian, që në nisje kishit paragjykim” i shtoj z. Rebe.???
,, Paragjykove formatin e personit tim, kurse mua mu kjo më shqetëson! Dhe, ajo lëngata e mallkuar! Një opinioni publik lavdi, e personi fare tjetër! Opinioni publik ngritën në qiell ata që janë hiqi nga toka e që do duhej të preheshin nën te!”.
Skendo, pas fjalës së z. Rebe, i habitur dhe i egzaltuar nga reagimi i tij, u gjetë në nevojë të ndërhyej dhe, pa pëlqimin e z. Rebe, ia këtheu:
,,Z. Rebe, me gjithë respektin ndaj jush, por, ky gjykim më vie si zbrasje mllefi. Një neveri e ngritur nga një vështrim të një hapsire të ngushtë! Bota është e gjerë e shpirti i njeriut pa kufi!”
,, E mendon se kjo që e thua, është vërteta? Se gjykova nga një vështrim i një ,,rrethi të ngushtë imi!”-sikur e thua. E di! Ajo e vërteta si opinion i patundueshëm! Pa më thuaj historian Skendo, ç’është jeta që në fillin e dukjes së sajë, nëse jo luftim nga e mira! Mund të qëndroj jeta pa këte? Pa të vërteten! Do e përkrahësh mendimin se hipokrizia tek njeriu, është diktat jete! Se e do ate! Diç, sa të bëjë të shoh veten ndryshe! Të lartësuar! Një realitet jorealitet!”
Që të dy në heshtje e në të menduar. Z. Rebe tek e shikonte me brejtje për të thënën e sikur prittë mendimin e Skendos kurse ai, në orvatje ta gjej e t’ia thot sa më përkatësisht. E vërteta, ai ia tha fyerjen por respekti i Skendos, ndalte ate nga reagim më i ashpër.
,, Ju z. Rebe, kini disa veti-natyrisht, të vlersuara-të cilat ua kanë siguruar respektin dhe një vend në lavdinë lokale” shtoj ai. ,Përveç arsimimit të arritur me punën me përkushtim, kini dhe një përvojë, krijuar përmes thyrjeve shoqërore. Atyre mbushulluar me gjak e me sakatosje të papara. Përvojen që bashkë me arsimimin, ua jep të drejtën por edhe ua detyron ta thoni fjalën e pritur. Fjalën që përmbushë më se miri kriter mençurie”. Pas një pushimi të shkurtër e tek orvatej të gjej fjalën e zgjedhur dhe respektin ndaj z. Rebe por edhe kundërshtinë në ngulmërinë e tij, vazhdoj: ,, Në veçanti, ju bënë atraktiv disidenca ndaj mendsisë publike. Po dhe ndaj intelektualve elitarë. Më të drejtë! Dhe këte cilësim e dhatë pak më parë në një tonë shqetësimi. Nuk do hyj të gjykoj nëse këte e bëni nga rebeli a mosdurim ndaj elitarve të pamerituar apo nga synimi të këtheni ecjen e gjërave rrugës së duhur. Ndofta dhe nga oportuniteti-ajo mbi domosdoshmërinë e mendimit tjetër. Ate që kini vendosur në mendsinë tuaj pas studimit e analizave të sofizmave historike”.
Dhe, derisa z. Skendo mendohej për vazhdimin-thuaja të monologut celebrativ ndaj z. Rebe- ardhi kamarieri dhe, pas pyetjes z. Skendos, ai porositi dopjo vërë.
,,Diç nga meny jona...?” e pyeti kamariieri dhe pasi morri përgjigjen ,,jo, asgjë” u largua. Më pas, doli aty ku synonte më parë e vazhdoj:
,, Ju z. Rebe, më parë i ngjitet tiketin historisë e unë mirrem me te. E vlerësoj! Kam lexuar literaturë të gjerë-e them një minibibliotekë. E kisha të vështirë të bëja një gjykim nga ai galimatias kundrimesh të ngjarjeve të mëdha, të opinioneve për emërat e mëdhenjë të historisë. Opinione të kundërshtuara reciprokisht. Pa argumentim të patundueshëm!”.
,, Skendo. Ke këte emër-me gjase-inspirim nga historia e atij që mbante këte emër dhe, tani në vend të luftës me helmetë, i është urdhëruar detyrë-bile akoma më delikate. Të bëjë, pa konsiderata ndaj tij, ate që nuk ia mba sqepi dhe ate që nuk ia do prirje. Pra, t’a them më kuptueshëm, t’ia dalë pa një tjetër në homogjenizimin, mëvetësisë së mundimshme në të ekzistuar me tiparet që e dallojnë nga të tjerët. Njëherit, ashtu rrugës, dhe shpëtimin nga vetëzhbërja e mjedisi që e rrethon. Një si strumbullarë! Apo jo? Dhe, historian Skendo, kjo detyrë përcaktuar kryetrimit, po ushtrohet, bile me eufori. Nga se? Nga adhurimi i legjendës apo nga mospërballimi i vetes hiqe! Cilido motivi, po, ia doli synimi! Mësyerje nga nesërja pa këthim koke pas! Apo jo? Dhe, për këte janë provë edhe të arriturat!” ndërhyri z. Rebe me një ton paksa të ngritur. ,,Përkundra kësaj, pyetem: ,,Janë ose s’janë?”
,,Përceptimi juaj është i saktë dhe konkludimi logjik! Përkundra kësaj, do bëjë-me pëlqimin tuaj kuptohet- një ndërhyrje sqaruese. Z. Rebe, ju e dini! Njeriu me të lindur ka në vete shtysin nga jeta. Nuk ka asnjë shëmbëll të kundërt me këte! Dhe ai, në foshnjëri , nuk ka të fiksuar në ç’mënyrë do ia dal të jetuarit dhe rendjes nga fundi i saj. Qenie e tij përcakton të gjitha nevojat e veprimet për të jetuar. Më pas, ndërhyn pyetja: është adhurimi ai që shpie nga jeta, apo ajo zbrazëtia neveritëse në vete që bënë adhurimin. Duket se detyrohen reciprokisht ashtu që ajo zbrazëtia neveritëse, që të mos pushoj se ekzistuari qenie njeriu, që të luftoj kanosje hiqi, i duhet adhurimi. Dhe, shih mrekullinë: që vetja t’i ikën fikjes, gjendjes së hiqit, krijon adhurimin dhe ate fare të qëndrueshëm, sa të shpëtoj një vete nga fikja. Dhe, ajo që krijon këte raport, nuk është njeriu i vetëdijes por rezultim i qenies së tij”
,,Dhe, nga do ia del me këte mendim?” e pyeti z. Rebe. ,,Nga unë?!” vazhdoj.
,,Jo! Është ky vetëm një mendim përfshirës! Një si parim përherë i pranishëm që nuk ka lënë asnjë kohë e asnjë hapsirë pa e përfshirë!” iu përgjigj z. Skendo.,,Por-vazhdoj tutje: ,, nuk është se nuk prek çështjet e preokupimit tuaj i cili u shkakton indisponime por edhe ikje kontakti. Tashmë z. Rebe, është vërejtur neveri juaja dhe ai shikimi qortues juaji. Dhe tek vijnë nga ju dhe tek njohin vlerat juaja, kjo u vie paradoksale e nga ndonjë edhe si lëngatë psikosomatike”.
,,Pa të m’a thuash këte e dija. E dija...Nuk përkonte me normalitetin si normë qytetarie e cila do sjellje të uniformuar. Sjellje që ngulfate shpirtin por që ndalon reagimin” ndërhyri z. Rebe, tashmë aqë i ngacmuar sa të hap një dialog me Skendon, pa limitë ore.
,, Skendo, shoh tek ti një të vërejtur të dalluar dhe një zotësi rezonimi. Dhe, kjo me shtynë që të hap-t’i them dialog, konversacion a polemikë. Më në fund as që ka peshë përcaktimi terminologjik. Është interesimi i dyanshëm. Që të dy anët kanë një fond njohurishë sa të bëjnë një konversacion kompetent. Kompetent në kuptimin e shkëmbimit reciprok të mendimeve. Jo atyre të ngutshme, refleksive! Qetë, pa ndërhyrje të panevojshme dhe me pretendime të mbërritjes tek e vërteta, duke respektuar mendimin tjetër dhe duke e pranuar po pa vlerën e duhur” vazhdoj z. Rebe.
Skendo e dëgjonte me shumë kujdes. Më në fund, kishte kaluar kohë në pritje të takimit me z. Rebe. I dukeshin atraktive, jo vetëm njohuritë që kishte, por edhe çasjet gjerave dhe këthesat në të menduar të tij. Dinte ate si një aspirantë të pasionuar të lirisë dhe të demokracisë. Të luftëtarit të pasmbrapshëm nga mëvetësia e pavarësia, jo më si dëshira e synime masash që këto i kishin perceptuar e pranuar pa njohur të plotë domethënien dhe peshën e tyre, por si diç domosdoje që mistershëm rezultonte nga qenie e njeriut.
Comments