Minitregime për të qeshur


Përparim Hysi

1. Kur HASAN "AGAN" e "vrau mushka"!!! Kjo ngjarje ka ndodhur,kur ky,HASANI,qe aty nja dyzet e pesë vjeç. Aga nuk qe, por nga anët tona kish mbetur një zakon: që burrave mbi 30-vjeç,veç emrit  duhet t'i shtoje këtë titullin "AGA". Nëse nuk ia shtoje këtë"ndajshtim",kur e përshëndesje, tjetri të zemërohej dhe shkoi e vajti. Ky"model" ruhej sidomos nga graria. Epo ç'ta zgjas? HASAN "AGAI" , një ditë prej ditësh. vendosi të martojë djalin. Bëri dasmë të madhe dhe,për të thënë të drejtën, kish zgjedhur një nuse për djalin aq  të bukur, sa  t'i merrje kokën. Për të qenë më i përafërt me lexuesin,nusja qe aq e bukur, sa, po të paraqitej për konkurs bukurie, do të shpallej MISS. Të gjithë dasmorëve dhe, sidomos, grarisë u mbetën sytë tek nusja e HASAN"AGAIT". -Ka fat, i ligu,- paskej thënë një nga gratë e fshatit. -Po ti  ç'ke që e përflet?- tha tjetra. Po ti e di,- vazhdoi e para,- se ç'pis burrë është HASAN "AGAI". Është pusht dhe mjerë ajo, thëllëzë. në dorë të kujt ka rënë. Dhe fjalët rrihnin  gojë më gojë, sa lëkurën ia bën si def HASAN "AGAIT".                                                       *     *    *


Për nuset,nga anët tona, kishte mbetur një zakon i vjetër. Që të nesërmen e dasmës, gratë e afërta në gjininë e  burrit, e merrnin nusen, i jepnin një sopatë dhe çonin në pyll për të prerë dru. Me vete, nusja mbante prej dore një mushkë. Ndërsa gratë tirrnin  mbi furkat me lesh, nusja brenda në pyll priste dru për t'u ngrohur. Nusja qe punëtore dhe iu fut punës me  zell.  Ndërsa  priste dru, sheh që drejt saj me çapa shqarthi po vinte i vjehrri,HASAN "AGAI". Po ky,- u çudit nusja,- ç'kërkon? Por HASAN "AGAI" qe keq nga mideja. U afrua dhe, pa fjalë,zgjati dorën që të zinte nusen e djalit. Nusja nuk qe veç e bukur,por dhe e ndershme. Kur pa qëllimin e ligë të vjehrrit, i ra me myk të sëpatës dhe, kur e pa që ra për tokë, lëshoi kujen:- Moj hankoni, hajde se HASAN"AGANË" e "vrau mushka"!!! Graria vrapuan dhe, kur e gjetën  shakull, mezi e vunë mbi mushkë dhe e çuan në shtëpi. Lajmi mori dhenë dhe"qafiri", ashtu mbytur-mbytur sikur jepte shpirt, kur e pyesnin ç'e kish gjetur,përgjgijej:- Më vrau mushka! Oda mbushur plot dhe,tek i thoshin të shkuara, merrnin të njëjtën përgjigje:- Më vrau mushka! Kur ja tek i vjen radha dhe nuses. Ajo:- Ç' të gjeti "AGA"? - Më" vrau" mushka,- tha pushti. - Po kur nuk i dije "zanan", pse iu qase pranë?!!!

*     *    * 2. Nusja e KAMBER AGAIT Kamber AGAI qe pasanik  i madh, por me martesën nuk i kish shkuar mbarë. Thoshin për të që nuk qe për t'u sharë dhe, nëse kish ndarë dy gra, me faj nuk bënin atë,por nënën e tij: HANKON. Kjo grua e sertë dhe ,siç tregonin  ata, HANKOJA qe aq e sertë sa ia kalonte nga rreptësia dhe HANKOS së ALI PASHË TEPELENËS. Thoshin dhe në krahë ta mbaje, kollitej. Pse qe e tillë, nami kish zënë qiellin. Askush nuk afrohej që të bëhej nuse e KAMBER AGAIT. Eh, thoshin, u mbyll ajo derë. Veç nga HANKOJA.


Mirëpo, kur tak doli një çupë kokëmushkë që vullnetarisht u paraqit si kandidate për nuse. FIZE quhej  kandidatja dhe i dhanë e  i morën graria që t'i mbushnin mendjen,por FIZJA i dha dumë:- Unë do marrë KAMBERIN dhe vjehrra ka gjetur dhe ka bërë. Shkurt:FIZJA u bë nusja e KAMBER AGAIT. Nja dy-tri  ditë mirë i shkuan punët me  vjehrrën, po  ku bëhej e mira për HANKON. Filloi avazin dhe mallko nusen mbarë e prapë dhe FIZJA veç dëgjo. Qe vapë e madhe dhe mend pëllcite gjinkalla. Nusja i tha të vjehrrës:-Hanko nëne,e ke nga vapa.Pa më hip këtu tek lëkundësi që të bëj pak veri. Hankoja qe mësuar me këto pekule dhe hipi në lëkundës.Nusja i dha para-mbrapa dhe shkoi duke i shpejtuar lëkundjet dhe, në një moment,një i dha dhe e vërviti mbi një copë shkëmb duke e bërë copa.Tek e hodhi mbi shkëmb, bërtiti:-HANKO Nëne,kokë karroqe, nuk kishe parë Fize me koqe!!!

*     *   * 3. Syzet e Minait.  


Qe plakur Minai,plaku i shtëpisë. Xheku i vinte vërdall skleroza. Qemë  të tërë në shtëpi dhe,papritur, Minai bërtiti:- Ku i kam syzat? U lëshuam të tërë që t'ia gjenim dhe nëna,ngaqë ishte e shkurtër, hipi mbi një stol dhe po kontrollonte në buhari,në oxhak. Befas,ktheu kokën dhe sheh se Minai (i shoqi) syzet i kish mbi hundë. Zbriti nga stoli dhe i tha:-Mina, po ti syzet i ke të vëna mbi hundë. - Po  ty të kanë plasur sytë që nuk i sheh,-shpërtheu Minai dhe ia bëri kokën shoshë me qoka të shoqes.


Tiranë,25 shkurt 2020

0 views

Shkrimet e fundit