Mikes për SHËN VALENTIN
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 13, 2021
- 1 min read

Mikes për SHËN VALENTIN !
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Herë më je si re puplore,
Herë më je si fllad maji
Tash, në dimër, flokëdëbore
Që rri fshehur në një pllajë.
Herë më dukesh rrezedielli
Si e plotë në ditëprilli
Unë të shoh, më pushton shendi
Se me ty ikën dhe dimri.
Ikën dimri,vjen pranvera
Rreth e qark veç gjallëri
Pse më duket që tek dera
Po troket ti, tani?
Dhe zëmë dalim të dy tok
DITË E SHENJTË:-SHËN VALENTIN!
O mor çast,bëmu shok!
Të kënaqet shpirti im,
Unë vërtet që jam me thinja
Nuk kam moshë për SHËNVALENTIN
Por sa më shfaqet dhe më fton mikja
Behar bëhet shpirti im.
Tiranë,13 shkurt 2021
Comments