Ministri Peleshi në Londër për rinovimin e flotës ajrore shqiptare me helikopterë Black Hawk
Ministri Niko Peleshi është parë në Londër, në një kohë që ka shënuar në faceboook: “Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.”
Ky është shënimi i tij në Facebbok, ndërsa burime të sigurta thonë se ai ka ardhur për të takuar dhe biseduar me “Lockheed Martin” të cilët janë duke e asistur Shqiprinë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit te hapësirës ajrore dhe detare.
Vetë Niko Peleshi shkruan „Transformimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Pamjet e shpërndara janë nga gga takimi me Z. Jonathan Hoyle, zv. president i gjigandit “Lockheed Martin”, të cilët janë duke e asistur vendin tonë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit te hapësirës ajrore dhe detare. Ministri shprehet se „Diskutuam për projektet e përbashkëta për pajisjen e FA me sistemin kundërtank “Javelin” si dhe rinovimin e flotës tonë ajrore me helikopterë Black Haëk, të pajisur me sistem të posaçëm për fikjen e zjarreve.“
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar ai pati një takim me z. James A. Hursch, Drejtor i Agjencisë për Bashkëpunim në Siguri dhe Mbrojtje të SHBA (DSCA). Marrëdhënia ushtarake me SHBA vijon përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta për sistemet e mbrojtjes kundërtanke “Javelin”, rinovimit dhe modernizimit të flotës sonë ajrore me helikopterë "Black Haëk", rritjes dhe përmirësimit të sistemeve dhe pajisjeve për mbrojtjen kibernetike, apo mbështetja për transformimin e Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit Ëest Point.
Rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë, e nevojshme për të përmbushur kërkesat e Aleancës së NATO-s. Niveli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe ShBA dhe numri i projekteve te përbashkëta të modernizimit të Forcave të Armatosura të RSH, sot është në nivelet më larta. I bindur se ky takim do të intensifikojë jetësimin e projekteve.
Comments