MIJËVJEÇARËT NA KANË SJELLË DERI KËTU
DUHET MIRËNJOHJE, RESPEKT DHE T’U SHËMBËLLEJMË
Pak ndjesi-aromë fshati”
Nëse ndonjëherë ju bie momenti që të ndodheni në fillim të pranverës pranë ndonjë are ku bujku plugon arën, të jeni të sigurtë që do të ndjeni aromën e veçantë të dheut që lërohet. Po kështu do të ndjeni aromën e grurit kur fillon korrja, anagjore do të ndjeni aromën e fiqve kur janë në periudhën e pekjes, të qershive, dardhave, bostanoreve. Mos harroni të kujtoni ndjerjen e aromës të bagëtive në kohën e pjelljes, të qethjes së bagëtive, kujtoni emocionet pozitive që ju keni ndjerë kur qengjat, apo kecat lozin, vrapojnë dhe blegërijnë lëndinave në kohë pranverore.
Mos harroni gurgullimën e rrjedhjes së ujrave të përrenjëve dhe lumenjëve, sillni ndërmend freskinë e erërave buzëmbrëmjeve që vijnë nga kodrat a malet, pranoni kënaqësinë që sjell perëndimi i diellit që ngadalë- ngadalë përpihet nga deti Jon.
Të gjitha këto ndodhi gjenden kudo, por ato bëhen të gjalla, të forta dhe të dëshirueshme, kur i ke jetuar dikur dhe për dekada je larg tyre. Ato nuk janë pranë teje, nuk i shikon, nuk i prek, nuk i ndjen; por ato dhe gjithë hapsira tokësore, ujore dhe ajrore ku ti i ke jetuar dikur jo që nuk harrohen, por në kujtimet e tua ato renditen në vend të parë. Pse? Sepse ti je produkt i tyre. Ke pirë ujin e lumenjëve, je larë, je ushqyer, je pjesë përbërëse e asaj hapësire ku mpleksen gjithë përbërësit e jetës, ato nuk shqiten as pas ndërrimit të jetës. Ajo trashëgohet.
A e dini pse mbeten të pashqitura? Sepse këdo kur pyet nga je me origjinë? Përgjia është e menjëhershme duke i treguar rajonin, vendin e të parëve, pavarësisht se unë, ti apo kushdo, ndodhet larg asaj hapësire, atij rajoni, vendi, shteti apo kontinenti. Kjo është lidhja mes njeriut dhe tokës së prindërve dhe paraardhësve të tij, trashëgimi të lashta të strehuara me vijimësi zemrash, lidhje që nuk zgjidhen as nga kohërat!!.
Pse trajtova disa ndjenja që lidhen me fshatin, sepse këto ndjesi i takojnë mjedisit “bio” që ndodhet në katunde, ndërsa në mjediset e qyteteve, nuk ka ndjesi “bio”. Në qytete ndeshesh me ndjesinë e nënprodukteve të rrjedhura nga “biot” e katundeve, të cilat përfitohen nëpërmjet përpunimeve të ndryshme. Sepse atje ka lindur kjo, e sotmja.
Bujku, apo fermeri gjatë mbjelljeve të pemëve, vreshtave, bostanoreve, etj. përdor me kujdes distancat ndaj njëra-tjetrës dhe në një kohë mbas mbirjeve përdor rrallimin, sqetulloret, sipas rasteve edhe shartesat, etj. që ato të rriten të shëndetshme, kurse në qytete mes njerëzve ka shum rremujë, kaos, nuk mbahet distanca-domosdoshmëri për një shoqëri të shëndetshme.
Shpresohet që COVID-19 të na bëjë të vetëdijshëm.
25/Korrik/2020.- Fahri Dahri
Comments