Çendërrimi i zotëri Endërrit
Z. Endërri kishte një dukje imponuese. Kravatë të ngushtër, në të shumtën në këmishë ngjyrë çeltë e petka që gravitonin nga e errta Përherë i rruar. Lëvizje të shlirta të harmonizuara me mimikë fytyreje e një dukje në çaste paksa agresive. Paksa agresive nga natyrë që kishte por edhe të kurdisur. Dinte për këte dhe përpëlitej t’i bënte të qëndrueshme ngaqë kishte leverdi. I mirrte si një perde që ia fshehnin intimen e vetë. Dhe, tej kësaj-sikur e mendonte-i hapnin rrugë ecjeje vetes e cila-sikur e mendonte në intimen e thellë të vetë, po të mos i fshehte, do i dilte në pah vocrrakia e vetë dhe do ia detyronte përuljen. Por, nuk ishte i vetmi. Ishte dukuri kohe. Një si modus vivendi. Dhe tek vështroje mjedisin, nuk mund të mësoje cilët në fakt ishin që e bënin. Kjo, dukuri pasojë vonesash historike të mjedisit. E ndofta dhe domosdoshmëri imanente e natyrës së njeriut.
Z. Endërri shihte se kapërthimia e mendjes së vetë ishte modeste. Në fakt e vogël, por ia donte uni t’a mendonte tjetërfare. Dhe rrugës së kësaj nevoje, mirrte veten si një polemist të sofistikuar. Aqë sa t’ia dilte nga e shpiente synimi. Dhe, tek mbështetej në këte shkathtësi shprehëse tashmë të formësuar, të shpërfaqej ashtu, sa ta ngrittë veten deri tek bindja se qëndronte përmbi ata. Këti detyrimi që gufte nga ambicja që e kishte mbërthyer të tërin, nuk kishte lënë asnjë mënyrë tjetër e të të bërit jetën. Synimi i z. Endërri, aqë i qëndrueshëm sa i fortë dhe i pandryshueshëm në veten e tij, e bënte të besoj deri në siguri se do ia dal tek caku. Dhe, mu kjo, e kishte shndërruar në një skllav të diciplinuar, i cili, tek lidhë syrin për cakun, nuk shteron kurr nga energjia e të të bërit jetë. E pyrgu që tashmë si e do traditë mjedisi, ishte ngritur mu nga mjedisi-sikur e shihte në mendjen e vetë, ishte vlera kulmore. Ishte arsyeja e të qenëmit në jetë të vetes së tij. Ishte sovrani i pacenueshëm që sillte dhe interesa sa për një jetë cilësore dhe sa për kënaqësi që i shpërfaqte mjedisi tek i shpërfaqnin respekin. Dhe, jo vetëm kaqë! I sillte autoritetin dhe me te edhe pushtetin sikur edhe të drejtën të gjykoj çështjet më të mëdha të mjedisit që për kohen, mbushullonin jetën.
Kjo ndjesi, që kishte nisur të bëjë moshën që në djalëri, tashti, thellë nga vetja i ecte si një bindje, si një urdhërkërkesë vetes e painjorueshme tek i shndërrohej në dëshirë me fuqi pasioni duke e motivuar aqë sa të mendoj e të bindë veten se takon dhe se duhet t’ishte pjesë e qarkut të ngushtë prestigjioz i cili, si i tillë që trajtohej, duhej të ishte edhe prezent edhe me fjalën kryesore, në çdo eveniment dhe kurdoherë që meditohej a mirren vendime të një peshe më të madhe.
Kur mendsi qyteti kalamendej ose nuk i gjente zgjidhje ndonjë problemi që vënte në pozitë të keqe mjedisin, ky, tek inkludohej në qarqe edhe zyrtare, ndërhynte si një arbitër dhe kurdoherë që nuk vlerësohej ose injorohej opinion i tij, fyente ata e më pas në çkontroll të vetes, citonte mendime e vepra të emërave të mëdhenjë. E vërteta ishte se veprat e tyre nuk i kishte lexuar ose kishte lexuar ndonjë pjesë të veprës së tyre, ndonjë analizë të shkurtër për to dhe, edhe ate pak lexim e interpretonte jo në frymë të mesazhit që jipnin ato, por, mjedisit mediokër që, ose nuk i kishte lexuar fare, ose i kishte lexuar por nuk i kishte kuptuar ose nuk kishte dëgjuar se ekzistonin, sekush i mirrte me rezervë, sekush në heshtje, e tek tuk ndonjë qeshej me te, tek dinin për to dhe për interpretimin makabër të tij. Por, sa që të mbroj e të mbetet në statusin e endërruar, të mbetet pjesë e elitës së qytetit me të drejtën e votës supreme, ai, nëpërmjet një fjalori të ashpër, herëherë fyes deri në rrugaçri e vullgaritet, atakonte kritikët dhe mendimin mohues të tyre. E vërteta se kishte bërë arsimin universitarë dhe se ky ishte fakti i certifikuar me aktin legal, por, e vërteta tjetër se, ai arsimimi në kohen, kishte ndodhur e jipej me çmime fare të ulta tek e donte pazari politik dhe përshpejtimi i kohës së humbur shkaku i frenimeve nga ata që kishin interesa strategjik nga frenimi. Dituria e arritur në bangat universitare duke lexuar apo duke kapërcyer nëpër fragmente, veçsa jipte parimet kryesore, atë skeletin shkencor, i cili, për t’u bërë trup, kërkonte zgjerim në tekste librash, revistash shkencore por edhe begatim me përvojen nga jeta e profesioni. E z. Endërri, i shyrë nga ambicje furioze, nga dëshirë e të qëndruarit në kulm elitarë, nevoja për këmbim opinionësh me ta, nevoja për duartrokitje të tyre, e larguan nga ato që inteligjencën që kishte, t’a lartësoj deri në shkallen në të cilën pretendonte të gjetej. Në të vërtetë, tek synonte origjinalitetin e opinionit të vetë dhe lartësinë e tij, ai, varësisht nga ata që e shoqëronin, dilte ose qesharak ose lolo. Dhe kurdoherë që ata përreth tij e qesëndisnin me ndonjë nënqeshje a qeshje sarkastike apo me ndonjë fjalë a frazë therrëse e qesëndisëse, ky, i fyente përmes një fjalori të një provinience të ultë e të përjashtuar fare nga përdorimi. Kurse, të fyerit, të denjë sipas shkalles së kijerarkisë ku gjëndeshin, vetëm ulnin kokën dhe largoheshin duke evituar në të ardhmen takimin me te.
Në raste kur ndonjë që e mendonte se afërsia me te ia jep të drejtën që t’ia kërkoj korigjimin e ndonjë gafi dhe mospërsëritjen të tij, ai, i kundërpërgjigjej me një ashpërsi dhe një fjalor vullgarë të padëgjuar nga kastë ku përkiste.
,, Dje, në restorantin ,,Si në kohëra të vjetra”, e dini...ai debilli Qami, ngrittë në qiell ,,legjendën” e këtij populli (aludonte në një udhëheqës politik të lartë). ,,Legjenda” e rrënkimeve të përjetëshme të atyre që ia pësuan nga urdhër i tij. Nga psikopat i pashërueshëm! Tokmak! Sikur shumë idhëtarë të tjerë. Në vend të linçit publik-heroizimin sa për lavdi historike! Popull triball! Kretenik!” e tha me sigurinë e një njohësi të certifikuar përmasash të gjera.
,, E ti, pranon ose jo , ajo ,,legjenda” sëpaku kishte synime të drejta. Përkundra se bëri varreza e mbylli mendjen medituese” ia tha Agoja, më tepër që ta qortoj për arrogancën se t’ia demantoj opinionin.
,,Je i marrë! Një të vërtetë që dijnë dhe mijtë e shtëpisë, ti do ta demantosh. Oportunist nga më i keqi soj! ” ndërhyri me ashpërsi sa të ndëshkoj mendimin tjetër e më pas vazhdoj:
,, Ai vonoj kapjen e trenit të kohës e ky e glorifikon për mbërrijtje në cak! Gomarllëk!”
Pas kësaj, Agoja, tek ndjehej keq nga fjalë fyese, la një ,,të mos trazoj endërren e një adoleshenti të çorientuar” dhe iku. Më pas, dhe dy të tjerë, me arsyetime ngjashëm me të Agos tek ia thanë në të dalur: ,, Endërri, mendimet tua janë aqë të thella sa po krijojnë neveri nga përpëlitja për t’i kuptuar! Kërkojmë të falur...të lëmë në mosmarrëveshje me veten” dhe ikën.
Kjo i krijoj një ndjesi të mynxyrshme dhe e hutoj aqë sa nuk dinte në të ngritej-që ishte shpëtimi nga gjendja a të përsëritte porosinë dhe tek qëndronte aty, ta shohin të tjerët në vetminë e vetë. Mbetja aty, atyre që e njihnin e e shikonin, u jipte një provë mu për dyshimin se ai nuk ishte fare ai që jipej dhe se, të rrinin me te shkaktonte neveri deri të ikja në çast. Përmëtepër, vetë prezenca e tij, ashtu i heshtur, krijonte ndjesi të mundimshme dhe, kur vendosi të zgjas qëndrimin aty, tre nga një tavolinë, posa shlyen borxhin e pijeve, me nxitim u larguan. Në të dalur, njëri nga ata të tre, një si një shok me të cilin kishte ndërruar mendime në një replikë të mundimshme, iu afrua dhe pas përshëndetjes me gjeste, ia tha: ,,po e ke mbajtur në kujtesë këngën ,,o kandil garipi-këndoje. Ku t’ia di! Ndofta të gushëllon!” dhe, në qeshje përqeshëse iku pa lënë kohë për përgjigje. Përkundra ngutisë për të hikur, Endërri, tek ngriti zërin sa të dëgjojnë të pranishmit, akoma pa dalur nga salla, ia tha në zë të lartë: ,,Po, mua. Por, për idiotinë tënde s’ka ngushëllim. Hajvan njeri!”
Sekush nga të pranishmit qeshen memzi vërejtshim, sekush lëvizi koken nga mospajtimi kurse njëri nga tavolinë në cep kafeneje, në shoqëri me dy të tjerë, ia thirri kamerierit që ishte mbështetur mbi banak, tek aludonte në Endërrin. ,,Kamarier! Të lutem! Shumë të lutem! Sa për keqardhje nga të bërat, e lësho Rudolf Stambollen, ate këngën ,, Ke me u pendue, por atëherë do t’jetë vonë...”. Kurse kamarieri i ri në moshë, mu nga vendi ku ishte ia këtheu:; ,,O zotëri! Është këngë e tejkaluar! E ka shelur pashpirtëshëm koha! Tashti-e shihni! kjo po ndodhë dhe në kafenë këtu! Askush për asgjë nuk po pendohet. Tani veç po nxjerrën syt e po priten kokat! Moti ka vdekur Stambolli”
Tek ia tha këto, të pranishmit, por edhe Endërri kuptoj alusionin, dhe, vetimthi këtheu nga vetja me pyetjen, nëse rrugën që kishte nisur dhe që kishte bërë, ishte ajo që i duhej vetes. Apo, nëse ishte ajo që i duhej, i kishte bërë një injorim të pandershëm sa ta futen në një lajthitje komprometuese dhe t’ia huqi jetën fare.
,,Birro, kamarier! Në gotën gjysemlitri. Në çast!” i urdhëroj kamarierit dhe ai, tek ia kuptoj shqetësimin, ia solli saora dhe, pa i kërkuar leje, ia drejtua:
,,Zotëri Endërri! Unë s’kam as moshë as dituri! Por, tek ju pash kështu të irrituar, si një mushteri që respektoj, me lejen tuaj ua them: kjo xixkëqë ju shkrepi në çast, bënë se u shpie nga rruga që e donit që në moshën time! Nuk është tragjike! Nxitoni! Kapni çastin!” Në çast mblodhi veten dhe zu të mendoj. Të shikoj gjerat nga një cep tjetër. Kurr dhe askush më parë kështu qetë, me synim dashamires, nuk i kishte dhënë një këshillë të këtillë. Një adoleshent! Iu duk sikur e tërhoqe nga botë endërrash ne ate reale tek zu të kundroj veten me një sy tjetër. ,,Ooo, sa komplekse jeta. Sa hileqare vetja! Vete lolo imja! Lolo jetë imja e vocërr!” ia thonte diç në vete.
Kamarieri vajti tek banaku kurse mysafirët e paktë e shikonin të habitur. Të habitur se e njihnin për njeri të një fjalori rëndues e përgjigje fyese. Si ndodhi që një i ri, ndofta adoleshent sikur ishte kamarieri, t’ia thot një leksion një personi që mbante veten për të ndërritur-deri filosof, e ai të reagoj vetëm me një të shikuar të gjatë .Miqsisht!
Endërri piu për herë të parë aty dhe tre gjysemlitra birroje, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Më pas, tek qorrasi dhe kamarierin, pagoj çmimin dhe tek ia la dhe një bakshish që nuk kishte ndodhur kurr më parë dhe një ,,flm.” të pëshpëritur, iku nga kafeneja.
Z. Endërri, për habi të të gjithëve, jo vetëm që nuk u duk më në ate kafene, por u tërhoqë dhe nga-si e thonë-jeta publike. U mbyll në shtëpinë e vetë thuaja në vetmi dhe dukej sikur billanconte të shkuarën e vetë. Një, si denigrim vetes e përpëlitje për riformim të vetes...në-jeta publike. U mbyll në shtëpinë e vetë thuaja në vetmi dhe dukej sikur billanconte të shkuarën e vetë. Një, si riformim të vetes...
Comments