Minush Hoxha: Lutje për pranim në qarkun akademist.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 19
- 2 min read

Një pjesë nga një shkrim imi më i gjatë, i titulluar: Lutje për pranim në qarkun akademist.
...Po, tek ecte koha me nxitim dhe ikën nga skena tuafët e shkronjësit budalla të anatomisë të së keqës, bashkë me delirentët e skizofrenikët të pailaç, atëdheu i magjisë duke zbritur nga lartësi qiellore në të cilën e kishte ngjitur magji e fjalës, zu të shpërfaqet si një tokë reale gjithnjë shumë e shtrenjtë, mu para syve me bukurinë e vetë dhe vrazhdësinë e atyre që jetonin në te.
Lisat nuk arrinin më kupen qiellore e as që nëpër përrenjët rrjedhnin perlat. As zhapini i verdhë-ai bukuroshi i shkurresë -nuk ishte më i tillë dhe zu të perhap frikën se ka helmin në gjuhën që i lëvizë me shqetësim.
Nga ilusioni i njëqindëdyqindëqindvjetshit të shkuar, Atëdheu këthente në një realitet që kërkonte një tjetër ushqim: nuk donte më ëndërren e jetës po jetën e ëndërrres.
Po programi Juaj të përndritur, në mos zbriti nga folkkoncepti sa për ta trimëruar këte të voglin të davaris nga mendja pelegrinazhin nëpër meridiane për një ushqimplehre të mëshirës së oligarkëve sundues.

Ç’ndodhi në te të përndritur? U hoqen nga aty odat e baladat, ato vajathirrjet e vakta të pavlera, mashtruese, ato epikatet e vogla që i shpallët epokale e epike si një vardisje oligarkëve të rinjë në ndërrim për një gjum në këthinat e flladëshme të akademisë, folkkoncepti, tiradat për martizimin tuaj, prononcimet e kumbueshme për lartësinë e mendimit filosofik e shkencor, atëherë kur ishit në letargji të thellë ose sklerotik e nuk dinit në ishit në v.2012 apo 1878.
Ç’bëret që të ndërpritni kontinuitetin e hasmërisë sikur që kokat e mençura të kohës bënë pas një katrahure 6 vjeçare të shekullit të ikur?! Ç’bëret që një hasmëri të gjatë ta shndërroni në një miqësi të përherëshme, që ky yni i vogli të mos vëjë sërish te kasapi mizor po t’a gëzoj hisen e lirisë së vetë në copën e shtetit të vetë që i takon tani e denbabaden sipas ligjit e lindjes, qetë dhe i patrazuar.
Do t’i japim shansin për pendesë dhe faljën mikut tim tanimë-falë juve- të liruar nga shpirtëngushtësia e ndjenja hakmarrëse sa për të ndërprerë armiqësinë që anës tjetër i duhet aqë shumë sa për t’a mbajtur të gjallë pushtetin e kriminelëve të krisur?
Comentarios