
Dheu im, i vyer, si floriri,
Vendi im, i mbeturi pa gojë;
Ëngjëjt flak dhe djallin mban tek gjiri
Edhe pret, që plagën ta shërojë
Sipër kryqit, gjysmëhën' e gjaktë,
Mes dy mokrash dridhesh e jep shpirt;
Ç'terr ballkani nderet sipër teje,
Si Sizifi, malin ngjit e zbrit!
Po ty, loti të peshon sa globi,
Në ç'pazar evrope pret mē kot?
Në fole të shqipes kthehet korbi,
Nga shpërgënjtë e dhimbjes, s'luan dot.
Dhëmbët e bajlozëve të kanë shtrirë,
Ty, me dritë e nur prej perëndie;
Gjakun shet dhe pret të bëhesh mirë,
Ndize shpirtin, flakadan lirie!
Tiranë, Nëntor 2020.
Comments