top of page

Minush Hoxha: Koordinata midis kohërave


/fragment/:

Dhe ky shesh--Korzo i thonë dhe tani-apo jo, dhe ky hotel dhe ky lum dhe ky park-sikur i thonin Miletbashqe dhe ky sheshi tjetër, dhe ato kodrinat si u thonë Tabjet me ende bunkera lufte nga çitnin gjermanet, janë Peja.  Ajo nga pas shpine Gjerovica e afër Maja e Hasanit. Më pas vetëvetiu më ardhi në mendje dhe ia thash: Po unë këtu u linda tek plasnin bombat në fundin e oborrin të shtëpisë. Dikund në v.44 mu nën parkun e Karagaçit. Tek bëja vajin, më iku ime Më nga shtëpia e mbi shtëpi plasi bomba.Vaji-shpëtimi im. Fati!

,,Djalosh, që po zotëruake proceset e kryerjes së shpejtë të punëve-ia thash me sarkazem, ,,e sigurtë, ke mbaruar fakultetin?” kurse ai, pa asnjë përtes dhe këthjelltë, mu përgjigjë”

..Po dhe me nota të larta bile.E dini…literatura., bota digjitale, tradita brëndafamiljare…im babë është jurist i dipl. Dhe udhëheqes intitucioni por njeh dhe ekonominë mirë. Këto bënë që të zotëroj programin, por ato ngadalsimet që dalin nga literaturë për kryerjen e punëve, i kam hedhur anash. Kohë tjetër!”

,,Dhe unë kam mbaruar studimet për jurist dhe kam dhe njohuri të tjera” -ia thash, ,,por…po orvatem ndaj dhe po të pyes se cili është ndryshimi në kohëra. Çfarë në fakt ndryshoj në këto dekada”.

Ai më shikoj më gjatë pastaj anash, pastaj sërish më shikoj dhe mu drejtua:

,,Nuk e kam edhe aqë të kjartë pyetjen…Ndryshimet! Cilat!”

,,Këto…që i janë shtruar njeriut para syve. Vetëdije e tij. Strukturë shpirtërore?” ia shpiegova.

,,Në një kohë, kur supërfuqitë kishin bërë njëfarë moratorium hasmërishë, kur shtetet e vogla vëllazërishmërisë së imponuar ishin tubuar në një lëvizje dhe ashtu tok, reflektonin njëfarë pavarësie që kishte siguruar një gjëndje të qetë e mirëqenie shoqërore, nga gjume shekullor se ç’zgjoj vetëdije jonë.  Nga një njeri që tashmë kishte gjykuar në mendjen e vetë se takon në statusin  të një zanatçiu a punëtori  krahu ndërtimtarieje a pastrimi, shkollari jo se jo, tek iu hap shkolla në mëhallë-sikur ia hapi sytë, sikur nga një magnet i fuqishëm e joshi dhe ngadale zu t’i flas fëmijes për ato që mund të mbërrinte me shkollën, të  arriturat nga ajo që bëjnë jeten më të mirë.

Ky iështë dalogu ndërhyres, për të vazhduar të folurit në veten e parë.  Nga aty nga vajta anash…

Dhe, sikur fjalët e përditëshmërisë, pas regjistrimit në shkollë-në shkollën e re 4 kate ndërtuar në 50-ten në të cilen vrullëshëm po atë shtator hyrën nxënësit në te, jo më pak se 1000 , që nga mësuesit që në oret e para të prezantimit të identitetit, dëgjuam për  herë të parë fjalet abetarja,më pas zoologjia, arithmetika, edukata fizike, edukata muzikore dhe ndonjë tjetër, që na ardhën fare të panjohura nga që nëpër shtëpi-rrallë që ndonjë-i përmendte sekush.

Por, me bukurinë nga kopertina dhe që ishte më e afërt për ne e natyrisht dhe më imponuese, ishte foto me spekter të bukur  ngjyrash të thekshme të Abetares me një çapken e zogëze të buzëqeshur në një rrafshinë nënkodre tek i jipte djaloshi kalavesh qershie, kurse në sfond përpjetzat e jeshilta, përmbi to bjeshkët tona, ato të lartat, zabelet dhe haloret me gështenja e lajthi tek kullotnin bagëtitë dhe të gjitha këto kompletonin idilen nga natyra magjike. Nuk harrohen këto dhe një analitiku që di dialektiken se asgjë nuk ndodhë pa një shtys dhe asnjë shtys nuk kalon pa lënë gjurmen, di se në atë tërësinë shpirtërore këto zënë vendin që u përketë dhe të lidhura dhe me të tjera, krjijojnë shijen, pikëvështrimin, filosofinë, personalitetin..

Dhe, ndonëse nuk kuptonim se ç’po ndodhë në ne e rreth nesh, disponimi, gjallëria shpërfaqte atë intimen, atë të pavetëdijshmën.

,,Sot, nxënes të dashur, dëgjoni mirë…Sot pra, do të mësojmë germen K. Shkruhet kështu-na shpiegonte me shumë mirëkuptim e kujdes për ta kuptuar, mësuesi Shemsedin qe nuk kishte kaluar te 18 tat dhe qethej zero mu sikur ne nxenesit te detyruar nga prinderit, tek e shkruante në tabelen. K-fare të  madhe dhe k e vogel e shtypit dhe K poashtu e madhe e k e vogel të dores. Psh. K- Kosova.

Dhe që të rrënjos më thellë në kujtesën tonë, e theksonte dallueshëm: Kosova! Vendi ynë. Pra, vendi ku jetojmë dhe ku kanë jetuan të parët tonë që në lashtësi dhe ku do jetojme ne  në pambarim.

Dhe që të na lidhë akoma më emotivisht, na e thonte: E kemi vendin tonë shumë të bukur-apo jo? Pyette dhe në korr sikur e do normë sjelljeje nxënësish dhe nga naiviteti femijeror i përgjigjeshim: pooo. Më i bukuri i botes!  Dhe ne, përsëri në korr: pooo! Pra, mos harroni-vazhdonte ai më pas:  K-Kosova anise ka dhe fjalë të tjera që fillojnë me k. si kësula, këmisha, kali, kalorsi  etj.por, më se lehti e mbani në mendje K-Kosova.

Kurse, mësesuesja Akile Daci /Karahoda-motra e Xhevherit Drejtorit të Shkolles/ ajo zoologja e zëllshme zeshkane –nga të folurit e theksi, dukej nga Prizreni e martuar për pejan /gazetarin Murtezain Daci/, një fytyrë zonjë,  inteligjente dhe sikur jipej serioze e me sjellje fine dukej shumë e përkushtuar ndaj nxënësve, jipte Zoologji dhe, kur kapërcyen njohtimet, kur kaluan njohjet dhe kur na foli për lënden që do jipte,  na thoshte: ,,E shihni në foto-dinosaurusin-këte si raritet. Gjigand por specie e zhdukur. Kështu e ka zhvillimi i kësaj bote! Ja tjetri, mbreti xhungles luani, por tek ne  nuk  ka kushte për jetesen e tij. Tek malet tona të buta fare, ka vetem arinjë , ujqër, dhelpra e macJe të egra. Dhe drerë kuptohet po ata janë të butë e të rrallë.  Ka një shumësi e pamatur e botes shtazore por ne do të mësojmë vetem ato me të cilat ndeshemi më shumë, në jetë a në libra”.

Po mësuesja Olga nga Shqipëria? Ajo topolakja e gjallë e dinamike, fytyrërrumbullaktë, që kishte ardhë të mbajë mësimin nga lënda muzikore qe nga Shqipreria, në mungesë të personit të kualifikuar në Kosovë, sipas marrëveshjes midishtetërore që në marrëdhënie sikur ishin atëherë, ishte e lehtë dhe fare e natyrshme.? Ajo na mësonte kënget me glorifikim luften çlirimtare, vëllazërimin e popujve që shliruan vendin. ,,hyminizimin e heronjëve kryesor  që kishin prirë revolucionet kryesore, ata shlirimtare e komuniste dhe që në defilet ose shfaqjet e korrit që mbanim në shkollë, domosdoshmërisht vajzat mbanin kordelen e kuqe dhe fjamurin ose të vendit ose komunist-me draper e çekan. Natyrisht që në kënget që këndonim, këndonim për Titon, Enver Hoxhen, partizanet trima, fitoren komuniste, gjermanet e italianet e mundur e të ikur që i dha fund gllabërimit (te vegjël sikur ishim!) nuk dinim cilit, dhe, rrënimin e klases sunduese, e nuk dinim se cila ishte klasa sunduese e cila e sunduarja.Ajo e ulta, e gjitha që mund të ishte, ishte punëtor krahu, kopshtarë bashqeje, druvar që coptonin drutë ose që më gomarë a kuaj i sillnin nga bjeshkket e largëta, kosites livadhesh, e ajo më e larta, ajo kundër së ciles bëhej revolucioni, zanatçi opingash ose rrobaqepes, sahatxhi, punëtor bashqevanxhi parku, ,nëpunes -sheh komune ose drejtor kund gjetke, mësues a arsimtarë,  a drejtor i ndonjë kooperative të vogel. Por, i pasur asnjë. Jetonin ose në shtëpia njëkatshe tek gravitonin me rrëzim nga një anë ose pushteti-sipas pozites në kijerarki që kishin,  ua kishte ndërtuar ndërtesen kolektive për disa familje. Dhe, ky polarizim, nuk ishte arsye për revolucion se, edhe po fitoj revolucioni, ç’fitonte klasa fituese!? E tëra: një të varfër e bëje më të varfër. Po, kishte dhe ndonjë përjashtim nga ky repertoar. Dhe më kujtohet ajo kënga korrale ,,rrota-rrota e mullinit-e blunë kokrren e grunit” në këndimin stakato të së ciles veçohej Ramiz maxhupi.

Se si një atmosferë besimi islam që kishim në shtëpi falë gjyshes dhe gjithë akrabasë sikur ajo të cilët vinin rregullisht për te dhe mbanin në jetë ate frymë e, shtesë kësaj dhe nga dritat e xhamisë së Kuqe që ndizeshin tek behej iftari a për bajram, përnjëherë, mësimet nga shkolla, fletoret, librat më në fund çantat që nuk ishin çanta por strajca nga shtofi, ndërroj gjëndja. Duke menjanuar një frymë të tillë religjioze, se ç’ju hap porta një ndikimi për të cilin ishte nevojë immediate. Më vonë, fare më vonë kur mësimet sipas programit mësimor avancuan deri tek teoritë shkencore, mësuam të kundërten me jaratisjen e njeriut sikur e thonin besimtaret islam nga zoti dhe, mësimdhënësi i bilogjisë,që kishte mbaruar studimin për biologji tek ndonje fakultet jashte Kosove, e nuk dihej nëse dinte e kishte përvetësar aty, na tha: ,,Sipas teorisë së Darvinit-teorisë së evolucionit, njeriu ka prejardhjen nga majmuni! “ Kjo aqë më tundi sa, pas mbarimit te oreve te mesimit,  shpejtë shkova tek pasqyrë e Sibes dhe ia kërkova  dhe tek ma dha e më pyeti ç’të duhet?  ia përgjigja: ,,po dua të shoh nëse gjasoj pak bile në majmun!” Ajo qeshi e ma tha: ,,e kundërta: ka majmun të bukur që gjason në ty!”  

131 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page